Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka takuar deputeten shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj. Duke vlerësur aktivitetin politik të deputetes Lekaj Prljaskaj, Grubi shkruan në Facebook se vetëm koncepti i barazisë shoqërore në një shtet është garancë për zhvillim.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të takoja deputeten shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, znj. Ermina Lekaj Prljaskaj.
Shpreha mirënjohje për angazhimin e saj në përfaqësimin e të drejtave të komunitetit shqiptar dhe komuniteteve tjera në shtetin kroat.
Koncepti i barazisë shoqërore që implementojnë vendet tona është garanca vetme e zhvillimit.