E teksa në Elbasan, Vorë dhe Kamëz procesi i votimit dhe numërimit mbaroi shumë shpejt për shkak të teknologjisë, nuk mund të thuhet kështu në 58 bashkitë e tjera të vendit. Puna ka nisur dhe po bëhet gati gjithçka për të nisur procesi i numërimit. Por nuk mungojnë as situatat e ndryshme. Ndërsa gazetari i Klan News, Enkel Xhangoli, po raportonte nga Shkodra, kamera nuk ka filmuar vetëm kutitë e votimit, por edhe një zotëri i cili është penguar dhe rrëzuar në mes të pallatit të sportit. Ai më pas është ndihmuar nga një i ri që të ngrihej për…
Author: Politiko
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një fotografi nga selia e Partisë Socialiste, në të cilën shfaqet ekipi i punës, që siç shprehet ai, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale, sa i takon rezultateve të zgjedhjeve për kryetarë bashkish në të gjithë vendin. Në postim, Rama nuk le pa ironizuar kundërshtarët politikë. “LIVE Selia e PS – Superskuadra që organizon sondazhet, studion shifrat, analizon trendet e pjesëmarrjes, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale dhe projekton rezultatet me përafërsi mbresëlënëse në bazë algoritmesh shkencore. Ndërsa të tjerët paralajmërojnë fitoret duke parë filxhanin e dëshirave të…
Gazetari nga Tetova, Rami Mislimi në profilin e tij në facebook ka ironizuar me opozitën shqiptare në RMV, të cilët “më të mobilizuar se vet Erdogani ishin” për të përkrahur presidentin aktual turk, Rexhep Taip Erdogan. “Zgjedhjet në Turqi dhe baksuzllëku i gjunahtarëve Lutjet e Bilall Kasamit, Afrim Gashit dhe Fatmir Limanit e çuan në raund të dytë presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdoganin. Fatmir Limani në mes Stambollit tha se luftrat bëhen për fe e jo për komb. Gashi preu shiritin me Erdoganin e Bilalli e çoi gjithë Lëvizjen BESA dhe komunën në përkrahje për Erdoganin. Pash një Zot,…
Një grup studiuesish në Universitetin e Miçiganit ka zhvilluar një sistem sensori të aftë për të bërë çdo touch çdo sipërfaqe: SAWSense, ky është emri i sistemit, përdor valë akustike sipërfaqësore për të njohur hyrje të ndryshme si prekjet ose gërvishtjet dhe për t’i dërguar ato në një kompjuter. “Kjo teknologji do të na lejojë ta trajtojmë trupin tonë si një sipërfaqe ndërvepruese”, shpjegon Yasha Iravantchi, koordinatore e hulumtimit të publikuar në Bibliotekën Dixhitale ACM. Sistemi është ndërtuar rreth një teknologjie të quajtur Voice Pickup Units (VPU), e cila kap vetëm valët akustike që udhëtojnë nëpër sipërfaqen e një objekti.…
Rita Ora dhe Taika Waititi kanë konfirmuar se në fillim të këtij viti kanë kurorëzuar dashurinë me martesë. Tani, Rita po ndan detaje nga kjo ditë e veçantë, transmeton Indeksonline. 32 vjeçarja tha se martesa ndodhi shpejtë. “Sinqerisht, nuk kishte ndonjë përgatitje. Ishte më shumë si, “ Unë dua të martohem me ty. Eja ta bëjmë martesën”, tha Rita për Glamour UK. “Në martesën tonë kishte të ftuar ekskluziv. Fëmijët e Taika (ka dy vajza nga martesa e mëparshme) ishin atje dhe unë doja që ato të ishin pjesë e kësaj ceremonie. Prezente ishte edhe motra ime dhe kjo gjë…
Dy oficerë të lartë ushtarakë rusë janë vrarë në Ukrainën lindore, tha Ministria e Mbrojtjes e Moskës të dielën, teksa Kievi u zotua se kundërofensiva e shumëpritur e tij do të çlirojë zonat e pushtuara të Ukrainës. Zyrtarët rusë pohuan në një deklaratë të lëshuar të dielën se ata po zmbrapsnin sulmet ukrainase rreth qytetit të kontestuar Bakhmut. Por ata pranuan se drejtuesit e lartë të ushtrisë kishin qenë mes viktimave në radhët e tyre. “Komandanti i brigadës së 4-të të pushkëve të motorizuar, koloneli Vyacheslav Makarov, e drejtoi personalisht betejën nga fronti”, tha ministria. “Gjatë zmbrapsjes së një sulmi…
Sektori për Punë të Brendshme-Shkup gjatë ditës së djeshme në Shkup ka regjistruar 183 shkelje të rregullave të trafikut, prej të cilave 66 ishin për tejkalim të shpejtësisë, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 gjoba për makina të paregjistruara. Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 6 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 25 gjoba të tjera për ngasje të makinës në gjendje të dehur dhe një për kalim në të kuqe në semaforë.
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria dy persona, B.F. 18 vjeç dhe B.H. 23 vjeç që të dy nga Tetova. Gjatë kontrollit ndaj B.H. i është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor, gjithashtu është gjetur dhe konfiskuar një sasi e marijuhanës. Personat e lartpërmendur janë ndaluar në stacionin policorë, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritët padi adekuate.
Pas dy vrasjeve masive të kryera në Serbi në ditët e fundit, afërsisht 13.500 armë të ndryshme, mina dhe mjete shpërthyese u janë dorëzuar autoriteteve, raporton Anadolu. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se deri në mëngjesin e sotëm janë grumbulluar rreth 13.500 armë të ndryshme, duke thënë se është krenar për aksionin e grumbullimit të armëve, sepse është i rëndësishëm për sigurinë e qytetarëve. Pas vizitës në ekspozitën e armëve të paregjistruara, municionit dhe minave dhe mjeteve shpërthyese në Duvanishte, jo larg Smederevës, Vuçiq deklaroi se ishin mbledhur rreth 13.500 armë të ndryshme dhe rreth 2.000 mina dhe mjete…
Shqipëria është renditur në vendin e 22-të me gjithsej 76 vota në Eurovision 2023. Albina dhe familja Kelmendi, të cilët u prezantuan me këngën “Duje”, u pritën mjaft mirë nga publiku, por jo edhe të kënaqur me rezultatin. Një reagim pas kësaj e ka bërë edhe bashkëshorti i saj, biznesmeni i njohur, Valon Vataj. Ai në një postim në InstaStory thekson se politika edhe këtë herë ka triumfuar kundër trojeve shqiptare. “Politika triumfoi si zakonisht kundër trojeve shqiptare. Eurovision nga aspekti profesional e njerëzor nuk ka më vlera. Familja ime është fituese e ruajtjes së vlerave muzikore e kombëtare”, u…