Adelina Tahiri është një ndër këngëtaret më të njohura dhe më të dashura për publikun tonë. Ajo kohëve të fundit është përfolur se është ndarë nga bashkëshorti i saj, përcjell ORAinfo. E një temë që është përfolur është edhe se me kë po qëndron djali, nëse ata janë ndarë. Në Instagramin e saj, Adelina ka kohë që nuk ka postuar fotografi të djalit, gjë që ngrit dyshimet se ai po qëndron më shumë tek babai i tij. Mirëpo, dyshja nuk e kanë konfirmuar as mohuar një gjë të tillë akoma./ORAinfo/
Author: Politiko
Të hënën mbrëma, në Qendrën Kulturore për të Rinj(MKC) në Shkup, u dha premiera e shfaqjes “Koka e gjarpërit” nga autori Sabri Dauti, në realizim të grupit teatror amator “Bekim Fehmiu”. Adaptimin skenik të tekstit dhe regjinë i ka bërë aktori Mejdi Alidemi, ndërsa në rolet kryesore u paraqitën Xhavid Qerimi LLovca, Adisa Ibraimi, Vaile Nebi, Blerta Demiri, Xhelal Z Fera, Bajram Ramadani, Tahir Seferi dhe Elma Kadrii, kurse për efektet muzikore u angazhua Xhemail Xhem Buçi. “Koka e gjarprit” bazohet në një këngë folklorike, e gërshetuar me legjendën e gjarprit të shtëpisë, dhe dramën familjare të kryeprotagonistit, i cili…
A janë të gatshëm dy liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për kompromis lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe të ardhmen europiane të vendit? Amendamentet kushtetuese dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë opsionet për gjetjen e një kompromisi të mundshëm, shkruan Indeks.mk Nëse dhe në çfarë mase dy liderët janë gati të bëjnë kompromis, nëse do të bëjnë lëvizje apo do të qëndrojnë secili në pozicionet e tyre, do të jetë më e qartë pas takimit. Tani për tani, së paku për Kovaçevskin, opsioni i zgjedhjeve, pra amendamenteve kushtetuese, nuk është në lojë, ashtu siç Mickoski, nga ana tjetër, nuk devijon nga…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (06.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 181 masa, nga të cilat 42 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, shtatë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 14 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. Shtatë masa janë vendosur për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 15 sanksione për konvertim të paligjshëm të automjeteve, katër masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, pesë sanksione për drejtimin nën ndikimin e alkoolit.
Monika shfaqet e shtrirë në shtrat, ndërsa Genti gjysmë i zhveshur, por duket se nuk ka asgjë për të shfrenuar fantazinë më shumë rreth tyre. Ata janë duke kryer xhirimet e një skene të filmit “Tryeza e Zezë”, ku marrin pjesë të dy në role protagonistësh. Gjatë bisedës mes tyre nuk mungojnë edhe ngacmimet rreth eksperiencave në “Big Brother Vip”. Genti: Më kishte marrë malli për ty Monika: Hiqi duart hiqi. Gent Hazizi dëgjo nuk je me Olta Gixharin këtu. Unë jam Monika Genti: Hë mo se e kemi skenë filmi tani. Monika: Hë pra, unë jam Monika. Genti: Ke…
Luizi dhe Kiara janë shumë të angazhuar pas Big Brother VIP. Çifti së fundmi ka lënë Shqipërinë për aktivitetet e tyre jashtë vendit. Luizi ndodhet në SHBA për koncerte ndërsa Kiara sot ka shkuar në Stamboll. Moderatorja ka postuar një foto nga aeroporti i Stambollit, pasi atje do të regjistrohet Kepi i Tundimeve.
Evi Reçi dhe Kledi Hysa janë kthyer në një nga emrat më të dashur për publikun shqiptar. Evi në një bashkëbisedim me mikeshën e saj Arjolën ka ngritur dyshimet për një pritje të ëmbël. Evi postoi në rrjetin social ‘Instagram’, një foto nga jugu, poshtë të cilës moderatorja Arjola Shehu ka bërë një koment i cili ka lënë shumë vend për aludime. “Xoga ime. Diku aty pashë një gjë….thjesht po e them”, ka shkruar Arjola. Ky komunikim me kode ka trazuar shumë ndjekësit. Disa emoji që na bënë akoma më shumë konfuzë ishte përgjigjia e moderatores. Megjithatë mbetet të presim…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) për të pestën herë këtë vit, i bashkohet nismës globale të Organizatës Botërore të Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara – FAO për të shënuar 7 qershorin – Ditën Botërore të Ushqimit të Sigurt. Në manifestim do të mbajnë fjalime ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Lupço Nikollovski dhe drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Nikollçe Babovski. Nën moton “Standardet për ushqim shpëtojnë jetë” këtë viti AUV-ja përmes prezantimeve të ekspertëve nga përfaqësuesit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përfaqësuesit të FAO-s për Maqedoninë, Organizatës së konsumantorëve dhe…
Një grua në Ferizaj raporton se është dhunuar për tri vjet, policia nis hetimet Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën për një rast të dhunimit që ka ndodhur në Ferizaj. Sipas njoftimit, një grua ka raportuar se në periudhën kohore 2020-2023, një person e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.“Ferizaj 2020 – 2023. Viktima femër kosovare ka raportuar se në periudhën kohore 2020 – 2023, i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, thuhet në raportin policor. Rasti është në…
N’Golo Kante është shumë afër largimit nga Chelsea për në Al-Ittihad në Arabinë Saudite. Mesfushori francez dhe kampioni i botës ka rënë dakord për një kontratë prej 100 milionë euro në sezon deri në vitin 2025. Fabrizio Romano shkruan se detajet përfundimtare janë duke u diskutuar dhe më pas francezi do të nënshkruajë falas për klubin saudit pasi i skadon kontrata.Kante luajti për Suresnes, Boulogne, Caen dhe Leicester në karrierën e tij dhe mbërriti te Chelsea shtatë vjet më parë pasi fitoi në mënyrë sensacionale titullin e ligës me Leicester. Sipas Transfermarkt, ai kap vlerën e 20 milionëve dhe këtë…