Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Osmani për “Global Europe”: Diplomacia është edhe punë me njerëz në terren, jo vetëm negociata në tavolinë
    MAQEDONI

    Osmani për “Global Europe”: Diplomacia është edhe punë me njerëz në terren, jo vetëm negociata në tavolinë

    14/05/2023
    Facebook Twitter Email

    Sfidat e kryesimit të OSBE-së nga Maqedonia e Veriut, historia e suksesit të vendit në pozicionin e ri ndërkombëtar, sfidat rajonale dhe roli i Shteteve të Bashkuara në OSBE ishin temat në fokusin e intervistës së Filip Riker, drejtor i programit “Global Europe” pranë Qendrës Wilson, me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe kryesuesin e OSBE-së, Bujar Osmani.

    Osmani iu referua prioritetit numër një të kryesisë: “Organizata tregoi rezistencë pavarësisht situatës së vështirë në të cilën ndodhet. Një vend pjesëmarrës bllokoi dy misione në Ukrainë. Por ne nuk qëndruam duarkryq, por gjetëm zgjidhje për t’u kthyer në Ukrainë, për të ndihmuar ukrainasit, popullin ukrainas dhe institucionet e ukrainasve”.

    Ajo që ne kemi dashur të bëjmë gjatë kryesimit tonë, thotë Osmani në intervistë, është se si ta afrojmë OSBE-në me njerëzit e zakonshëm.

    “Diplomacia nuk është vetëm diplomatë që ulen në tavolinë dhe diskutojnë politikat publike, por është edhe punë e përditshme me njerëzit në terren”, tha kryesuesi i OSBE-së.

    Pyetjes së Riker, për rëndësinë e rolit të Shteteve të Bashkuara në Organizatë, Osmani u përgjigj:

    “Kjo ka qenë një nga çështjet që kemi diskutuar në Uashington, por edhe një muaj më parë kur kam prezantuar prioritetet e Maqedonisë së Veriut para Komitetit të Helsinkit. U ktheva në Shkup edhe më i sigurt për të ardhmen e organizatës, i sigurt se Shtetet e Bashkuara janë atje dhe do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në OSBE. Pra, kjo sjell besim për të gjithë ne, në kontinent dhe në organizatë. Ne punojmë shumë ngushtë në Vjenë, si dhe në Shkup e Uashington, me një qëllim të përbashkët se si mund ta çojmë përpara agjendën e OSBE-së”.

    Ndër të tjera, Osmani foli për progresin e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar historinë e suksesit të demokracisë funksionale multietnike, kulturën e dialogut, marrëdhëniet e mira fqinjësore. Ministri ka bërë me dije se çdo sukses i vendit tonë ka vulën e Uashingtonit, Brukselit, OSBE-së dhe organizatave tjera.

    Previous ArticleBDI: Amerika me porosi të fuqishme ndaj VMRO-DPMNE-së, votoni ndryshimet kushtetuese
    Next Article Kolumnisti i Kohës, Dauti, për reformën e kodit zgjedhor: Pritje të mëdha të partive të vogla!

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.