Author: Politiko

– Dukuritë për të cilat flet VMRO-ja nuk kanë lindur sot, ndërkaq është fakti tjetër se pikërisht ky pushtet dhe pikërisht Bashkimi Demokratik për Integrim, ka qe sa vite që po flet për procesin e vetingut në gjyqësi, diç që ka mbetur pa përkrahje nga VMRO-DPMNE -ja? A thua ende ëndërron Sfarovski gjyqësinë e saj të dikurshme? Gjyqësia në Maqedoni nën sundimin e BDI-së dhe LSDM-së, e ka prekur fundin… Kështu vlerëson VMRO-DPMNE, duke marrë si shkas ngjarjet e fundit në Këshillin Gjyqësor dhe besueshmërinë e ulët të qytetarëve ndaj gjyqësisë, që është një sëmundje “kronike” te ne prej kohësh.…

Read More

Lokja 83 vjeçare nga Veleshta e Strugës, Fikrije Nasufi ka zgjedhur ditën e djeshme ( e premte) për të bë një vepër me të cilën e mahniti popullatën e asaj ane, por edhe më gjerë. Ajo ka nënshkruar te avokati se tërë pasurinë e saj ia dhuron vakëfit të Strugës, shkruan Lideri.mk. Avokati Besnik Asani nga Struga, thotë se bëhet fjalë për pasuri të madhe, duke shtuar se vlera e saj në treg konsiderohet mbi 50 mijë euro. “Punë që e bëj me kënaqësi. Sot gjyshja Fikrije Nasufi dhuroi pronën e saj vakëfit. Prona ka vlerë të madhe. Te gjyshja…

Read More

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, gjatë muajit mars të vitit 2023 janë dhënë 415 leje ndërtimi, që është për 11.3% më shumë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 5,589,059 mijë denarë, që është për 21.9 % më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak. Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim, 220 (53.0%) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 108 (26.0%) janë për objektet e ndërtimit të ulët dhe 87 (21.0%) për objektet…

Read More

Një 46-vjeçare nga Elbasani është vënë në prangat e policisë për mashtrim. 46-vjeçarja akuzohet se ka mashtruar një të ri nga Maqedonia e Veriut nëpërmjet rrjeteve sociale duke i marrë rreth 10 mijë euro. Shtetasja ishte prezantuar me të dhëna të rreme shëndetësore dhe personale të saj. Njoftimi i policisë: Mashtroi nëpërmjet rrjeteve sociale, një shtetas nga RMV dhe përfitoi rreth 10 000 euro, arrestohet në flagrancë 46-vjeçarja. Strukturat hetimore të DVP Elbasan, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi nga Maqedonia e Veriut, për një rast mashtrimi, kanë iniciuar në Prokurorinë e Elbasanit, një hetim…

Read More

Dy ish të dashurit që dikur ishin edhe në një label kanë filluar të mbajnë koncerte së bashku Këtu bëhet fjalë për Tunën dhe Cozman, të cilët janë parë në një koncert që është mbajtur në Tiranë. Bashkëpunimi i kësaj dyshe erdhi pas një kohe kur ata ishin ndarë. Tuna gjatë kësaj kohe është bërë nënë e dy djemve me Patris Berishën, derisa ky bashkëpunim i saj me Cozman vjen pas lajmeve së çifti janë ndarë. Së është kështu flet fakti që në Instagramin e Patrisit nuk ka ndonjë foto me Tunën po me dy djemtë e tij, e njëjta…

Read More

Gjatë këtij edicioni të Big Brother Vip, Olta Gixhari padyshim ka qenë një nga personazhet më të përfolur dhe gjithçka që ajo thotë apo bën edhe pas përfundimit të rrugëtimit të saj tërheq shumë vëmendje. Vetëm pak më parë, teksa ka zgjedhur t’i përgjigjet disa pyetje nga ndjekësit e saj në një seri Instastory-sh, aktorja na ka treguar haptazi raportin me çiftin Kiara-Luiz. Fillimisht, e pyetur nga një ndjekës se përse u soll ashpër me Kiarën dhe e quajti ‘zonjë e kulluar’ nga video promo që është publikuar nga ‘Post Big Brother’, ajo është përgjigjur: “Unë iu drejtova me të…

Read More

Artan Grubi – zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, edhe një here dëshmoi se është politikan jotipik, i cili në paraqitjet e tij publike shpesh del pa veshje protokollare, informon Indeks.mk Ai në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të autostradës Prilep – Manastir të Korridorit 10D, u paraqit i veshur në stil sportiv, ndryshe nga që jemi parë t’i shohim politikanët me “katllëke” e kollare, dhe si njeriu më përgjegjës i dy korridoreve, kësaj radhe ia kishte përshtatur veshjen simbolikës së punës së nisur mbarë, me xhinse e atlete dhe kur doli në foltore,…

Read More

“Do t’i vijë fundi pengmarrjes dhe bllokadës opozitare. Ashtu siç nuk e bllokuan këtë projekt, askush nuk mund ta ndalojë as integrimin e vendit tonë në BE. Hipni të gjithë në trenin që çon drejt Brukselit sepse nuk ka kush ta ndalë”. Kështu tha midis tjerash në fjalën e tij, Artan Grubi – zëvendës kryeministër i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të autostradës Prilep – Manastir të Korridorit 10D, informon Indeks.mk “Kënaqësi që jemi sot së bashku, që ju shoh në këtë rast kaq madhështor në këtë moment madhështor.…

Read More

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalën e tij në vendosjen e gurthemelit të Korridorit 10 D – në Prilep tha se jam i lumtur që ky projekt përkrahet nga BE dhe SHBA, dhe këtë e kuptova nga vizita ime në SHBA, informon Indeks.mk “Kam kënaqësi që sot vendosim gurthemelin e Korridorit 10D. Një projekt që sjell të mira ekonomike, lëvizje më të lirë dhe të mira të tjera për të gjithë qytetarët. Jam i lumtur që ky projekt përkrahet nga BE dhe SHBA, dhe këtë e kuptova nga vizita ime në SHBA. I lumtur që Bechtel dhe Enka merret me këtë…

Read More

Justin Siberel, president i Bechtel dhe Enka-s për Evropë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme në fjalën e tij në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të Korridorit 10 D tha se me padurim presim të fillojmë, të punojmë me përkushtim dhe të shohim rezultatin final të këtij projekti të madh infrastrukturor, informon Indeks.mk “Kënaqësi që sot jam këtu, në këtë aktivitet përgatitor për këtë projekt të rëndësishëm infrastrukturor. Projekt që lehtëson qarkullimin e transportit dhe mallrave, rritje ekonomike, punësime të reja. Bechtel dhe Enka ka kryer punë të suksesshme në Kroaci, Kosovë, Shqipëri etj… Më padurim presim të fillojmë, të punojmë…

Read More