Shkup, 8 qershor – I dërguari i posaçëm i presidentit të Azerbajxhanit, Eçin Amerbajev sot do të vizitojë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Siç informojnë nga Pres shërbimi i Kuvendit, Amerbajev do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me Arta Bilalli-Zendeli, kryetare e delegacionit parlamentar në Asamblenë parlamentare të Organizatës së Traktatit Veriatlantik (NATO).
Author: Politiko
Ambasadori i BE-së, David Geer, në emisioni “Click Plus” në TV21 tha se dera e Maqedonisë për në Bashkimin Evropian është e hapur, por nëse bëhen ndryshimet kushtetuese. “Ndryshimet kushtetuese janë një problem i madh. Është çështje sovraniteti për shtetin. Por unë mendoj se disa elementë do të jenë veçanërisht të rëndësishëm dhe do të duhet të merren parasysh pasi propozimi të publikohet dhe të bëhet i disponueshëm për publikun. Nëse më lejoni, do të filloj me ndryshimet kushtetuese, të cilat ju i përmendët tashmë. Mendoj se mbi të gjitha, koha dhe konteksti janë kyçe këtu. Vitin e kaluar në…
Ndonjëherë, trupat tonë mund të jenë frustues. Energjia fizike është diçka që u mungon shumë njerëzve. Me kohën, problemet familjare apo ato profesionale mund të na i tjerrin të gjitha rezervat e energjisë që i kemi. Fatmirësisht, pavarësisht se çfarë është duke ju bërë të ndiheni të lodhur së fundmi, ka shumë gjëra që mund t’i bëni për ta përmirësuar situatën. Më poshtë i keni disa shprehi të thjeshta që mund t’i përvetësoni për t’u mbushur me energji. Pini mjaftueshëm ujë Konsumimi i sasive të rekomanduara ditore të ujit është diçka që vërtet jua rritë energjinë. Por, të bëhemi të…
Emily Ratajkowski mbetet absolutisht një prej modeleve më të suksesshme dhe të famshme në botë. 31-vjeçarja amerikane ka mbi 30 milionë fansa vetëm në “Instagram”, duke qenë një prej femrave më të ndjekura. Si gjithnjë Emily mahnit me fizikun e saj perfekt, teksa shfaqet më seksi se kurrë. Modelja njihet edhe për lidhjen e saj me botën e sportit, teksa e kemi parë shpeshherë në arenën e NBA-së, apo të pozojë edhe me fanellat e skuadrave italiane, të Juventusit, Romës dhe Napolit.
Këngëtarja e njohur, Semi Jaupaj, në një paraqitje televizive ka folur në lidhje me angazhimet e saj të fundit. Ajo ka treguar së kënga e saj e fundit është pritur mjaftë mirë nga dëgjuesit. Ndërkohë Semi nuk ka mundu t’i shmanget edhe pyetjeve të moderatorëve në lidhje me ardhjet e saj të shpeshta në Kosovë.
Djersa është mekanizmi natyror i ftohjes së trupit dhe zakonisht aktivizohet në mot të nxehtë ose gjatë ushtrimeve fizike. Por, djersitja gjatë gjumit mund të jetë e pakëndshme dhe alarmante. A është normale të djersitesh ndërsa fle? Më poshtë do të analizojmë shkaqet e këtij fenomeni. Askujt nuk i pëlqen të zgjohet në një pellg djerse në mes të natës. Për të zbuluar shkakun e mundshëm të djersitjes gjatë natës, është e rëndësishme të merren parasysh të gjitha variablat që ndikojnë në të. Gjëja e parë dhe më e dukshme për t’u marrë parasysh është temperatura dhe komoditeti i përgjithshëm…
Me një video të publikuar së fundmi në TikTok, Ariana Grande shkaktoi shqetësim të madh te fansat e saj. Në veçanti ndjekësit e saj online shprehën shqetësimin e tyre pasi këngëtarja duket se ka rënë shumë në peshë. Klipi është një aksion promovues për bashkëpunimin e Grandes me kompaninë kozmetike “REM Beauty”. Në videon, e cila është filmuar në shtëpinë e saj, ajo kishte veshur një bluzë rozë dhe në një tjetër kishte veshur një kapuç të bardhë. Flokët i kishte bisht, duke i lënë qafën dhe tiparet e fytyrës të zbuluara dhe të dukshme. Interneti ishte i mbushur me…
Këngëtarja e njohur, me origjinë është shqiptare, Dua Lipa ka dhënë një intervistë për BBC, ku ndër tjera ka folur për emrin e saj i cili vjen nga gjuha shqipe. Ajo në këtë intervistë u shpreh se gjatë fëmijërisë së saj ka dashur që emri i saj të ishte Hannah, sepse sipas saj ky emër ishte më “normal” dhe më “anglez”. “Njerëzit më pyesnin për origjinën e emrit tim. Jam shumë krenare për të, por kur isha e re, doja që emri im të ishte Hannah, më “normal” dhe më “anglez””. Ajo tha se kur ishte e vogël, është ndjerë…
Ana Kabashi arrin të jetë pjesë e faqeve rozë sa herë që shpërnda imazhe tërheqëse në rrjetet sociale. Krahas karrierës muzikore, këngëtarja është e njohur për figurën e admiruar trupore. Më shumë se 200 mijë fansa e ndjekin profilin e saj në Instagram dhe i presin me padurim postimet e reja. Gjatë të martës, autorja e hitit “Je e vetmja dashuri” i ka publikuar disa fotografi me bikini nga pushimet që nuk e lënë askënd indiferent.
Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka marrë një lajm të shkëlqyeshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është e lumtur sepse i është aprovuar viza amerikane. E buzëqeshur, ajo ka falendëruar kompaninë që i bëri aplikimin duke treguar entuziazëm të madh për vizitën që do bëjë. “Nuk mund ta besoj që mu aprovua viza! Gjejeni se kush do shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vizituar motrat e veta” ka shkruar Trixa.