Author: Politiko

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në një intervistë në Kannel 5 ka thënë se nuk e di pse ka problem me “grupin e zjarrit” në BDI. Ai thotë se edhe pa u zgjedhur Qeveria kanë shfaqur pakënaqësi. Grubi tha se dëshiron të ketë një pajtim, pasi siç thotë ai kjo është absurde. “Kur më thotë Ahmeti rri në shtëpi, unë do të ulem në shtëpi dhe nuk do të them A dhe B”, tha Grubi. Ai tha se premtimet e bëra i kanë realizuar. Grubi thotë se elementët pro-evropianë në VMRO-DPMNE janë të mirëseardhur. Nga ky veprim i VMRO-DPMNE-së përfiton…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë Grubi ka folur edhe për situatën e sigurisë në vend duke thënë se nuk ka asnjë rrezik pasiqë jemi opjesë e NATO-s. Në Maqedoni nuk ka kurrsesi asnjë rrezik për probleme apo konflikte të reja. Ne jemi pjesë e NATO-s ndaj ka stablitet. Thashethemet të tilla që dolën pas takimit tonë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, janë shpifje që lindin nga një frikë e rrejshme. Mos harroni se Edi Rama është politikani më përkrahës ndaj Maqedonisë së Veriut, Duhet te frikohen nga takimet me parti që janë kundër frymës europiane, sepse nga shqiptarët nuk ju vjen…

Read More

Ndryshimet kushtetuese janë gjëja më e mirë për popullin maqedonas, tha zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi sonte në një intervistë në Kanal 5. Ai beson se kjo i zgjidh të gjitha problemet me fqinjët dhe Maqedonia si shtet ka një vepër. Grubi deklaroi se me Marrëveshjen e Prespës, Greqia u bë mikja jonë, lobon për ne dhe me Marrëveshjen e Ohrit thotë se shqiptarët u bënë qytetarë besnikë sepse shteti u bë besnik ndaj tyre. Ai tha se çështja e kishës është zgjidhur me Serbinë dhe beson se populli maqedonas do të fitojë vetëm me ndryshimet kushtetuese. Siç tha Grubi,…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi sonte në emisionin “Vetëm intervista” në Kanal5 ka deklaruar se rejtingu flet se po implementojmë punën dhe programin e partisë siç është më së miri. Rejtingu nuk flet që ne udhëheqim keq, përkundrazi ne po implementojme çdo premtim nga programi jonë, rritja e pagave, Korridori 8, 10 D apo edhe projekte të tjera. Izet Mexhitin gjithmonë e kam përkrahur në garën e tij kur I është duhur përkrahja ime. Vendimi që unë të jem pjesë ekzekutivit, u miratua dhe nga ata që sot dalin kundër, sepse kur u mblodh kryesia e partisë të gjithë miratuan…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi sonte në emisionin “Vetëm intervista” në Kanal5 ka deklaruar se nuk ka asgjë të përbashkët me biznesin e vëllaut të tij për të cilin e akuzojnë nga VMRO DPMNE. Sipas Grubit, vëllau i tij është në biznesin e turizmit më shumë se 20 vite. Vëllau imë pronën e tij për punën e agjencionit turistik e ka marrë me kredi hipotekare 100 mijë euro. Ai që 20 vite operon me biznesin e tij në fushën e turizmin dhe nuk ka absolutisht as edhe një lidhje të vetme me mua. Po lexoj komente të tmerrshme, me vrer…

Read More

Debat i nxehtë në foltoren e Kuvendit u zhvillua mes zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi dhe deputetëve të VMRO-së pas shkarkimit të ministrave dhe akuzave që VMRO-ja i lëshoi në adresë të Grubit. Ky i fundit tha se VMRO-ja është organizatë kriminale dhe se ata e shpikën korrupsionin dhe se ata vetë e kanë pranuar këtë. Mes tjerash zëvendëskryeministri i parë, Grubi ftoi Prokurorinë që të hetojë çdo pretendim korruptiv nga 2002 deri sot. Një pjesë nga fjalimi i Grubit. Kur ju japin informata, si quhet ai Pashovski, deputeti juaj që aplikon për atë që e quani ju bazhdarenje, edhe…

Read More

Duke folur për fjalimin luftë-nxitës të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollvski njëherë edhe nënkryetarë i VMR0-së, Zëvendëskryeministri Grubi në Kuvend tha se ky deputet është frymëzuar nga fotografia e liderit të tij, Hristian Mickoski i cili sipas Grubit është fotografuar me uniformë të maskuar. Ai shton se Mickoski është fotografuar me kallashnikov të zbrazur ose të lodrës. “Del kryetari juaj, paramendoni me uniformë të maskuar, me ndonjë kallashnikov të zbrazur apo lojë, gra dhe fëmijë pas tij në shoqërim, në betim dhe e nxit Nikollovskin tuaj të thotë se në vitin 2023 do të ketë luftë ndaj shqiptarëve!”, deklaroi Grubi.

Read More

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi bashkë me drejtuesit e institucioneve vendore për ruajtjen e trashëgimisë kulturore ka vizituar sot lokalitetiten ku ditë më parë u gjet epitafi me mbishkrimin Dardanus. Ai në një prononcim për media potencoi se aktivitetet ndërtimore janë ndërprerë dhe se për momentin po vazhdojnë gjurmimet arkeologjike të Qendrës Nacionale për Konzervim në Shkup. Grubi siguroi opinionin se janë ndërmarrë të gjitha masat ligjore për ruajtjen dhe dërgimin e artefakteve të gjetura në Muzeun Arkeologjik të Maqedonisë së Veriut. “Bashkë me drejtuesit e institucioneve kompetente vendore për ruajtjen e trashëgimisë kulturore vizitova sot lokacionin ku ditë më…

Read More

Ministria e Ekonomisë aktualisht po punon për hartimin e masave të reja që synojnë uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë. Masa për kufizimin e marzheve të produkteve bazë ushqimore respektohet plotësisht nga tregtarët, por një numër i madh i kompanive ushqimore që përdorin energji elektrike të subvencionuar nga shteti nuk kanë ulur çmimet, tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në një intervistë për “Magazinën Ekonomike” në Televizionin Alsat.Siç tha ministri, Ministria e Ekonomisë ka pasur disa takime me Odat ekonomike, veçanërisht me kompanitë që janë prodhuesit më të mëdhenj të produkteve ushqimore bazë, nga të cilat ka dalë konkluzioni…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim realizon edhe një premtim të dhënë para qytetarëve për rritjen e pagës mesatare edhe atë në një afat rekord, një vit e gjysmë para premtimit të dhënë. Paga mesatare e paguar në muajin Dhjetor të vitit 2022 kapte vlerën prej 34.364 denarë, që është për 14.8% më shumë krahasuar me pagën e paguar në muajin Dhjetor të vitit 2021. Bashkimi Demokratik për Integrim përmes politikave ekonomike shumë të përgjegjshme edhe në kohë të krizës më të madhe botërore ka arritur që të ruajë standardin e qytetarëve, sepse premtimi i dhënë para qytetarëve realizohet edhe para kohe.

Read More