Një person është arrestuar dje në Vushtrri nën dyshimin se e ka therur me thikë një person, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. “Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia. Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”./21Media
Author: Politiko
Katër persona janë arrestuar, pasi të njëjtit sot janë përfshirë në një incident ku ka pasur të shtëna me armë zjarri, por pa të lënduar, në Lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Ngjarjen e ka konfirmuar për Telegrafi, Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 18:30, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti. Sipas…
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre. Ato shpeshherë nuk kanë guxim t’i denoncojnë këto raste në Polici për shkak se përballen me kanosje serioze. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Fushë Kosovë, ku një burrë dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se gruaja ka kërkuar ndihmë nga Policia, si pasojë…
Volodymyr Zelensky i Ukrainës në një vizitë të papritur në Mbretërinë e Bashkuar për të takuar Rishi Sunak, ndërsa ai u bën presion liderëve evropianë për më shumë ndihmë ushtarake Në një postim në Twitter, ai konfirmoi se do të takonte “mikun” e tij kryeministrin Rishi Sunak për të zhvilluar “negociatat thelbësore”.Mbretëria e Bashkuar konfirmoi të enjten se do të furnizonte Ukrainën me raketa me rreze të gjatë për të luftuar pushtimin rus. Zelensky ka takuar liderët perëndimorë ditët e fundit duke kërkuar të forcojë mbështetjen për Ukrainën.
Sot mbahet takimi koordinues i radhës në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, ministrave dhe zëvendësministrave nga kabineti qeveritar dhe kryetarëve të Komunave. “Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal, mbahet takimi i përbashkët me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci dhe Zëvendës Ministrin e Punëve të Brendshme Bardhyl Dobra me ç’rast do të diskutohen temat me interes për nivelin lokal të cilat janë prezantuar nga…
Sot në Bruksel do të mbahet takimi i radhës në nivel të kryenegocviatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, fillimisht do t’i takojë ndaras kryenegociatorin e Kosovës për dialogun, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq. Takimet do të fillojnë në mëngjes dhe kohëzgjatja e tyre do të varet nga ecuria e diskutimeve. Ky është takimi i parë i kryenegociatorëve pas takimit në nivel të lartë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili është mbajtur më 2 maj në Bruksel. Në atë takim palët…
Mjalti mund të konsumohet në çdo kohë të ditës, megjithatë, nga nutricionistët dhe dietologët rekomandohet gjithmonë që të hani mjaltë në një sasi të përshtatshme dhe gjithashtu në periudha të caktuara të ditës për të përfituar përfitimet më të mira shëndetësore të mjaltit. Ne ju këshillojmë që të përfshini mjaltin në rutinën tuaj të përditshme gjatë këtyre periudhave: Përfitimet e mjaltit në mëngjes Një gotë e ngrohtë me ujë e ëmbëlsuar me mjaltë mund të bëjë mrekulli për shëndetin dhe mirëqenien tuaj të përgjithshme. Trupi ynë kërkon energji që mund të mbajë gjatë gjithë ditës. Mëngjesi është koha më e…
Aurela Gaçe ka reaguar së fundmi lidhur me performancën dhe renditjen e Shqipërisë në Eurovision. Përmes rrjetit të saj social në Facebook, Aurela u shpreh krenare për përkushtimin dhe emocionin që dhanë Albina dhe Familja Kelmendi në skenë. “Mbrëmë, isha duke performuar e nuk arrita të të shoh në skenë. Afër mëngjesit, dikush më dergoi këtë në mesazh, foto mga faqja e Eurovizionit dhe shikueshmëria tregon shumë. Unë jam krenare për përkushtimin tënd të madh, emocionin që dhatë në skenë, ti ,familja Kelmendi e autorët. Shumë gjëra si kemi në dorë por paraqitjen dinjitoze po, edhe atë e bëtë më…
Vijon procesi i numërimit edhe në Pustec, ku nga 8 kuti në total, deri më tani janë numëruar 5. Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Pali Kolefski ka marrë deri më tani 870 vota, ose 62.54 %. Sakaq, kandidati i PD, Pandi Jani, me 521 vota ose 37.46 %.
Ish-kryeministri Sali Berisha çka hedhur dyshime tek aparaturat e votimit dhe numërimit elektronik për bashkitë e Elbasanit, Kamzës dhe Vorës ku forca e tij humbi. Berisha tha se do të kërkohet auditim i aparaturave pas dyshimeve për manipulim të votave. “Për këto rezultate ka disa kundërshtime shumë të forta. Janë mediat që kanë paraqitur dëshmi për transformim të votës në këtë proces. Unë kërkoj nga KQZ që të bëjë auditim të aparaturave. Së dyti kodi zgjedhor ka parashikimet e veta të sakta kur dyshohet në devijimin e rezultatit nga aparaturat. PD do të ushtrojë të gjitha të drejtat e saj…