Deputeti i BDI-së dhe ish pjesëtari i UÇK-së, Berat Ajdari, i është përgjigjur deklaratave luftënxitëse të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski. Në një prononcim për gazetën LAJM, Ajdari ka thënë se retorika e tillë e VMRO-së është e dëmshme për vendin dhe qytetarët. Ai ka bërë thirrje që t’i jepet fund këtij fjalori për të shmangur tensionet. “Nikollovski, si edhe shefi i tij Mickoski vetëm në televizor e kanë parë luftën. Nuk na habisin këto deklarata luftënxitëse të Vmro-Dpmne-së. Ata edhe në të kaluarën kanë dëshmuar se janë armiku më i madh i Maqedonisë. Ju kujtohet çfare bënë më 27…
Author: Politiko
Shkruar: nga Bedri Tahiri. Në përkujtim të dy Kolosëve të Drenicës SHABAN POLLUZHA (1873-1945) U lind më 1873 në Polluzhë të Drenicës. Ky ishte i biri i Mustafë Rexhep Kastratit që kishte vetëm një vëlla, Dervishin, i cili vdes në moshë të re dhe nuk la trashëgimtar. Shaban Polluzha rrjedh nga një familje me gjendje ekonomike mesatare. Ai nuk pati mundësi të shkollohet, por, si i ri u inkuadrua në jetën politike, të cilën ia imponuan rrethanat dhe padrejtësitë e regjimeve pushtuese. U konfrontua me bullgarë e austriakë gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe me regjimin e Jugosllavisë borgjeze Gjatë…
Heshtja e Mickoski ndaj deklaratave luftënxitëse të bashkëpartiakut të tij, Aleksandar Nikollovski është aprovim i sërishëm publik i orientimit antishqiptar të VMRO DPME-së dhe demaskim i plotë i qëllimeve të tyre strategjike për acarimin e marrëdhënieve ndëretnike. Mesa duket fotografia e liderit të tij, Mickoski me kallashnikov në duar ka frymëzuar Nikollovskin që të përdorë retorikë të urrejtjes ndaj bashkëqytetarëve të tij shqiptar, fjalor i papranueshëm dhe skandaloz për një politikan të kohës së sotme. Këtë periudhë opinioni ka qenë dëshmitar i një vargu të veprimeve antishqiptare nga VMRO DPMNE, duke filluar nga shpifjet e akuzat pa fakte për udhëheqësit…
Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi priti në takim ambasadoren e Republikës së Kroacisë, znj. Nives Tiganj. Në takim u diskutua për situatën në vend dhe rajon, ndryshimet qeveritare dhe kushtetuese si dhe rrugën e integrimit europian. Marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve janë të shkëlqyera. Maqedonia e Veriut dhe Kroacia kanë raporte të mira në të gjitha fushat dhe Kroacia ka qenë mbështetëse në rrugën drejt NATO-s por edhe drejt Bashkimit Europian, rrugë që vendi duhet ta përshpejtojë duke u bërë bashkë në frontin europian. Grubi tha se në…
E vërteta “DARDANUS”, është e parrezistueshme, por vetëm nën rrënoja. Është arkeologjike dhe antropologjike kjo e vërtetë, përderisa është nën rrënoja dhe historike. Është koha që politika ta aktualizoj “DARDANUSIN”, dhe t’i jep dimenzion dinamik në trajtimin e koherencës dhe konzistencës së trashëgëmisë kulturore shqiptare, së paku në Maqedoni të Veriut. Përderisa të tjerët tentojnë të tjetërsojnë edhe mitet e Aleksandrit të Madh, dhe beteja e të tjerëve në MQV është “pa lidhje”, për lidhje të pronësisë së tokës me etninë, në mënyrë që të uzurpojnë me politikë edhe më shumë, edhe ne Shqiptarët e Maqedonisë, duhet të bëjmë betejën…
Një shkrim interesant ka publikuar portali maktel.mk me titull MILENKO NË LISTËN E PAGAVE TË USHTRISË PRIVATE TË PUTINIT, WAGNER?!?! Portali thekson se në tekstin e fundit të publikuar nga mediat amerikane, shkruhet se ushtria private e Putinit, Wagner Group, ka pasur aksione në Afrikë dhe renditet një listë e shteteve, ku përfshihet edhe Republika e Afrikës Qendrore. Pikërisht atje Milenko ka qenë si vëzhgues i zgjedhjeve para disa vitesh?!?! Më pas, shkruan portali, Milenko e dokumentoi udhëtimin me video të udhëtimit dhe tha hapur se është thirrur nga strukturat ruse që mbrojnë diktatorin në atë vend afrikan?! Më tej…
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti në një intervistë për portalin “Nacionale” të Kosovës, mes tjerash ka folur edhe për të arriturat e shqiptarëve në fund shekullin e kaluar dhe fillim shekullin e ri. I pyetur se a ka besuara sinqerisht ai dhe shokët e tij të idelait se gjatë viteve ’80-të dhe ’90-të shqiptarët në fillim të këtij shekulli do ta kenë një avancim çfarë e kanë tani, përveç Republikës së Shqipërisë, të kenë edhe Republikën e Kosovës, dhe tash me qenë shtetformues në Maqedonië e Veriut, Ahmeti ka deklaruar se se kanë bësuar në idelet…
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe ish-deputeti Hisni Shaqiri, në një prononcim për Indeks.mk ka komentuar deklaratat e eksponentëve të opozitares VMRO-DPMNE, të cilat nxisin dhunë ndër-etnike dhe thërrasin në luftë. Ai thotë se këto deklarata nuk i shërbejnë askujt, dhe se sipas tij me deklarata të tilla nuk ndërtohet bashkëjetesa. “Në Maqedoni në përgjithësi politika e disa qarqeve ende jeton me të kaluarën dhe tenton që gjithçka të arrijë duke sulmuar shqiptarët. Shqiptarët nuk duhet të bien pre e këtyre provokimeve, pasi që ato nuk imponojnë asgjë, por as nuk pranojnë t’u imponohet. Nuk ndërtohet bashkëjetesa me deklarata…
Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, ishte Haxhi Zeka. Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri i të cilit u bë i njohur sidomos kur formoi Lidhjen “Besa-Besë” të Pejës, të mbajtur në vitin 1889. Haxhi Zeka u vra më 21 shkurtit 1902, derisa po shkonte nga ndërtesa qeveritare në Pejë në drejtim të Urës së Gurit, u qëllua për vdekje nga Adem Zajmi, i cili i kishte zënë pritë me disa persona tjerë. Ka pasur disa variante të shkrimeve që flasin për qëllimin…
“Jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Ballkan luftërat janë një gjë e së kaluarës”, kështu e komenton politikologu Bllagojçe Atanasoski deklaratën e deputeit të opozitares VMRO-DPMNE, Aleksandër Nikollovski lansuara nga foltorja e Parlamentit se hyrja e të gjitha partive shqiptare në Qeveri, do të shkatërrojë themelet e funksionimit të shtetit. “Insinuatat për gjoja konflikt të armatosur në Maqedoni nga ky deputet aktual i opozitës janë vetëm një përpjekje tragjike, patetike për të fituar pikë politike te etninë e vogël. Luftërat në Ballkan janë një gjë e së kaluarës, por jo vetëm edhe në rastin e Kosovës dhe Serbisë, edhe…