Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»RAJON»ZGJEDHJET NË SHQIPËRI / Incident në Spitallë, ndërpritet votimi 30 minuta! Përplasje edhe në Fushë-Krujë
    RAJON

    ZGJEDHJET NË SHQIPËRI / Incident në Spitallë, ndërpritet votimi 30 minuta! Përplasje edhe në Fushë-Krujë

    14/05/2023
    Facebook Twitter Email

    Përpos problemeve teknike në disa qendra votimi me pajisjen e identifikimit biometrik, këtë të Dielë janë shënuar dy incidente në qarkun e Durrësit.

    Gazetarja Enkeleda Arapi ka raportuar nga qendra e votimit në Spitallë, atje ku dhe procesi i votimit u ndërpre për 30 minuta. Arapi thotë se ka pasur përplasje mes një grupi të mbështetësve të opozitës me ata të Partisë Socialiste.

    “Pak minuta më parë u ndërpre procesi i votimit për shkak të disa personave që qëndronin jashtë, bëhet fjalë për mbështetës të PD-së dhe PS-së, opozita thotë se mbështetës të PS-së kanë intimiduar votuesit. Kryetari ka marrë vulën dhe ka ndërprerë procesin për 30 minuta.”

    Një tjetër incident është shënuar dhe në Fushë-Krujë, për të cilin policia ka dalë me njoftim zyrtar. Një votues është përplasur fizikisht me një nga anëtarët e komisionit brenda qendrës së votimit.

    “Një incident tjetër është raportuar dhe në Fushë-Krujë, komisioni i qendrës së votimit ka kërkuar ndihmën e efektivëve pasi një votues ëstë konfliktuar me një anëtar të komisionit. Në debat e sipër ai e ka qëlluar me grusht. Tanimë situata është normale, ndërkohë që aty qëndron policia për të shmangur situata të ngjashme”, deklaroi gazetarja.

    Ndërkohë policia përmes një njoftimi zyrtar bën me dije: Rreth orës 10:10, Komisioni i Qendrës së Votimit 1302-1, KZAZ Nr. 20, Fushë Krujë, me vendimin numër 1, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, pasi në këtë qendër votimi një shtetas (votues) ishte konfliktuar me një anëtar të Komisionit.Shërbimet e Policisë, menjëherë pasi kanë marrë njoftim, kanë shkuar në Qendrën e Votimit 1302-1, ku ka rezultuar se shtetasi E. K., i cili kishte shkuar për të votuar në këtë Qendër, kishte debatuar me një anëtar të Komisionit të Qendrës së Votimit, shtetasin I. H., dhe më pas e kishte goditur atë me grusht, për radhën e votimit.Shtetasi E. K. është shpallur në kërkim dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

    Pavarësisht incidenteve, në të gjithë qarkun votimi vijon normalisht. Por sipas Arapit, deri në këto momente pjesëmarrja është e ulët.

    “Thuhet se kanë marrë pjesë vetëm 6% e gjithë votuesve të qarkut të Durrësit”, theksoi ajo./tvklan

    Previous ArticleRritje e nivelit të liqeneve natyrore
    Next Article LSDM: Amerika i dërgoi mesazh të qartë VMRO-së

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.