Muajve të fundit diplomatë të shquar, përfaqësues të vendeve mike të Maqedonisë së Veriut të akredituara në Shkup, burrështetas të shumtë i kanë bërë thirrje elitës politike në vend që të angazhohet fuqishëm në rrugëtimin e vendit drejt BE-së, shkruan Indeks.mk Sipas tyre, mënyra e vetme zhbllokimit të kësaj rruge është miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe futja e komunitetit bullgar në Preambulë, si kusht i vetëm dhe pa të cilin vendi nuk mund ta vazhdojë rrugëtimin drejt integrimit evropian. Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela Aggeler, euro-ambasadori David Geer në disa raste kanë deklaruar se ndryshimet kushtetuese dhe futja e…
Author: Politiko
Sot skadon afati për emërimin e përfaqësuesve në grupin punues për ndryshime kushtetuese, VMRO-DPMNE, Alternativa, Levica, Partia Socialiste e Maqedonisë dhe Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit e kanë refuzuar ftesën Përveç partive politike parlamentare, grupi i punës në Ministrinë e Drejtësisë duhet të emërojë edhe përfaqësues nga Presidenca e shtetit, Ministria e Punëve të Jashtme, Sekretariati për Çështje Evropiane dhe ekspertë nga fusha e së drejtës kushtetuese, shkruan Indeks.mk Disa nga partitë politike i janë përgjigjur negativisht ftesës së Ministrisë së Drejtësisë. VMRO-DPMNE, Altenativa, Levica, Partia Socialiste e Maqedonisë dhe Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit kanë njoftuar se nuk do…
Pasi që deputeti Izet Mexhiti dhe “tajfa” për rreth në të ashtuquajturin “fraksion” politik kanë kërkuar që të miratohet ligj për veteranët, invalidët dhe ish-ushtarët e UÇK-së kanë shpërthyer reagimet në rrjetet sociale të ish-ushtarëve, si dhe familjarëve të dëshmorëve. Ata e cilësojnë nisëm e Mexhitit manipuluese dhe me motive të përfitimit politik. Një ndër ata që ka reaguar është edhe ish-ushtari i UÇK-së, Fexhri Asipi Abrashi. Ai kërkon nga Mexhiti që mos luaj me ndjenjat e ushtarëve dhe familjet e dëshmorëve. “O Izet Mexhiti mos luaj me ndjenjat e ushtarëve, luftëtarëve, familjet e dëshmorëve dhe invalidët! Nuk e kam…
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, ekselenca e tij, Fatos Reka, në një intervistë ekskluzive për indeks.mk, midis tjerash ka folur edhe rreth “Frontit për Europë”, ide kjo e promovuar publikisht nga ana e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti. Siç njofton indeks.mk, Reka ka thënë se ideja e kreut të integristëve është ide e qëlluar dhe se qëllimi i saj është që të gjithë forcat politike të orientohen në drejtim të integrimit sa më të shpejtë të RMV-së në Bashkimin Evropian. Në intervistën e cila e plotë do të plasohet ditën e nesërme, ambasadori Reka ka thënë…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Wahl. Ahmeti e ka falenderuar ambasadorin Wahl për mbështetjen e vazhdueshme që OSBE i jep vendit, ndërsa kanë diskutuar për kryesimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me organizatën më të madhe të sigurisë në botë. Kryesimi me OSBE do të kontribuojë drejt një pozicioni të ri ndërkombëtar të vendit, ndërsa në mënyrë indirekte do të krijohen edhe mundësi që të manifestohet kapaciteti institucional që pritet nga Maqedonia e Veriut si vend anëtar i NATO-s dhe vend…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndarë 3 milion euro për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina”, apo siç njihet ndryshe “Rruga për Kosovë”. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, teksa shton se me këtë investim rregullohet një artierie e rëndësishme e trafikut. Njoftimi i plotë: Qeveria tashmë i ka ndarë 3 milion euro, nga gjithsej 6 milion euro vlerë, qytetit të Shkupit për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina”, ose siç njihet gjërësisht “Rruga për Kosovë” (në Vizbeg), deri tek qarkorja e Shkupit. Në bashkëbisedim dhe…
-Ali Ahmeti e quajti “mrekulli” dhe gjithë të tjerët, ditë historike fillimin e ndërtimit të Korridorit 8, me të drejtë, sepse si thotë Artan Grubi, u hap një kapitull i ri zhvillimi, “kryefjala e të cilit është një projekt kolosal, një korridor bashkimi mes popujve dhe një shteg i ri përparimi”, e që në anën tjetër, nga aspekti pushtetar, siç përmend kryeministri Dimitar Kovaçevski ka rëndësi ngaqë “kjo Qeveri ka vite që dëshmon se kujdeset për zbatimin e çështjeve kryesore strategjike për vendin, pavarësisht nëse janë çështje të brendshme apo të jashtme” /Shkruan: Indeks.mk/ Katër prilli patjetër të mbetet ditë…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka takuar deputeten shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj. Duke vlerësur aktivitetin politik të deputetes Lekaj Prljaskaj, Grubi shkruan në Facebook se vetëm koncepti i barazisë shoqërore në një shtet është garancë për zhvillim. Postimi i plotë: Kënaqësi të takoja deputeten shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, znj. Ermina Lekaj Prljaskaj. Shpreha mirënjohje për angazhimin e saj në përfaqësimin e të drejtave të komunitetit shqiptar dhe komuniteteve tjera në shtetin kroat. Koncepti i barazisë shoqërore që implementojnë vendet tona është garanca vetme e zhvillimit.
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka qëndruar sot për vizitë në qytetin e Shkupit, me ç’rast ka takuar edhe përfaqësuesit e politikës në vend. Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi pas takimit më Plenkoviq shkruan në faqen e tij zyratare në Facebook se Maqedonia e Veriut dhe Kroacia si dy vende anëtare të NATO-s ndajnë të njejtat qëndrime për paqe dhe stabilitet, ndaj vlerëson lartë dhe përkahjen që Kroacia jep për rrugën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut. Postimi i plotë: Me nderime të larta shtetërore mirëpritëm sot në vendin tonë delegacionin qeveritar të Republikës së Kroacisë të kryesuar nga Kryeministri kroat, z.…
Korridori 8 sjell një impuls të ri zhvillimor për vendin, sjell përfitime për qytetarët dhe ekonominë, vlerësojnë dy partnerët më të mëdha të koalicionit qeveritar, LSDM dhe BDI, përcjell Indeks.mk “Ndërtimi i Korridorit 8 nënkupton kosto më të ulëta transporti, transport më të shpejtë, lidhje dhe integrim të Maqedonisë së Veriut, si dhe zhvillim ekonomik dhe rajonal të vendit. Ndërtimi i autostradave moderne, në pjesët Tetovë – Gostivar, Gostivar – Bukojçan, Trebenisht – Strugë – Qaf Than, ofron lidhje më të mira dhe më të sigurta për qytetarët, kushte më të mira për ekonominë, një nxitje domethënëse për rritjen e…