Sektori për Krim Kompjuterik nga MPB ka dorëzuar njoftim deri te Prokuroria pas intervistës së jutuberit Stefan Llazarov me ish kryeredaktorin e televizionit “Sitel” Dragan Pavlloviq-Llatas i cili gjatë intervistës ka treguar se kur ka qenë 15-vjeçar ai dhe disa shokë kanë abuzuar me një vajzë e cila ka qenë e rrahur, në ndërkohë që të dy qeshin me rastin e dhunës. “Ka njoftim nga MPB. Lënda është ndarë te prokurori, do të shohim si më tej do të zhvillohet ngjarja”, ka deklaruar prokurori Gavrill Buevski. Pas intervistës skandaloze, ka pasur një ortek reagimesh në rrjetet sociale. Siç reagoi fillimisht…
Author: Politiko
Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë së Veriut informoi se sistemi “Sigurimi im” funksionon për të siguruarit në tërë vendin, me çka për shkak të rregullimeve teknike, do të vendoset në funksion të plotë deri në fund të ditës. “Deri në këtë moment “Termini Im” i ka marrë të gjitha të dhënat deri me datën e sotme (20 shkurt 2023). Të gjitha kontributet e paguara të obligimeve janë të evidentuara në Terminin tim. Kjo do të thotë se të gjithë punonjësit shëndetësor kanë mundësi ta kontrollojnë statusin e sigurimit në “Termini Im”, thonë nga FSSH. Fondi deklaron se po punon…
Organizata kriminale e konfirmuar nga gjykata, VMRO DPMNE e Hristijan Mickoskit u shndërrua në nxitës të një narrativi antishqiptar në shoqërinë tonë dhe po garon me Levicën e Apasievit për sulme raciste. Gordana Jankullovska, Mile Janakievski, Martin Protuger, Biljana Boshkovska, Elizabeta Çingarovska dhe shumë të tjerë, me një pohim publik para gjykatës e pranuan dhe vërtetuan se kjo VMRO DPMNE e Mickoskit është një organizatë kriminale dhe këtë gjykata e vulosi me aktgjykim. VMRO DPMNE e Mickoskit është partia e vetme në vend të cilës gjykata i ka ngrirë të gjitha pasuritë për shkak të konfirmimit se është organizatë kriminale.…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka reaguar ndaj deklaratës skandaloze të gazetarit Dragan Pavloviç – Llatas i cili ka treguar në një intervistë se si ai me disa shokë në moshën 15-vjeçare e kanë përdhunuar një vajzë. Grubi në reagimin e tij në rrjetin social Facebook, thotë se Llatasi po vijon që në çdo paraqitje të shpalos papastërtinë e tij morale, madje me krenari flet mbi aktet e turpshme që ka kryer. Grubi poashtu ndër të tjera ka përmendur dhe frymën antishqiptare që po i njejti gazetar ka shprehur ndër vite në qëndrimet e tij. Reagimi i plotë: E dënoj…
Pas akuzave të shumta nga ana e VMRO-DPMNE-së, ka reaguar kompania ETC Travel e cila sipas njoftimeve është kompani që vepron e kontribuon në buxhetin e vendit, vepron në përputhje me ligjet dhe rregulloret dhe paguan paga për disa punonjës dhe vazhdimisht e ndërton në mënyrë transparente reputacioni e vet. “ETC aktualisht vepron në objekt afarist me qera dhe për këtë arsye, për shkak të qëndrueshmërisë ekonomike, ne kemi vendosur të sigurojmë hapësirë vetanake të biznesit që do të plotësonte nevojat tona dhe do të reduktonte kostot. Rrjedhimisht, me marrëveshje blerjeje dhe kredi të dhënë nga “Halkbank” më 11.11.2022, me…
FSSHRMV: Rikthehet në funksion sistemi “Sigurimi im”, institucionet shëndetësore dhe barnatoret kanë kontroll në sigurimin shëndetësor deri në datën e sotme. Të nderuar, FSSHM ju njofton se sistemi “Sigurimi im” funksionon për të siguruarit në tërë vendin, me çka për shkak të rregullimeve teknike, do të vendoset në funksion të plotë deri në fund të ditës. Deri në këtë moment “Termini Im” i ka marrë të gjitha të dhënat deri me datën e sotme (20 shkurt 2023). Të gjitha kontributet e paguara të obligimeve janë të evidentuara në Terminin tim. Kjo do të thotë se të gjithë punonjësit shëndetësor kanë…
Operacioni policor i koduar “Embargo” ka bllokuar një anije që po bënte kontrabandë të naftës që vinte nga Rusia. Anija po transportonte plot 22.500 tonë naftë. Anija me flamurin liberain kishte dokumentacione të falsifikuara. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo ngarkesë nafte është marrë nga vendet me embargo për naftën, konkretisht nga Rusia. Anija ishte nisur nga Azerbajxhani dhe pretendohet se më pas është ngarkuar me naftë në portin Kallamata, Greqi, nga një anije tjetër, në një sasi prej 22 500 tonë lëndë djegëse naftë./Indeksonline/
Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 104-të me debat për propozimin për shkarkimin e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Admirim Aliti. Debati filloi të premten, pasi të enjten në mbrëmje përfundoi debati për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali. Votimi për shkarkimin e ministrit Sali duhet të caktohet në mënyrë shtesë, ndërsa nuk është mbajtur pasi nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të deputetëve në sallën e Kuvendit. Krahas shkarkimeve të Bekim Sali dhe Admirim Alitit, në rend të ditës së seancës së 104 janë edhe shkarkimi i ministrit pa resor të obliguar për Diasporë, Xhemail Çupi,…
Zgjedhjet janë dita kur matet puna e profili i kandidatit për kryetar, 5 Marsi, për komunën e Tuzit, është ditë kur matet miku im, Nik Gjeloshaj, me kontributin e tij gjatë një mandati. Jo vetëm kaq, vihet në peshore jeta e tij e deritashme si atdhetar e kontribuues për çështjen shqiptare, si zëvendës ministër e si deputet, kudo është paraqitur, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Luginën e Preshevës. Është dita e vendosjes për vazhdimin e rregullit, disiplinës, zhvillimit dhe përparimit të komunës së vetme që përfshin Malësinë, në krye të së cilës, për katër vjet, z. Gjeloshaj e…
Ndryshimi i veprimit dhe mendësisë politike, por edhe qeverisëse nga një sistem i inkriminuar deri në palcë, në vendosjen e një sistemi me standarde europiane, në të cilin respektohen ligjet dhe normat e veprimit demokratik, sigurisht se kërkon njerëz të guximshëm që do të bartin mbi supe këtë barë të madhe politike e shoqëror. Për të ecur ky proces përpara padyshim se kërkon njerëz, një nga shumë kuadrot e Bashkimit Demokratik për Integrim që me të ardhur në pozitë shtetëror gjënë e parë që deklaroi ishte, puna ime bazohet mbi ligje dhe askush nuk mund ta shkelë atë. Ishte pikërisht…