Lista Serbe ka njoftuar se gjuajta me armë zjarri nga forcat policore në Leposaviq afër lumit Bistrica, ishte pika e fundit pas një serie sulmesh ndaj serbëve që nga vitit i ri. Ata pretendojnë se policia e Kosovës ka plagosur rëndë një person me emrin Miljan Deleviç. Deri më tani, policia ka konfirmuar se ka shtënë në drejtim të një makine që ka refuzuar të ndalet, porse nuk kanë konfirmuar se ka një plagosje. “Sot forcat speciale të Kurtit kontrolluan një automjet në të cilin ndodheshin dy serbë dhe me atë rast u qëlluan me qëllim të vrasjes. Ne kemi…
Author: Politiko
Është mbledhur Këshilli i Sigurimit Kombëtar të Shqipërisë, ku presidenti Bajram Begaj, tha se Shqipëria qëndron në krah të Kosovës për ruajtjen e paprekshmërisë dhe integritetit territorial. “Shqipëria në krah të Kosovës për ruajtjen e paprekshmërisë dhe integritetit territorial të saj”, deklaroi Begaj të hënën. Gjatë kësaj mbledhjeje, ku u analizua edhe gjendja e sigurisë kombëtare dhe prioritetet për vitin 2023, u fol edhe për situatën e sigurisë së Shqipërisë gjatë vitit që lamë pas. Begaj tha se viti se 2022-a ishte i vështirë dhe sfidues për sigurinë kombëtare. Ai përmendi edhe sulmin kibernetik nga hakerët iranianë, për të cilin…
Një qytetar me inicialet BB (emër i njohur për redaksinë”), ka provokuar protestuesit gjatë marshimit kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për ish-politikanin serb, Oliver Ivanoviq. Gjatë protestës, B.B është parë duke iu ofruar anëtarëve të kryesisë së OVL-së së UÇK-së, me fjalët “hajna”. “Shumë prej jush jeni hajna, prej juve ushtarëve, ku keni qenë 60 mijë ushtarë. Hajni është hajn”, dëgjohet duke thënë ai. “Unë jam hajn në Evropë, nuk vjedhi sikur këta”, thotë tutje ai, teksa thotë se “Kurti është patriot”. Pas këtij konfrontimi, ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës.
BDI pret që edhe opozita të përfshihet në negociata me miratimin e ligjeve për reforma dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore, që nënkupton përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. “Nuk mund të themi se kemi zgjedhur rrugën evropiane e të refuzojmë t’i përmbushim detyrat tona siç janë ndryshimet kushtetuese me qëllim të futjes dhe të bashkësive të tjera etnike në aktin më të lartë juridik në vendin tonë edhe komunitetin bullgar. BE kërkon nga ne që të ndërtojmë mirëbesim me fqinjët tanë dhe në këtë kontekst është i rëndësishëm bashkëpunimi ynë me Bullgarinë për çështje me interes të përbashkët.”, – theksoi…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorë sot do të nis takimet me qytetarët e Tetovës, takime këto të cilat do të mbahen gjatë gjithë javës nëpër zona të ndryshme të qytetit dhe rrethinës. Takimi i parë do të mbahet sonte me fillim nga ora 19:00 në Restaurantin “Arra”. Kjo është agjenda e plotë e takimeve me qytetarët e Tetovës.
Shpesh ekzistojnë njerëz qofshin ato edhe liderë partie që imitojnë të tjerë personalitete për t’u dukur si ata ose me peshën e tyre që kanë. E rastësisishme ose jo,sot lideri i Lëvizjes Besa Bilall Kasami me përshëndetjen para nxënësve të shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë ka imituar Presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan me ngritjen e dorës siç rëndom në publik e bën ai. Sot Kasami i ka përshendetur nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë duke u dukur një lider i madh para nxënësve. Në fakt Kasami që drejton komunën e Tetovës erdhi në këtë funksion me…
Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,47% në raport me vendimin e datës 20.1.2023. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 nuk ndryshon. Ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të ЕUROSUPER BS-95 dhe të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,228 den/kg dhe do të jetë 41,042 den/kg. Nga data 24.1.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të…