Një tifoze e klubit nga La Liga, Mallorcas e ka bërë tatuazh emrin e sulmuesit kosovar, Vedat Muriqit. Marga, tifoze e ‘zjarrtë’ e Mallorcas dhe Muriqit, vendosi që emrin e sulmuesit kosovar ta ketë tatauzh në dorën e saj. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka reaguar në rrjetet sociale kur pa tatuazhin e saj. “Nuk mund ta besoj, faleminderit shumë’, ka shkruar Muriqi në reagimin e tij. https://twitter.com/margaapr?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1655589035111268353%7Ctwgr%5Eaea6cbe15a64f24f414f323cc99392bf84bc0aeb%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Findeks.mk%2Ftifozja-cmendet-per-vedat-muriqin-ben-tatuazh-emrin-dhe-nenshkrimin-e-tij%2F
Author: Politiko
Pritet të ketë më shumë gra dhe të moshuar në tregun e punës Gjermanisë pritet t’i mungojnë miliona punëtorë. Ky është paralajmërimi i ekspertëve për tregun e punës deri në vitin 2060. Sipas Institutit për Kërkimin e Tregut të Punës dhe Profesioneve potenciali i fuqisë punëtore do të ulet me 11.7 për qind në këtë periudhë, duke marrë parasysh faktorë të tillë si ndryshimet demografike dhe emigracioni. Sipas studimit, vetëm shkalla e punësimit të grave dhe të moshuarve do të zhvillohet pozitivisht në vitet në vijim. Për gratë gjermane nën moshën 55 vjeç, ekspertët supozojnë se norma do të rritet…
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar se paga minimale për punëtorët e punësuar në sektorin publik do të rritet me 45% duke shkuar në 15,000 lira turke, pak më pak se 700 euro. Sipas mediave lokale, nga kjo do të përfitojnë 700,000 punëtorë. “Bëjmë një rritje 45 për qind të pagave, duke përfshirë edhe pjesën e mirëqenies. Ne po e rrisim pagën më të ulët të punonjësve publikë në 15 mijë lira. Përveç kësaj, ne i shtojmë 10% rrogës së punëtorëve tanë që janë veteranë, viktima të terrorizmit dhe familjarë të dëshmorëve. Nga ana tjetër, ne do të rrisim…
Ka një barcoletë, me tre personazhe, ku më karakteristiku është i tretit. Dhe sigurisht, ku ekziston vetëdija kritike, popujt e ndryshëm mund t’ia japin identitetin atij personazhi. Po e tregojmë një version për lexuesit tanë. Kishin shkuar Anglezi, Gjermani dhe Ballkanasi në Paris, dhe e shikojnë mrekullinë arkitektonike, Kullën e Ajfelit. Që të tretë, aty për aty, nisin e bëjnë llogaritë e tyre. I pari, Anglezi, nis e bën llogarinë se sa mund të ketë kushtuar ndërtimi dikur, e sa tash. I dyti, Gjermani, kishte bërë llogarinë sa tonelata hekur janë dashur për ta ngritur në qiell këtë mrekulli. Që…
Detaje të reja kanë dalë pas vrasjes së tmerrshme të ndodhur në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd, kur Kosta K. (14), siç dyshohet, ka vrarë me armë zjarri tetë nxënës dhe një roje sigurie, ndërsa ka plagosur gjashtë prej tyre. Pas informacionit se në celularin e Kostës janë gjetur detaje që tregojnë se ai e kishte planifikuar këtë krim, është e pamundur të mos pyesim veten nëse ka pasur tregues që mund të tregojnë se kjo do të ndodhte, shkruan Nova. Kosta K. (14), i cili dyshohet se ka kryer një krim të rëndë në shkollën fillore që frekuentonte,…
Një nxënëse nga Shkupi kishte bërë një listë me kërcënime ndaj nxënësve tjerë në një shkollë të Shkupit. Këtë rast rast në polici e ka raportuar një grua 47-vjeçare, ndërsa nga MPB bëjnë të ditur se për rastin në fjalë janë njoftuar të gjitha organet kompetente. “Më datë 08.05.2023, një grua 47 vjeçare ka raportuar në SPB-Shkup se në një shkollë fillore në zonën e Qendrës, një nxënëse e shkollës ka bërë listë me kërcënime për nxënës tjerë. Është njoftuar drejtori i shkollës, Qendra për Çështje Sociale dhe prokurori, po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
Sot fillon zyrtarisht Festivali i 67-të i Eurovisionit, me gjysmëfinalen e parë që zhvillohet drejtpërdrejt nga Liverpooli. Pesëmbëdhjetë shtete do të marrin pjesë në spektaklin e mbrëmjes së sotme, teksa dhjetë prej tyre kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës, ku do të vendoset fituesi i Eurovision 2023. Nikoqir të kësaj mbrëmjeje do të jenë Julia Sanina nga The Hardkiss, Hannah Waddingham dhe Alesha Dixon. Përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit është këngëtarja Albina Kelmendi me familjen e saj me këngën “Duje”, ata pritet të performojnë në gjysmëfinalen e dytë. Ndërkohë, ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora do të…
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadori, Tomas Szunyog, në shënim të Ditës së Evropës së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e kanë përuruar Muralin e Energjisë së Mirë pikturuar në murin anësor të ndërtesës së BE-së. Me këtë rast ai tha se Kosova dhe gjithë rajoni e kanë vendin në BE. Madje shtoi se po e mbështesin Kosovën që t’i përmbush standardet e BE-së sa i përket energjisë së gjelbër. “Jemi shumë të lumtur që se bashku me Qeverinë kemi finalizuar pakon e mbështetjes për energjinë. Por, jemi duke punuar edhe në projekte të tjera që ta…
Gostivar, 9 maj – Pjesëtarët e policisë së Gostivarit, të hënën pasdite kanë arrestuar 51 vjeçarin me iniciale M.B nga një fshat i Gostivarit, i cili është denoncuar nga gruaja me të cilën nuk ka patur kurorë se një kohë të gjatë e ka prekur në trup vajzën e saj të mitur që e ka patur nga martesa e parë. Ai është mbajtur në stacionin policor deri në zbardhjen e rastit.
Nora Gjakova e ka nisue me fitore Kampionatin Botëror që po mbahet në Doha të Katarit. Xhudistja nga Kosova po merr pjesë në kategorinë deri në 57 kilogramë në këtë botërore. Gjakova në raundin e parë ishte e lirë, derisa në raundin e dytë mori fitore. Kampionia olimpike në raundin e dytë të kategorisë deri 57 kilogramë e kaloi xhudisten e Italisë, Thauany Capanni Dias. /Telegrafi/