Trajneri i Man. City-t, Pep Guardiola, këtë të martë kujtoi humbjen (0-1) në finalen e Champions League kundër Chelsea, në “Estádio do Dragão”, për të theksuar magjinë e ditëve para finales së kompeticionit. Të shtunën, në Stamboll (Turqi), kampionët e Premier League-s do të luajnë kundër Interit. “Jemi kthyer atje ku ishim dy vjet më parë. E rëndësishme është të jesh atje pas disa vitesh. Kjo është ajo që e bën një klub një klub të madh. Këtu mësova se emocioni i tepërt nuk është për ne. Do të shkojmë në Stamboll për të bërë realitet një ëndërr dhe do…
Author: Politiko
Kjo është dekada e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, pra të disa vendeve, përfshirë Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Europian. Kjo do të thotë plus, minus fleksibilitet në varësi të dinamikës së brendshme, rajonale dhe gjeopolitike, tha ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. Duke komentuar deklaratën e djeshme të liderit të BDI-së Ali Ahmeti se Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e BE-së për tre deri në katër vjet, Osmani në Top Tema në televizionin Telma tha se vendet kandidate do t’i kenë të gjitha privilegjet e anëtarësimit në BE para anëtarësimit dhe qasja e re dhe rruga e…
Ajo ka bërë që të gjithë të kthejnë kokën nga ajo me paraqitjet e saj atraktive nga seanca stërvitore në palestër në Sydney. Dhe Rita Ora me krenari tregoi këmbët e saj të tonifikuar e veshur me një palë geta ngjyrë shalqiri përpara se të shkonte në një klasë të ushtrimeve “Pilates” të hënën. Këngëtarja 32-vjeçare nuk e fshiu dot buzëqeshjen nga fytyra teksa po shkonte drejt veturës me një filxhan kafe në dorë, shkruan DailyMail. Ajo u ngroh me një bluzë të thurur me grupe ngjyrë krem dhe të zezë dhe një pallto të zezë. Këngëtarja shqiptaro-britanike kishte veshur…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në intervistë për Telma, i është referuar konceptit që ka promovuar në Bruksel “Më shumë integrim para anëtarësimit”. Me këtë koncept, të cilin e paralajmëroi edhe Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula fon der Lajen, vendet e Ballkanit Perëndimor që do të nisin negociatat do të kenë një sërë përfitimesh, qasje në fonde dhe pjesë të madhe të privilegjeve, të cilat i sjell integrimi i plotë, që në kohën e negociatave. “Shtetet kandidate do t’i kishin të gjitha privilegjet para anëtarësimit formal dhe jo para anëtarësimit aktual në BE. Në Bratisllavë në GlobSec, unë…
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri e ka konsideruar të pamundur rrëzimin e qeverisë së Albin Kurti nga opozita, për shkak të një mocioni të nisur nga AAK-ja për mosdakordim me ndërkombëtarët për trazirat në veri. Një mundësi për rrëzimin e Kurtit, Bahitiri po e sheh bashkëpunimin e opozitës me Listën Serbe, e që për këtë ai thotë se nëse bie qeveria, Kurti do të ngirtet edhe më i fuqishëm se më parë. ‘’Kryeministri nuk do të rrëzohet, po edhe nëse rrëzohet do të del shumë më i fuqishëm sesa që o sot. Sepse këto partitë politike, le të bëhen…
Sot në Kosovë do të qëndrojë për vizitë nënkryetari i Federatës së Mësuesve të shtetit amerikan Illionis, Dan Montgomery. Stacioni i tij i parë do të jetë qyteti i Ferizajt ku nga ora 10:00 do të nisë një takim me kryetarin e kësaj komune, Agim Aliun. Më vonë ai me ftesën e SBAShK-ut do të takohet me anëtarët e Komisionit për Arsim. Montgomerynë në takim më pas do ta presë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Ndërkaq, ai do ta mbajë edhe një konferencë për media në ora 15:00, pas takimit final që do ta ketë me anëtarët e Këshillit…
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova është e hapur ndaj mundësisë për organizimin e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të vendit. Gërvalla ka folur pas takimin me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Jan Lipavsky të martën në Pragë, raporton agjencia Reuters. Zgjedhje të reja në veri është një nga kërkesat që kanë ndërkombëtarët për t’i ulur tensionet në veri të Kosovës. Kërkesa tjetër është largimi i Njësiteve Speciale të Policisë së Kosovës nga objektet e komunave, e po ashtu është bërë kërkesë që kryetarët e sapozgjedhur ta ushtrojnë detyrën nga objekte alternative.…
Sonte në stadiumin “Fortuna Arena” në Pragë do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Konferencës mes skuadrës italiane Fiorentina dhe asaj angleze West Ham United, që është gara e tretë për nga rëndësia që organizohet nga UEFA. Të dyja ekipet janë munduar që të përgatiten maklsimalisht për këtë ndeshje mjaftë të rëndësishme . Ekipi i Fiorentinës ka dy dyshime të mëdha për finalen e Ligës së Konferencës, derisa West Ham Unitedi shpreson në formën e mirë të Michail Antonio dhe ish-futbollistit të Milanit, Lucas Paqueta. Vincenzo Italiano vazhdimisht e ka ndryshuar skuadrën gjatë sezonit, prandaj është vështirë të…
Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, një ditë më parë ka thënë se presin që më së largu sot (e mërkurë) që të këtë një marrëveshje për qetësim të situatës në veri. Ai gjatë takimit me gazetarët përmendi tri edhe tri kushtet që i kanë paraqitur kryeministrit Kurti, e që janë: qetësimi i situatës në veri, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog me Serbinë. Këshilltari i Kurtit me postime kundër Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari “Duhet të ndodhin hapa tani, dhe ne duhet të shohim se kemi pajtim…
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), reshjet më të fokusuara do të jenë në relievin malor. Po ashtu, IHMK-ja ka paraparë edhe shkarkime rrufesh në shumë zona dhe nuk ka përjashtuar mundësinë që në zona të izoluara të bie breshër. Reshjet me sasi më të mëdha priten në perëndim dhe veriperëndim të Dukagjinit. Temperaturat minimale pritet të sillen mes 11 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 23 dhe 26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e…