Author: Politiko

Kim Kardashian ka prezantuar një version të ri të fustanit të njohur të markës së saj ‘SKIMS’. Koleksioni i ri ka të përfshirë një fustan të zi me mëngë të gjata në vend të rripave në stilin ‘spageti’, shkruan DailyMail. Themeluesja e markës “KKW Beauty” publikoi një video të shkurtër të linjave të saj trupore, të cilat i kishte theksuar në fustanin elegant.“Doja t’ju tregoja këto ‘SKIMS’ të reja. Ashtu si fustanet e vërtetë sepse të gjithë i veshin. Kaq e lezetshme. Unë do ta konsumoja plotësisht. Sa e lezetshme”, tha ajo në Instagram Story. Dekolteja e thellë e fustanit…

Read More

Në Festivalin Hay në Uells, Dua Lipa u ngjit në skenë dhe përveç muzikës, Ajo foli dhe për fëmijërinë e saj, përvojat e rritjes në Angli dhe Kosovë dhe se si e motivuan atë të ndjekë ëndrrën e saj dhe të bëhet një yll i popit. “Që kur isha shumë e vogël, ëndërroja të bëhesha një yll i popit, por kurrë nuk kam besuar se ishte diçka që mund të ndodhte në të vërtetë”, tha ajo, duke iu referuar kohës kur lëvizte mes Kosovës dhe Londrës. “Unë kam qenë “fëmija i vogël” gjithë jetën time. Që herët kuptova natyrën e…

Read More

Pasdite do të ketë zhvillim të izoluar të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 22 deri në 29 gradë Celsius. Në Shkup pasdite në disa pjesë të fushëgropës do të mbajë mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar. Siç informoi DPHM, nesër dhe gjatë ditëve të ardhshme në më shumë vende në orët e pasdites do të mbajë mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima. Në nivel lokal proceset…

Read More

Shkup, 7 qershor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, e priti në vizitë ambasadorin e sapoemëruar Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Kshishtof Gzhelçik. Në takim u bë fjalë për marrëdhëniet bilaterale, për situatën në vend, në rajon dhe më gjerë, për ndarjen e vlerave dhe qëndrimeve të njëjta për çështje të caktuara, si edhe për mundësitë për zhvillimin e mëtejmë dhe për dinamizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy parlamenteve. “Kryetari Xhaferi theksoi se agresioni i Federatës Ruse mbi Ukrainën paraqet sfidë të papritur për Poloninë si fqinji i parë, duke…

Read More

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një 46 vjeçari nga Shkupi, i cili dyshohet se e ka rrahur partneren e tij jashtëmartesore, gjegjësisht e ka goditur me shuplakë në fytyrë dhe kokë dhe me shqelma në zonën e gjymtyrëve, kofshëve dhe gjoksit, transmeton Portalb.mk. Si pasojë e goditjeve, gruaja ka pësuar lëndime të rënda fizike, mavijosje, ndrydhje dhe një frakturë multifragmentare të kockave të hundës. Shkupjani akuzohet për vepër penale – lëndim i rëndë trupor nga neni 131 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Aktakuzë është ngritur edhe ndaj një 34-vjeçari,…

Read More

MPB njofton se dje ndaluar dy persona të cilët dyshohen se kanë tentuar të vjedhin një veturë në Shkup. “Më datë 06.06.2023 rreth orës 23:45 në bulevardin “KAÇKM” në Shkup, zyrtarë policorë nga DPB Aerodrom dhe Draçevë kanë ndaluar E.K.(31) dhe N.K.(24), të dy nga Shkupi. Ata dyshohen se në të njëjtin bulevard, duke përdorur forcë dhe mjete, kanë hapur automjetin tip “Volkswagen Caddy” me targa të Shkupit dhe i kanë marrë mjete. Si dhe kanë tentuar ta marrin edhe veturën”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Read More

Moderatorja, Arbana Osmani, ka bërë një ndryshim në pamjen e saj, shkruan “Kosova Sot Online”. Osmani ka bërë një “ndërhyrje” në fytyrën e saj. Ajo ka publikuar një fotografi në instastory, ku tregohet se ka rregulluar vetullat.(Kosova Sot Online)

Read More

Këto ditë u botua libri “Ujëvarat poetike”, ku në gjuhën maqedonase janë prezantuar 22 poetë shqiptarë nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. Libri “Ujëvarat poetike”, i cili është redaktuar, përkthyer nga shqip në maqedonisht dhe hartuar nga poeti dhe përkthyesi, Adem Abdullahu, është pjesë e bibliotekës “Urat” të botuesit “Ylberi Plus”. Vetë emri i bibliotekës “Urat” tregon thelbin e poezisë – ajo është urë lidhëse mes popujve, thotë në pasthënien e librit poetja Gordana Karakashevska. “Ky botim është shumë i rëndësishëm për njohjen e autorëve që jetojnë dhe veprojnë në këtë trevë. Kjo duhet të na kënaqë veçanërisht sepse bëhet fjalë…

Read More

“Nuk mund të kushtëzojë Hristijan Mickoski se kush mund të jetë, e kush jo pjesë e pushtetit. BDI ka legjitimitet të fituar në zgjedhje të lira dhe demokratike, nuk mund ai të përjashtojë një subjekt kaq relevant dhe serioz politik”. Kështu e komenton gazetari dhe opinionisti Aco Kabaranov deklaratën e liderit të opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski se është i gatshëm të hyjë në Qeveri me LSDM-në, por pa BDI-në. “Me këtë deklaratë Mickoski vetëm se provokon. Ai është i vetëdijshëm se LSDM nuk do të pranonte një Qeveri të tillë, pa partinë më të madhe të shqiptarëve, andaj edhe provokon…”,…

Read More

Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është një patriot fals, i cili me fuqinë e NATO-s tenton ta kërcënojë një shtet tjetër. Haradinaj, tha se Kurti mburrej me ngritjen e flamurit të Kosovës në komunat veriore, ndërkaq një ditë më pas protestuesit serbë vendosën flamuj serbë e simbole nacionaliste në autoblindat e Policisë së Kosovës. “Kisha pasur dëshirë që zotëri Kurti ta kuptojë fillimisht seriozitetin e temës dhe të mos të merret me simbolika që kush është kryetari i parë i një komune që udhëheq me 0.3 për qind sepse e dimë mirë çka nënkupton…

Read More