Granit Xhaka mund të largohet nga Arsenali pas shtatë viteve të kaluara në kryeqytetin anglez. E ardhmja e mesfushorit shqiptar mund të jetë sërish në Bundesliga, ku kishte kaluar katër vite te Borussia Monechegladbach. Sulmuesi francez Moussa Diaby është objektivi kryesor i Arsenalit për repartin ofensivë me anësorin që po shkëlqen te Bayer Leverkusen. Pikërisht Xhaka mund të përfundojë te Bayer Leverkusen pasi klubi gjerman i ka ofruar Arsenalit një shkëmbim të futbollistëve. Vlera e Diabyt në tregun e transferimeve është 100 milionë euro, shumë që Arsenali nuk është gati ta paguaj. Megjithatë drejtuesit e klubit gjerman i kanë propozuar…
Author: Politiko
Sefayou Sow, 27-vjeçari me origjinë nga Guinea që vrau ish të dashurën Daniela Neza, 29 vjeçare me origjinë shqiptare ka thënë se armën e mbante për vetëmbrojtje. Ai tha se javët e fundit kishte marrë shumë kërcënime dhe ishte i frikësuar. 27-vjeçari që ndodhet në burg pas vrasjes së Nezës ka zbuluar se armën e kishte gjetur në një kopsht të vogël pranë detit Savona. Sipas Sow, i cili u përlot disa herë gjatë marrjes në pyetje, dikush e kërcënoi së fundmi. Ai gjithashtu tha se ishte përpjekur të merrte leje për armëmbajtje, por i ishte refuzuar. Për Danielën, vrasësi…
Një deklaratë ‘bombë’ nga Tefta Malaj, e cila u plagos pak ditë më parë nga bashkëshorti i saj, ndërkohë që ai vrau me thikë vajzën e tyre. Në një intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 të moderatores Evis Ahmeti, nga shtrati i spitalit, 39-vjeçarja tha se burri i saj e kishte ngacmuar seksualisht vajzën, episode sipas saj të ndodhura dy vite më parë. Ajo tha se për këtë arsye kishin vendosur kamera në shtëpi para 1 viti. INTERVISTA Anila Ahmataj: Kishit konflikte atë natë? Erdhi, doli vonë. Më pas diskutuam pak. Për çfarë? Ca gjëra që do…
Mesazhet pozitive dhe optimiste, që pritet të dalin nga ky Samit, do të tentojnë të mbajnë të gjallë idenë evropiane në një kohë kur integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE duket ende i largët. Shkruan: Xhelal Neziri Sot është 9 Maji – Dita e Evropës. Kjo ditë shënon fillimin e ndërtimit të Bashkimit Evropian (BE) me miratimin e Deklaratës së Shumanit. Ky dokument u paraqit nga Ministri i Jashtëm Francez Robert Schuman më 9 maj 1950. Ai propozoi krijimin e një Komuniteti Evropian të Qymyrit dhe Çelikut, anëtarët e të cilit do të grumbullonin…
Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi përmes një postimi të fundit i ka reaguar VMRO DPMNE mbi akuzat se tek ne Bechtel dhe Enka punojnë më shtrenjtë në krahasim me projektet në Serbi. Madje, Grubi thotë se atje kjo kompani ndërton më shtrenjtë dhe për këtë gjë VMRO DPMNE po gënjenë. VMRO gënjen, edhe atë gënjen shumë dhe paturpësisht, ose thjeshtë nuk dijnë! Bechtel dhe Enka në Serbi ndërtojnë autostradën: 📝 Pa tender ⚖️ Me Ligj special 📄 Me Kontratë të njejtë sikur edhe ne 💵 Me shtrenjtë se tek ne 🔎 Me Konsulent shumë më të shtrenjtë se te…
Ibrahairartist po vazhdon të bëj art me duart e tij. Parukieri njihet si frizeri i VIP-ave, pasi punon me të tillë tash e sa kohë, duke përfshirë edhe Arta Kabashin. Madje, kësaj të fundit ia ka rritur flokët dhe në foton që Ibrahairartist e hodhi në Instgram, ajo dukej shumë e bukur. Në imazhin e tillë nuk mund të injorohen as të pasmet e Artës, sidoqoftë vëmendja shkon te flokët. View this post on Instagram A post shared by ARTA (@artaakabashi)
Në kuadër të xhiros së 23-të të Ligës së Tretë të Futbollit të Maqedonisë – Veri, Ekipi kumanovar KF Bashkimi mposhti ekipin e BVK Konjare nga Shkupi me rezulatin 1:0. Derbi në mes dy ekipeve rivale u luajt para një numri të madh të shikuesve që kalonte numrin e 3.000 shikuesve. Golashenues i vetëm ishte mesfushori, Ylber Alili, i cili shënoi një super gol nga gjuajta e lirë në minutën e 59, me çka i siguroi 3 pikë vendimtare për KF Bashkimin, duke mundur rivalin kryesorë të ligës. KF Bashkimi thuajse gjithë ndeshjen e zhvilloi me një lojtar më pak,…
Këngëtarja Dafina Zeqiri njihet për eksperimentet që i bënë në pamjen e saj. E, më ndryshe, kësaj radhe këngëtarja ka ardhur përsëri. Artisti i flokëve, Onurhairartist, ai i cili ia rriti Dafinës flokët, 90 cm, me ‘extation’. E tillë, Dafina dukej shumë e bukur, siç e thotë ajo, nga duart e arta të Onurit.
Deputeti Arbër Ademi do të jetë përfaqësues i Bashkimit Demokratik për Integrim në grupin punues të Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimet kushtetuese. Sonte në mesnatë skadon afati që partitë dhe institucionet parlamentare të propozojnë përfaqësuesit e tyre në grupin punues për ndryshimet kushtetuese. Ministria e Drejtësisë do të shpallë nesër përbërjen e grupit të punës për ndryshimet në Kushtetutë. Afati i dhënë nga Ministria e Drejtësisë institucioneve dhe partive politike në shkresën për të emëruar përfaqësuesin e tyre në grupin e punës skadon në mesnatë. Sipas informacioneve të fundit, grupi i punës duhet të ketë nga gjashtë deri në tetë…
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, ekselenca e tij, Fatos Reka, në një intervistë ekskluzive për indeks.mk, përveç “Frontit për Evropë” ka folur edhe për rëndësinë që ka Korridori 8 për Maqedoninë e Veriut po edhe për Shqipërinë. Reka në intervistën e tij e cila do të transmetohet sot ka thënë se ky është një nga projektet më të rëndësishme jo vetëm për Maqedoninë por për të gjithë rajonin. Sepse sipas tij, ky korridor fillon nga brigjet e Iltalisë dhe përfundon në brigjet e Bullgarisë. Përveç asaj, Reka thotë se Korridori 8 ka edhe rëndësi historike sepse…