Author: Politiko

Më 23 shkurt 2023, Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Sesionin e 11-të Special Emergjent të Kuvendit të Përgjithshëm të OKB-së në Nju Jork. Gjatë qëndrimit në Nju Jork, ai do të zhvillojë gjithashtu një sërë takimesh bilaterale me Ministrat e Punëve të Jashtme të: Estonisë, Hungarisë, Holandës, si dhe me Rozmari Di Karlo – Nënsekretare e Kombeve të Bashkuara për Çështjet Socio-Politike. Në fjalimin e tij në Kuvendin e Përgjithshëm të OKB-së, Ministri Osmani do të theksojë agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, me kërkesë për ndalimin e…

Read More

REAGIME NDAJ DEKLARATËS SË NIKOLOVSKIT NGA KUVENDI   “Ju nëse doni mund të bëni eksperimente, por ato eksperimente do të na çojnë në rrënimin e Maqedonisë siç e njohim sot. Eksperimente të një gjenerate para nesh na sollën në konflikt të armatosur në vitin 2001. Kam frikë se eksperimentet që po i bëni tani, mund të na çojnë në një konflikt tjetër; dhe nëse në 2001 u ngritën shqiptarët, tani mund të ngritën maqedonasit. Mos e nënvlerësoni këtë që po ua them” Kjo deklaratë në Kuvend e Nënkryetarit dhe Deputetit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski, gjatë debatit për riformatimin e Qeverisë…

Read More

Nëpërmes një statusi në rrjetet sociale zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar se është përmbushur edhe një premtim zgjedhorë dhe se paga mesatare ka shënuarr rritje rekorde. Paga mesatare mujore e paguar neto për punonjës, në dhjetor të vitit 2022 është 34.364 denarë, ndërsa paga mesatare mesatare mujore bruto ka arritur 51.387 denarë. Mbesim të përkushtuar për të vazhduar trendin progresiv të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve!”, ka shkruar Grubi. https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/749605719862282

Read More

Pas deklaratave luftënxitëse që kanë ardhur tashmë disa ditë radhazi nga partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, nënkryetari i kësaj partie i njohur për fjalorin e tij përçarës dhe diskriminues, Aleksandar Nikolloski si i ftuar në Radio Lider ka deklaruar se VMRO-DPME-së i duhen me patjetër mbi 61 deputetë, për të eleminuar sipas tij totalisht faktorin shqiptar në politikbërje. “VMRO-DPMNE duhet të arrijë më shumë se 61 deputetë për t’u pastruar nga struktura që kanë mbijetuar politikisht dhe të gjithë ata që kanë bërë gabime në vitet e kaluara të përfundojnë aty ku e kanë vendin – në gjykatë” tha Nikolloski. Kjo…

Read More

“Përveç premtimeve, partitë po përhapin teza radikale për të forcuar bazën e votuesve”, vlerëson politikologu Ivo Rangelloviq, duke komentuar deklaratat e eksponentëve të opozitares VMRO-DOMNE, të cilat nxisin ndasi ndër-etnike dhe frikësojnë publikun me “luftë”. “Një retorikë e tillë parazgjedhore është bërë praktikë në vend gjatë disa dekadave të fundit. Përveç premtimeve, partitë po përhapin teza radikale për të forcuar bazën e votuesve. Realisht maqedonasit dhe shqiptarët janë të lodhur nga gjithçka që serviret në diskursin publik, sepse asnjë qeveri nuk arrin t’u kushtojë vëmendje problemeve thelbësore të përditshmërisë së qytetarëve. Besoj se partishmëria është problem shumë më i rrezikshëm…

Read More

Edhe për të dytën ditë radhazi pas deklaratave skandaloze të Aleksandar Nikollovskit në të cilat ai bën thirrje për luftë në mes të Kuvendit, ngjashëm edhe me narrativin e 27 prillit, as Mickoski dhe as VMRO DPMNE nuk u distancuan nga ato kërcënime. Nikollovski inkurajohet nga lideri i tij Mickoski, i cili publikon foto të një betimi me uniformë të maskuar, me kallashnikov të zbrazur në duar dhe i rrethuar nga fëmijë dhe gra, në të cilën ai demonstron kërcënime ndaj shqiptarëve. Mickoski ende nuk është përgjigjur nëse ka të vërtetë në pohimet e kryetarëve të tij të komunave se…

Read More

Një hit i jashtëzakonshëm është publikuar nga këngëtari i njohur Loni Haklaj. Kënga titullohet “Vuj”, por nuk dihet se për kë vuan Loni? Kënga për pak ditë ka grumbulluar mijëra klikime ndërsa është bërë hit i madh që lëshohet e dëgjohet gjithandej. Por ky nuk është suksesi i parë për këngëtarin i cili njihet si një prej vokaleve më të bukura të skenës shqiptare. Ndonëse i ri në moshë, ai deri më tani ka publikuar disa projekte muzikore. https://youtu.be/bb3TlOmPMCs

Read More

Ashtu si bashkë-partiaku i tij Aleksandër Nikollovski edhe ish-deputeti dhe zyrtari i lartë i opozitares VMRO-DPMNE, Ilia Dimovski në rrejtët sociale është shprehur me tone të larta antishqiptare dhe dhunë-nxitëse etnike. “Maqedonasit nuk vendosin për asgjë në Republikën e Maqedonisë…”, kështu e fillon shkrimin e tij në rrjetet sociale Dimovski, duke nxitur kështu maqedonasit në urrejtje ndaj bashkëqytetarëve të tyre shqiptar, si dhe të komuniteteve tjera. “Shumica e maqedonasve në Republikën e Maqedonisë janë të përjashtuar nga vendimmarrja për çështjet kryesore shtetërore, megjithatë, ata janë gjithashtu të përjashtuar në mënyrë specifike nga vendimmarrja për çështjet të cilat prekin ekskluzivisht identitetin…

Read More

Redaktori i portalit “Infomax” tha në emisionin “Biseda të vështira” se opozita po bën gjëra të kota për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga aferat dhe skandalet që po bën. Në deklaratën e tij, Aleksandar Mitovski tha se Mickoski dhe familja e tij po e fshehin të vërtetën për ndërtimin e një shtëpie në lagjen Kozle në Shkup, për të cilën gazetari thotë se Mickoski ka shpenzuar miliona euro. “Si e bën shtëpinë në Kozle?” Babai i tij, motra e tij, nuk e di kush atje në Mickoski. Sa kushton nje shtepi ne Kozle, nen 250 mije euro, nuk ka,…

Read More

Universiteti i Tetovës dhe Komisioni i letrave me vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UT-së, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti dhe Kryetarja e këtij komisioni, Mr. Sc. Nora Aliti. Në përputhje me këtë Memorandum do të bëhet bashkëpunim afatgjatë i partneritetit midis dy palëve, në edukimin profesional dhe joformal për studentët e Fakultetit Ekonomik. Rëndësi do t’i kushtohet procesit mësimor – shkencor, realizimit të mësimit praktik, me qëllim që t’u sigurohet studentëve mundësi të fitojnë dhe zotërojnë shkathtësi praktike, si dhe me përvojë të punës, e cila do ta rrisë konkurrencën…

Read More