Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, e konsideron të padrejtë gjykimin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së për luftën në Kosovë. Në një video mesazh për emisionin Opinion në Tv Klan, grubo thotë se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe për këtë arsye të gjithë shqiptarët janë solidarizuar me ish-luftëtarët e UÇK-së. Artan Grubi: Lufta e UÇK është e dlirë si loti dhe prandaj të gjithë ne edhe nga Shkupi, edhe nga Tirana, edhe nga Prishtina solidarizohemi me vëllezërit tanë të cilët padrëjtësisht po gjenden në Hagë dhe po gjykohen për luftën çlirimtare të popullit të Kosovës.…
Author: Politiko
Dita e djeshme shënon nismën e realizimit të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit tonë që do të kontribuojë në hapjen e vendeve të punës, zhvillimin e kompanive vendore, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës. Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se projektet si Korridori 8 dhe 10-D, autostrada Shkup – Bllacë, autostrada Kërçovë – Bukojçan dhe rruga nga Ura e Boshkut deri në fshatin Izvor, që në tërësi arrijnë vlerë të mbi 2 miliardë euro, paraqesin nxitësin mē të madh dhe më ambicioz në historinë e vendit tonë. Pas realizimit dhe zbatimit të pjesës normative…
Qeveria duke filluar një ofensivë të fuqishme ndërtimore në Korridorin 8, sjell një impuls të ri ekonomik dhe zhvillimor për vendin, përfitime për qytetarët dhe ekonominë, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së. “Ndërtimi i Korridorit 8 nënkupton kosto më të ulëta transporti, transport më të shpejtë, lidhje dhe integrim të Maqedonisë së Veriut, si dhe zhvillim ekonomik dhe rajonal të vendit. Ndërtimi i autostradave moderne, në pjesët Tetovë – Gostivar, Gostivar – Bukojçan, Trebenisht – Strugë – Qaf Than, ofron lidhje më të mira dhe më të sigurta për qytetarët, kushte më të mira për ekonominë, një nxitje domethënëse…
Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet aktin e sotëm të vendosjes së gurthemelit të Korridorit 8, investimit më të madh dhe projektit më të rëndësishëm infrastrukturor në historinë e vendit. Në ditën e themelimit të NATO-s që simbolizon bashkimin e popujve, po fillon të ndërtohet një tjetër korridor bashkimi, një shteg i ri për përparimin e vendit dhe përforcimin e bashkëjetesës mes popujve të rajonit, i domosdoshëm për zhvillimin e përbashkët progresiv. Korridori 8 është e ardhmja bashkëkohore që do të shkurtojë distancat kohore të udhëtimit, do të përshpejtojë dhe modernizojë qarkullimin tregtar të mallrave, do të na afrojë edhe më…
Me rastin e vendosjes së gurthemelit të Korridorit 8, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar punë të mbarë dhe ka përgëzuar të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit për këtë projekt kapital. Ahmeti në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruan se projekti në fjalë është kolosal për nga rëndësia, ndaj si i tillë është investimi më i madh në historinë e vendit. Ndër të tjera, Ahmeti ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe mbështetësit ndërkombëtar për kontributin e dhënë në projektin Korridori 8. Statusi i plotë: Sot hapëm një kapitull të ri zhvillimi, kryefjala…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në rrjetin social Facebook ka shpërndarë disa fotografi nga ngjarja e sotme e vendosjes së gurthemelit për fillimin e punimeve për Korridorin 8. Grubi në postimin e tij krahas fotografive shkruan se tanimë u bë realitet ëndrra e kahmotshme, u tejkaluan pengesat dhe skepticizmi dhe erdhi momenti i shumë pritur i këtij projekti kapital. Grubi ka falënderuar të gjithë mbështetësit e këtij projekti jetik për vendin teksa ka uruar dhe punë të mbarë për kompaninë realizuese. Postimi i plotë: Dita për të cilën ëndërruam dhe punuam më në fund erdhi! Vendosëm sot gurthemelin e projektit…
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI)- Ali Ahmeti në fjalën e tij në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të Korridorit 8-të tha se kjo është një mrekulli. “Të bësh më të mirë jetën e njerëzve, lëvizjen e tyre, të përparosh dhe ndikosh drejpersedrejti në zhvillim e ekonomi e sidmos të lidhish më ura e brigje një Ballkan të tërë është punë e ndritshme që do të shërbej edhe më tepër në lidhje më të forta miqësore, ekonomike e zhvillimore. Kjo është mrekullia, ndaj uroj shëndet e suksese për kompaninë Bechtel Enka duke uruar punë të mbarë dhe sa më…
“Sot vetëm dua të ju falënderoj”, tha Artan Grubi – zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë në fjalën e tij në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të Korridorit 8-të, informon Indeks.mk “Të filloj nga z.Kovaçevski, ish kryeministrin Zaev, gjithë deputetët, kryetarët e komunave për përkrahjen, të gjithë anëtarët e komitetit në qeveri, Ndërmarrjen për Rrugët Shtetërore, Ambasadën e SHBA-ve dhe jam shumë krenar që Bechtel Enka do të ndërtoj këtë projekt madhor. Më së shumti falënderoj një njeri që na dha ëndrrën e tij dhe na mundësoi ta realizojmë, Bac u kry, kryetar u kry!”, tha Grubi.
Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela Price Aggeler në gurthemelin e Korridorit 8 tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm për rajonin por edhe për SHBA-të. Aggeler tha se Korridori 8 është investim në ardhmërinë e vendit dhe rajonit. “Ky është më tepër se sa një investim i thjesht në rrugët e Maqedonisë së Veriut, ky është investim në ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë vendeve të lidhura me Korridorin 8 dhe më gjerë. Kam besim se ndërtimi do të zhvillohet shpejtë dhe me sukses, duke afruar njerëzit e këtij rajoni më afër njëri-tjetrit”, tha mes tjerash…
Në Tetovë u vendos gurthemeli i Korridorit 8. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoja Boçvarski, drejtori i Ndërmarrjes Publike të Rrugëve Shtetërore, Ejup Rustemi, Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela Aggeler, kryetari i departamentit të infrastrukturës Bechtel Shon Kenny, ishin prezent në këtë akt solemn. Ejup Rustemi, drejtor i NP të Rrugëve Shtetërore, në fjalën e tij në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të Korridorit 8 tha se nënkupton forcimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare jo vetëm më fqinjët po edhe me fqinjët…