Në mënyrë solemne sot në ora 12 në Tetovë do të vendoset gurthemeli për ndërtimin e Korridorit 8-të. Në këtë akt solemn përveç liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Ali Ahmeti do të marrë pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Shkup, Angela Aggeler, si dhe përfaqësues të tjerë shtetëror, të korit diplomatik dhe mysafirë nga vendi e rajoni. Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka deklaruar se me fillimin për ndërtimin e Korridorit 8-të, ëndrra disadekadëshe dhe shumëgjeneratëshe po realizohet. “Erdhi dita miq, dita e shumëpritur…
Author: Politiko
Në seancën e sotme qeveria ka marrë vendim për ngrirjen e çmimeve të disa perimeve dhe frutave, ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Siç tha ai, ngrirja e çmimeve do të jetë në fuqi deri në fund të muajit prill. “Dua ta informoj opinionin se nga data 5 prill e deri në fund të muajit domatet e freskëta nuk mund të shiten më shumë se 70 denarë, kastravecët e freskëta 75 denarë. Qepa nuk mund të shitet më shumë se 60 denarë, lulelakra jo më shumë se 70 denarë, speca jeshil jo më shumë se 90 denarë.…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se pamjet nga Haga e kthejnë pas në kohë, duke kujtuar se kështu mblidheshin kudo në Evropë për të protestuar për shkeljet që u bëheshin popullit shqiptar. “Pres që ky proces të përfundoi ashtu siç e presin të gjithë shqiptarët”, ka thënë Ahmeti për gjykimin e sotëm në Hagë. “Koha dëshmoi që ne që demostronim para gjithë këtyre kancalarive, gjithë këto peticione, u vërtetua që shqiptarët po diskriminoheshin ndaj shqiptarëve”, ka thënë Ahmeti. “Ishte ushtruar dhunë sistematike që pas vendosjes së regjimit komunist poolicor që nga viti 1945 dhe u jemi mirënjohës, falënderues…
Ky projekt i rëndësishëm, do të mundësojë lidhjen me komunikacion rrugor modern midis Shkupit me Tiranën, por në mënyrë indirekte, edhe me Prishtinën, kurse rëndësi të jashtëzakonshme ka edhe në planin rajonal e ndërkombëtar, përfundimi i të cilit pritet në vitin 2027 Më 4 prill vendoset gurthemeli i Korridorit 8. Hedhja e betonit të parë do të bëhet në Tetovë, nga ku fillon edhe aksi i parë i kësaj autostrade që të çon deri në Gostivar dhe në total është i gjatë 17.5 kilometra. Në gurthemelin e Kooridorit 8 përveç kreut shtetëror merr pjesë edhe lideri i Bashkimit Demokratik për…
Dita e nesërme, data 4 prill do të jetë historike për shqiptarët e Maqedonisë dhe jo vetëm. Pasi nga nesër do të filloj të realizohet ëndrra e kahmotshme për bashkimin e Maqedonisë,Kosovës dhe Shqiprisë, përmes një projekti madhështor siç është Korridori 8. Nesër do të hidhet gurëthemeli i rrugës kombëtare, rrugës ekonomike, rrugës së ëndrrave të shqiptarëve, projekt ky që do të realizohet nga konzorciumi amerikano-turk, Bechtel -Enka. Ky projekt cilësohet si projekti më i madh që nga historia e pavarësisë së Maqedonisë dhe kap vlerën mbi 1.3 miliardë euro. Tashmë nëpër rrjete sociale ka filluar dhe shpërndarja e një…
2 prilli shënohet si Dita Botërore e Autizmit, me këtë rast Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje për të shtuar kujdesin ndaj personave nga spektri autik. Grubi ndër te tjera shton se këto persona duhet të gëzojnë trajtim të barabartë social, duke inkurajuar dhe punën profesionale që bëjnë qendrat për autizëm. Statusi i plotë: 2 prilli është trokitje e përvjetshme në ndërgjegjen mbarënjerëzore për të qëndruar në përkahje të personave të prekur me spektrin e autizmit, një thirrje përkujtuese për të shtuar përkujdesin ndaj nevojave të tyre. Le të shërbejë dita…
Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e detyrës Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë, z. Otto Graf. Në takim u bisedua mbi integrimin europian, ndryshimet kushtetuese dhe planin e Qeverisë për të arritur synimin këtë vit, me ç’rast Grubi e ka informuar ambasadorin Graf se Qeveria ka draftuar planin zbatues për ndryshimet kushtetuese dhe ka filluar përgaditjet për realizim. Republika Federale e Gjermanisë ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt integrimit europian dhe reformat në vend.…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), nën udhëheqjen e ministrit dr.Jeton Shaqiri, iu ka vënë vulën shumë projekteve në interes të shqiptarëve, e të cilat ndër vite anashkaloheshin, shkruan Indeks.mk Për shqiptarët e Velesit në Maqedoninë e Veriut këtë vit do të ketë risi në arsim, për herë të parë me Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin akademik 2023/2024 në Shkollën e Mesme Ekonomike “Jovçe Tesliçkov”, do të ketë paralele në gjuhë shqipe, dhe në Gjimnazin “KOÇO RACIN” do të hapet edhe një paralele tjetër në gjuhë shqipe. Gjithashtu për herë të parë në…
VMRO – DPMNE po luan lojën e rrezikshme në emër të shtetit për të fituar pushtetin por ajo mund të humbë gjithçka në këtë drejtim, thotë në një prononcim për Indeks.mk, analisti politik Urim Saliu, duke folur për kundërshtimin që po ua bënë VMRO-DPMNE ndryshimeve kushtetuese, dhe me këtë pengesën që po i shkakton rrugëtimit të vendit drejt BE-së. “VMRO-DPMNE duhet të shkëputet nga e kaluara e saj dhe ajo çfarë është më e keqe në këto momente, ajo po bëhet edhe më keq sepse situatat politike kanë ndryshuar dhe tashmë kemi një përplasje orientimesh pro perëndimore dhe pro ruse.…
Kundërshtimi i ndryshimeve kushtetuese, nga koalicioni VMRO-DPMNE – ‘Levica’, i dy partive parlamentare që kundërshtojnë përfshirjen e bullgarëve në Preambulë, si dispozitë e të ashtuquajturit “propozim francez”, i cili në thelb është një konsensus i Bashkimit Evropian (BE), me mbështetjen e politikës së jashtme të lartë amerikane, është kundërshtim i politikës perëndimore në Maqedonisë së Veriut, kështu vlerëson në një prononcim për Indeks.mk, politikologu Blagojçe Atanasoski. “Ky kundërshtim është kundërshtim i politikës perëndimore në Maqedoninë e Veriut dhe ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ja për ‘Levicën’ edhe mund ta kuptojmë disi që këtë që po e bënë është ‘normale’, por…