Rezervat me gaz natyror të Bashkimit Evropian janë mbushur deri në 90 për qind të kapacitetit, shumë kohë para 1 Nëntorit, datës së caktuar për mbushjen e rezervave – duke e bërë BE-në që të jetë “e përgatitur mirë”, tha komisionarja evropiane për energji. Mbushja e shpejt e depove të rezervave nënkupton se blloku evropian “është në një pozitë shumë më të qëndrueshme sesa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, kur pushtimi rus i Ukrainës ngriti çmimet e energjisë, tha komisionarja evropiane për Energji, Kadri Simson. Kriza e shkaktuar nga lufta e Rusisë detyroi BE-në që të…
Author: Politiko
Bill Clinton, ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës feston ditëlindjen e 77-të. Bill Clinton (Ëilliam Jefferson Clinton) lindi më 19 gusht të vitit 1946 në Hope, Arkansas, SHBA. Presidenti i 42-të i SHBA-ve ka më shumë se 22 vjet që ka lënë detyrën e kreut të shtetit në SHBA. Por në memorien e kombit tonë ai mbetet personaliteti më i rëndësishëm pro-shqiptar dhe ai që ka bërë më shumë se askush tjetër për shqiptarët. Më 3 Korrik, në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve (4 Korrik), ish-Presidenti vizitoi Tiranën ku u prit me një ceremoni të veçantë. Gjatë…
Qrkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë të thata, përcjell KlanM. Intensiteti i trafikut në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi. Për shkak të asfaltimit të rrugës rajonale R1102 Veles – Gradsko, edhe sot pjesa ndarëse do të jetë e mbyllur për qarkullim në periudhën prej orës 08:00 deri në ora 18:00./KlanMacedonia
Platforma X do të heqë opsionin e bllokimit për përdoruesit e saj. Sipas Elon Musk, ky opsion “nuk ka kuptim”. Megjithatë, përdoruesit do jenë ende në gjendje të bllokojnë dikë nga mesazhet e tyre. Shumë persona kanë reaguar dhe janë shprehur se kjo do të vështirësojë shfaqjen e postimeve abuzive në kryefaqen e tyre. I vetmi opsion që përdoruesit mund të aplikojnë për këto postime është “mute”. Por një llogari që i është aplikuar kjo komandë nga një përdorues, mundet ende të shohë postimet e këtij të fundit dhe të komentojë. Shqetësimi i pjesëtarëve të platformës është se kjo nuk…
Provinca e British Columbia në Kanada ka shpallur gjendjen e emergjencës pasi zgjerimi i hartës së zjarreve po shkatërron edhe më shumë shtëpi në zonën e West Kelowna. Presidenti David Eby u shpreh se “situata ka përparuar shpejt dhe ndodhemi në një rrethana tmerrësisht sfiduese në ditët në vazhdim”. Zjarri McDougall Creek është përhapur nga 64 në 6800 hektarë në 24 orët e fundit. 4800 persona janë evakuaar. 22.000 të tjerë, thuajse gjysma e popullsisë janë zhvendosur në territoret veriperëndimore të Kanadasë për shkak të një zjarri tjetër masiv. Afati zyrtar për të evakuuar Yellowknife, kryeqytetin federal të Kanadasë, ka…
Seanca e djeshme e Kuvendit tregoi se DPMNE është padyshim kundër BE-së, dhe Hristijan Mickoski është i njëjtë me mentorin e tij Nikolla Gruevski – akuzojnë përmes një reagimi me shkrim nga LSDM e Kovaçevskit, përcjell KlanM. Sipas LSDM-së, partia e Mickoskit dhe Levica dje kanë treguar se nuk kanë asnjë argument dhe se nuk dinë të diskutojnë e të bëjnë debat. “Me shumë lehtësi tregojnë se janë të gatshëm të bllokojnë të ardhmen evropiane të qytetarëve, vetëm për qëllime personale dhe kundër një jete më të mirë për qytetarët dhe realizimit të qëllimit strategjik, anëtarësimit të plotë në BE.…
Sot është mbajtur seanca e parë për negocimin e ndryshimeve kushtetuese. Janë përplasur qëndrime të ndryshme të partive politike, disa duke mbështetur aleatët perëndimor, e disa duke i dhënë përparsi zhvillimit të bllokut lindor. Drejtori i ri i Byrosë së Metrologjisë Abdul-Selam Selami, në statusin e tij në facebook u bën thirrje të gjitha partive politike që t’i lenë mënjanë populizmat politike dhe të ndërmarrin aktin e votimit të ndryshimeve kushtetuese, me çka është rruga për integrimin e vendit e sidomos të rinjve në Bashkimin Europian. Statusi i plotë: “Populizma për politika ditore nuk na duhen në këto momente të…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka apeluar edhe një herë deri tek të gjithë deputetët që të votojnë PËR ndryshimet kushtetuese dhe të kontribuojnë në rrugëtimin pro-europian të Maqedonisë së Veriut. Grubi shton se vendi ynë nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në Bashkimin Europian, synim ky i cili duhet të realizohet me sukses. Statusi i plotë: Nga sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut fillon kapitulli vendimtar i rrugëtimit tonë europian dhe se si do të shkruhet ai, kjo varet nga ne, a do të përshpejtojmë hapin…
Sot kur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nisi procedura për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në Facebook ka apeluar deri tek të gjithe deputetët që të guxojnë dhe të votojnë për këtë vendim, që mundëson rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Europian. Ahmeti ndër të tjera shkruan se nuk ka më kohë për pritje dhe stagnim, por duhet vendosur për progres. Statusi i plotë: Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut po fillojmë nga sot debatin mbi ndryshimet kushtetuese, çështjen jetike që do të përcaktojë ecurinë e mëtejshme të procesit eurointegrues. Mbi…
Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në konferencë për shtyp bashkë me ministrat u shpreh se sot në Kuvend filluan ndryshimet kushtetuese. “Sot në Kuvend u bë e qartë se kush me të vërtetë dëshiron që Maqedonia e Veriut të jetë vend me prosperitet, vend anëtar i BE-së dhe kush dëshiron ta bllokojë të ardhmen evropiane të shtetit”, u shpreh kryeministri Kovaçevski. Ai shtoi se i vetmi idoeologji e VMRO-DPMNE-së është bllokimi dhe izolimi. “Qytetarët pro-evropianë nuk do ta harrojnë dhe as do ta falin. Nuk ka asnjë arsye të ketë një bllokim të tillë. VMRO-DPMNE dëshmoi se nuk…