Author: Politiko

Një deklaratë e Gabriell Eskobarit për Zërin e Amerikës, mund ta ketë lënë “pa tekst” opozitën në Maqedoni, sepse iu drejtua me një porosi që “e çarmatos” nga çdo argumentim. Sepse opozitës, nëse e lexojmë midis rreshtash, nuk i thotë të heq dorë nga të kritikuarit e qeverisë, por të mos heqë dorë nga rruga evroatlantike e vendit! “Ne nuk kërkojmë nga opozita ta mbështesë kryeministrin. Kërkojmë nga opozita të mbështesë rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut. Kjo është marrëveshja më e mirë që kemi marrë. Kjo është e arsyeshme, mendoj tani për tani dhe duhet të vazhdojmë përpara sa…

Read More

Në kolumnën e fundit në gazetën “Koha”, publicisti Daut Dauti, ku shkruan për disa tema aktuale në vend dhe në rajon, veç tjerash është ndalur edhe në reformën në kodin zgjedhor, veçanërisht në pritjet e shumta të partive të vogla nga një njësi zgjedhore. “Është një dakordim politik midis subjektesh që t’i shqyrtojnë modalitetet për reformën zgjedhore, ndërkaq kjo me fjalë të tjera është që të shihet mundësia për t’ua plotësuar dëshirën e kahmtoshme partive të vogla për një njësi zgjedhore. Është paksa e çuditshme t’i plotësohet dëshira një PavleTrajanovi, i cili këtë e kërkonte gjera ishte në qeveri, dhe…

Read More

Sfidat e kryesimit të OSBE-së nga Maqedonia e Veriut, historia e suksesit të vendit në pozicionin e ri ndërkombëtar, sfidat rajonale dhe roli i Shteteve të Bashkuara në OSBE ishin temat në fokusin e intervistës së Filip Riker, drejtor i programit “Global Europe” pranë Qendrës Wilson, me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe kryesuesin e OSBE-së, Bujar Osmani. Osmani iu referua prioritetit numër një të kryesisë: “Organizata tregoi rezistencë pavarësisht situatës së vështirë në të cilën ndodhet. Një vend pjesëmarrës bllokoi dy misione në Ukrainë. Por ne nuk qëndruam duarkryq, por gjetëm zgjidhje për t’u kthyer në Ukrainë, për të…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se reagimi i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe thirrja e përfaqësuesit special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ndaj VMRO-DPMNE-së dhe Levicës për të përkrahur rrugën europiane të vendit dhe për të votuar ndryshimet kushtetuese është sinjal i qartë paralajmërues që nuk duhet të hasë në vesh të shurdhër. “Nëse deri dje thirrjet dhe kërkesat tona për konstruktivitet janë cilësuar si subjektive dhe janë shpërfillur vazhdimisht nga ana e opozitës, konfirmim për racionalitetin e tyre është mesazhi i drejtpërdrejt i SHBA-ve që t’i jepet fund bllokadës dhe pengmarrjes së të ardhmes europiane të vendit.…

Read More

Pasi u hoq ndalesa që rezultatet të mos raportoheshin disa orë pas mbylljes së vendvotimeve, janë bërë të ditura të dhënat nga numërimi i votave të para të zgjedhjeve të sotme presidenciale në Turqi. Rezultatet fillestare tregojnë se presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është përpara rivalit të tij, kandidatit opozitar Kemal Kılıçdaroglu, raporton Al Jazeera. Rezultatet paraprake jozyrtare tregojnë se Erdogan është përpara me 59.47 për qind të votave krahasuar me rivalin Kilicdaroglu, i cili ka 34.79 për qind, përcjell Gazeta Express. Transmetuesi HaberTurk i dha rezultatet në bazë të 9.1 për qind të votave të numëruara.

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme të Türkiyes, Süleyman Soylu, tha se sot në terren janë mbi 600 mijë pjesëtarë të forcave të sigurisë, të cilët janë të ngarkuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe sigurisë deri në mbylljen e qendrave të votimit, raporton Anadolu. Qendrat e votimit anembanë Türkiyes u hapën mëngjesin e sotëm në orën tetë me orën lokale, duke shënuar fillimin e votimit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Soylu, kandidat për deputet, votoi në zonën Gaziosmanpasa të Istanbulit. Ai uroi që zgjedhjet të ishin të dobishme për Türkiyen. Në një deklaratë për media pas votimit, së bashku me…

Read More

Kryeministri Edi Rama, ka votuar në zgjedhjet që po mbahen në Shqipëri për kryetarët e bashkive. Pas votimit, ai ka bërë një prononcim para gazetarëve, ku ka uruar që situata e krijuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mos ketë ndikuar në dekurajimin e votuesve, njofton Klan Kosova. “Tani është momenti i gjithë qytetarëve që të thonë fjalën e tyre. Uroj që situata e krijuar nga KQZ-ja të mos ketë ndikuar në dekurajimin atyre që kanë shkuar të votojnë qysh në fillim në ato zona ku nuk punuan aparaturat”. “Uroj të gjithë ata që mund të jenë dekurajuar të rikthehen…

Read More

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka votuar në shkollën “Dora d’Istria” në orën 08:30. Pas votimit, ai u bëri thirrje qytetarëve, e sidomos të rinjve, që të dalin në votime dhe të bëjnë ndryshimin. Belind Këlliçi: “Sapo kreva detyrën time si qytetar. Ftoj të gjithë qytetar e Tiranës që të shkojnë sot në qendrat e tyre të votimit. Ftoj të gjithë të rinjtë, ata mijëra qytetarë që në këto 5 muaj kam takuar. Sot është dita e madhe, sot është 14 Maji, është dita kur kemi në dorë fatet e këtij qyteti. Kam…

Read More

SHBA-të i dërguan mesazh të qartë VMRO-DPMNE-së që të mbështesë rrugën evropiane të shtetit, që opozita të tregojë përkushtimin e saj për arritjen e qëllimit strategjik dhjetëvjeçar të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kështu ka filluar reagimi i sotëm i LSDM-së së kryeministrit Kovaçevski. Nga kjo parti akuzojnë sërish opozitaren VMRO-DPMNE për,siç thonë ata, bllokimin e rrugës evropiane të vendit, përcjell Klan Maqedoni. “Mesazhi i SHBA-së në mbështetje të së ardhmes evropiane të vendit vjen në kohën kur procesi i skriningut është duke u zhvilluar me sukses, dhe në Kuvendin e Maqedonisë nevojiten hapa për vazhdimin e negociatave me BE-në deri…

Read More

Përpos problemeve teknike në disa qendra votimi me pajisjen e identifikimit biometrik, këtë të Dielë janë shënuar dy incidente në qarkun e Durrësit. Gazetarja Enkeleda Arapi ka raportuar nga qendra e votimit në Spitallë, atje ku dhe procesi i votimit u ndërpre për 30 minuta. Arapi thotë se ka pasur përplasje mes një grupi të mbështetësve të opozitës me ata të Partisë Socialiste. “Pak minuta më parë u ndërpre procesi i votimit për shkak të disa personave që qëndronin jashtë, bëhet fjalë për mbështetës të PD-së dhe PS-së, opozita thotë se mbështetës të PS-së kanë intimiduar votuesit. Kryetari ka marrë…

Read More