Bashkimi Demokratik për Integrim në mënyrë “ekspres” i është përgjigjur kërkesës së kreut të VMRO-së, Hristian Mickoski për daljen e BDI-së nga Qeveria. Sipas tyre, angazhimi programor i Bashkimit Demokratik për Integrim është botërisht i njohur pro integrimit europian të vendit dhe shtojnë se për realizimin e këtij misioni pa alternativë tjetër, janë të gatshëm të lëshojnë Qeverinë vetëm e vetëm që Mickoski dhe opozita të votojnë ndryshimet kushtetuese dhe të njëjtat të hyjnë në fuqi para formimit të asaj Qeverie. “BDI është e gatshme të mbështesë një Qeveri pa BDI-në deri në zgjedhje, nëse opozita i përkrah ndryshimet kushtetuese,…
Author: Politiko
Ricky Martin vjen për herë të parë në Tiranë! Lajmi është konfirmuar nga vetë këngëtari latin me një postim në rrjetet sociale. Ngjarja e madhe do të jetë më 20 Korrik në sheshin “Skënderbej”.Postimi i këngëtarit është shpërndarë edhe nga kryeministri Rama. “Livin’ la vida loca. Come on”, shkruan Rama si një ftesë që askush mos ta humbasë këtë ditë.
Presidentja Vjosa Osmani është shprehur pro zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore të vendit. Në një intervistë për Reuters, Osmani ka thënë se Kosova mund t’i shpallë zgjedhjet e reja, nëse 20 për qind e votuesve nënshkruajnë një peticion me këtë kërkesë. Sipas Osmanit, peticioni është “mënyra më demokratike” për shpallje të zgjedhjeve. “Në këtë mënyrë, mendoj që garantojmë pjesëmarrjen e serbëve, sepse kërkesa do të duhej të vinte prej tyre, prej qytetarëve”. Por, para shpalljes së zgjedhjeve, Osmani ka thënë Kosovës i nevojitet garanci nga ndërkombëtarët se Beogradi s’do të ndërhyjë. Ajo e ka përshkruar presidentin serb, Aleksandar…
Presidentja Osmani sot do ta presë në takim shkrimtarin Ismail Kadare, të cilin do ta dekorojë më urdhrin “Hasan Prishtina”. Takimi nis në orën 14:15. “Në orën 14:15, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim shkrimtarin Ismail Kadare, të cilin do ta dekorojë me urdhrin “Hasan Prishtina”. Mediat i interesuara për ta përcjellë takimin, duhet të jenë në Presidencë më së voni në orën 14:00”, thuhet në njoftim.
Ambasadorja zvicerane në Maqedoninë e Veriut, Veronika Ulman sot bëri apel deri tek të rinjtë dhe prindërit e tyre që të ndjekin trajnimet dhe sistemin dual të arsimit, në mënyrë që nxënësit t’i përshtaten tregut të punës dhe të formohen profesionalisht. Ulman tha se ky sistem funksionon në Zvicër dhe se nëse aplikohet edhe këtu, të rinjtë mund të sigurojnë vende të mira pune. “Partneriteti mes sektorit privat, shtetit dhe shkollave janë çelësi për të përgatitur rininë që të ketë punë të mirë dhe për të pasur një karrierë të mirë profesionale. Mesazhi i dytë është për të rinjtë dhe…
Në Kuvend sot u realizua takimi i në mes kryeministrit, Dimitar Kovaçevski dhe liderit të opozitës maqedonase VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, shkruan Telegrafi Maqedoni. Në takim Kovaçevski dhe Mickoski ka dhënë disa propozime për tejkalimin e situatës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, të cila janë kusht për vazhdimin e negociatave me BE-në. Kovaçevski propozon që të shkohet në votim të ndryshimet kushtetuese në formë unanime për të vërtetuar orientimin pro-evropian Të votohen ndryshimet kushtetuese dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit propozon që të futen në rend dite në Kuvend ndryshimet kushtetuese dhe kur të…
Barcelona po bën atë që mundet për të rikthyer Lionel Messin në klub, por pesimizmi është rritur në mediat vendase se një marrëveshje do të ndodhë. Shumë e kanë vënë çështjen drejtpërdrejt mbi supet e Messit për sa i përket kujt do t’i bashkohet, por thuhet se kampi i tij u sugjeroi ekipeve të tjera që ta lehtësonin ardhjen e tij në Kataluni. Në Cadena SER, foli Manu Carreno për përpjekjet që Messi dhe babai i tij Jorge po bëjnë për t’u bashkuar me Barcelonën, duke siguruar që sulmuesi do të luante falas për Barcelonën. Megjithatë, kjo nuk do të…
Bashkimi Demokratik për Integrim duket se është makthi më i madh i momentit për liderin e opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Pas takimit që realizoi sot në Kuvend me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, Mickoski në konferencë për shtyp përveç ndryshimeve kushtetuese, ka përmenduar dhe BDI-në, me ç’rast tha se ka kërkuar nga LSDM që BDI të mos jetë pjesë e strukturës qeveritare për ndryshimet kushtetuese. “44 deputetët e VMRO-DPMNE-së janë të vendosur për të mbështetur qëndrimet e partisë për të mos mbështetur këto ndryshime kushtetutese. Kovaçevski kishte propozime për të votuar ndryshimet kushtetuese, e pastaj të shkohet në zgjedhje, kurse unë i…
Vendi ynë, populli ynë po përballet me një shans historik për të vazhduar rrugën evropiane, me synimin për anëtarësim të plotë në BE më së voni deri në vitin 2030. Tani duhet ta shfrytëzojmë atë mundësi, të shfrytëzojmë mbështetjen e fortë dhe konkrete nga aleatët tanë në BE dhe nga partneri ynë strategjik SHBA, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së. “Nuk kemi kohë për të humbur dhe për të pritur, e rëndësishme është që opozita të kuptojë përgjegjësinë e saj për arritjen e objektivit strategjik të anëtarësimit në BE. Është koha që Mickoski dhe të gjithë të tjerët në…
Një nga rrugët e State Island në New York, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është inauguruar me emrin e themeluesit të shtetit shqiptar, “Ismail Qemali”. Këtë e bëri të ditur përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, kryetari i bordit të shkollave shqipe në New York, Qemal Zylo. Ai ka thënë se duhet ta mbajnë amanetin e të parëve në zemrat e tyre, pasi siç shkruar Zylo flamuri, atdheu dhe gjuha shqipe janë ruajtur nga gjaku i derdhur i martirëve.