Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar këngën e re “Ëndërr”, këngë e cila është ripërpunim i këngës të babait të Lindonit, Agron Berisha. Lindon Berisha rikthimin në muzikë e bëri me hitin e pavdekshëm të të ndjerit babait të tij Agron Berisha “Ëndërr”. Kënga është vizualizuar me videoklip nga produksioni “A Film by Ideal” ndërsa cover dizajni është punuar nga “RilindArt”.
Author: Politiko
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska në përgjigje të një pyetjeje deputete. “Kam qenë i zëshëm edhe për Qeverinë. Mendimin tim e kam shprehur kudo. Por vendimi është i Qeverisë si organ kolektiv e jo individual.” Kështu tha sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, nga foltorja e Kuvendit, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të LSDM-së, Jovan Mitreski, për masat për çmimet e produkteve ushqimore. Ministrja paraprakisht ka theksuar se ka pasur situata kur nuk është pajtuar me Qeverinë, por vendimin e merr kolektivi e jo individi. Në anën e…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska ndaj akuzave të LSDM-së për çmimet e produkteve. Deklarata e saj bie ndesh me pretentimet e kësaj qeverie ndaj ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi për rastin e Lotarisë Shtetërore. Ndonëse vendimi për Lotarinë është qeveritar, qeveria aktuale ka vendosur masën e paraburgimit ndaj Grubit dhe ish-drejetorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajramit, duke vepruar vetëm me inate personale, e jo duke u hetuar puna e gjithë ish-qeveritarëve. Grubi e drejtoi seancën, por vendimin e mori e gjithë qeveria me votim. Për këtë arsye edhe eksperët juridik…
Alba e Përputhen, një vajzë shumë e spikatur kohën e fundit në televizion dhe rrjete sociale. Ajo hyri në përputhen për të gjetur dashurinë, dhe sipas burimeve të fundit ajo ka dal e papërputhur, shkruan KlanM. Përgjatë rrugëtimit të saj në Përputhen ajo është quajtur si vajza e fortë, inteligjente, pozitive, por gjithashtu edhe shumë e ftohtë me çunat. Ajo është akuzuar shumë edhe si materialiste për temat që ka prekur te aspektit financiar. Thotë që pa para nuk bëhet gjë në jetë, të tjerët e akuzojnë si materialiste. Tema e materializmit u theksua shumë sidomos kur ajo “nderoi” çunat…
Nuk ka ditë që nga Komuna e Tetovës që është nën udhëheqje të Bilall Kasmit nuk del nga një skandal. Ditë më parë, portali informativ, indeks.mk raportoi se kreu i Lëvizjes Besa i ka ndarë kompanisë “On Media” dy tender brenda një kohe të shkurtër nga data e themelimit. Sipas informacioneve, tenderi i parë ka qenë për shërbime IT kurse të dytin për të cilin kemi siguruar edhe dokumente që kap vlerën e 2 milionë denarëve pa TVSH. Nëse shohim ofertën, del që këto mjete nga arka e komunës së Tetovës do të jepen për fushatën e cila na pret…
Kreu i Komunës së Gostivarit njëherë edhe kandidat për president nga opozita shqiptare jo rrallë herë e ka pranuar se është në koordinim të vazhdueshëm me VMRO-DPMNE-në e Hristian Mickoskit me të cilin si ai po edhe partneri i tij, Bilall Kasami kanë koalicion në nivel lokal. Se Taravari është në të njëjtën vijë me Mickoskin dhe VMRO-në e ka dëshmuar edhe sonte. Ai ka qenë musafir në TV Alfa. Në një titull të vendosur nga udhëheqësit e programit gjersa Taravari po fliste shihet se ai është edhe “kundër” propozimit aktual francez, të cilin njëashtu e kundërshton edhe VMRO-ja. Në…
Një nga klubet më të vjetra spanjolle, Atletico Madrid, është shumë aktiv në rrjetin social “TikTok”. Përmbajtje me pyetje, pjesë nga stërvitjet dhe shumë momente gazmore të futbollistëve postohen me bazë ditore në llogarinë zyrtare të ekipit. Pyetja e radhës për ndjekësit e faqës së ekipit ishte për të gjetur se cili lojtar është në fotografi nga stërvitja e ditës. Çka e bën më të veçantë këtë postim ishte pikërisht melodia e sondazhit, që është këngë e reperit shqiptar Ledri Vula. Bëhet fjalë për këngën “Beautiful”, të cilën Ledri e këndon me Flori Mumajesin. Ndërkaq, lojtari në sondazh është Rodrigo…
Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në press konferencë tha se BDI janë falenderuar ndaj secilit qytetar që ka nënshkruar në mbështetje të kandidaturës së Bujar Osmanit për president të vendit. Ademi shtoi se vetëm ideja e kryetarit të partisë, Ali Ahmeti që presidenti të zgjidhet në kuvend, siguron konsensus shoqëror dhe mbipartiak. “Bashkimi Demokratik për Integrim është mirënjohës për jehonën masive të qytetarëve në mbështetje të kandidaturës së Dr. Bujar Osmani për President të vendit tonë. Dje ishim dëshmitarë të skenave me shumë njerëzve që firmosën në mbështetje të Dr. Bujar Osmanit dhe besojmë se për dy…
Zëdhënnësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi tha sot në press konferencë se ndjen zhgënjim për opozitaren maqedonase, VMRO-DPMNE që refuzojnë idetë për një shoqëri progresivë dhe bashkëkohore, pas qëndrimeve konservatore që i shfaqën ndaj kandidaturës së Bujar Osmanit për president të vendit. Ademi shtoi se VMRO-DPMNE duhet të prononcohet kundër Rusisë dhe kundër mentalitetit pro-Putiniste. “Jemi të zhgënjyer që VMRO-DPMNE-ja e sheh barazinë si kushtëzim dhe nxiton, si gjithmonë, të refuzojë idetë progresive për shkak të robërisë së mendjes konservatore në dominimin e imagjinuar etnik në shtetin e përbashkët. Prandaj, shqiptarët, maqedonasit dhe të gjithë qytetarët e tjerë…
Pas LSDM-së dhe VMRO-së, propozimin për zgjedhjen e presidentit me 2/3 e votave në Kuvend me badenter të propozuar nga Ali Ahmeti e ka kundërshtuar edhe gazetari kontravers dhe prezantuesi Dragan Pavloviҫ, Llatas. Për të, një gjë e tillë është e papranueshme dhe shqiptarët i quan pakicë. “Nuk ka asnjë vend në botë ku një pakicë mund të shantazhojë nëse do të japë apo jo pëlqimin për presidentin”, tha Llatas. Gjatë prononcit Llatas e ka cilësuar këtë si indicje dhe temë të re, e në të njëjtin reagim ai e ka përmendur edhe UҪK-në dhe thotë se e njëjta ka…