Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Ahmeti: Askush nuk guxon të mbaj peng të ardhmen europiane të vendit, opozita le të reflektoj dhe të mos bëhet pengesë për progres
    MAQEDONI

    Ahmeti: Askush nuk guxon të mbaj peng të ardhmen europiane të vendit, opozita le të reflektoj dhe të mos bëhet pengesë për progres

    18/08/2023
    Facebook Twitter Email

    Sot kur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nisi procedura për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në Facebook ka apeluar deri tek të gjithe deputetët që të guxojnë dhe të votojnë për këtë vendim, që mundëson rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Europian.

    Ahmeti ndër të tjera shkruan se nuk ka më kohë për pritje dhe stagnim, por duhet vendosur për progres.

    Statusi i plotë:

    Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut po fillojmë nga sot debatin mbi ndryshimet kushtetuese, çështjen jetike që do të përcaktojë ecurinë e mëtejshme të procesit eurointegrues.

    Mbi supet e të gjithë deputetëve është përgjegjësia e së ardhmes përparimtare që nuk ka shteg tjetër përveç Bashkimit Europian, andaj është koha të dëshmojmë pjekuri, të mos vonohemi drejt përmbushjes së këtij misioni jetik për ne dhe fëmijët tanë.

    Sot shumëkush mendon dhe guxon të pengojë ardhmërinë europiane duke manipuluar e tentuar të përfitojë nga situata e brishtë politike, një triumfalizëm ky subjektiv dhe joracional, por i rrezikshëm që mund t’i kushtojë vendit edhe shumë vite tjera pritje dhe pasiguri.

    Bëj thirrje deri te gjithë kolegët deputetë, në veçanti deri te opozita që të reflektojnë sa nuk është vonë, të mos lejojnë që emrat e tyre të mbahen mend si shkaktar të stagnimit të vendit.

    Rruga drejt Bashkimit Europian nuk do të ndalet, por sot më shumë se kurrë duhet vepruar që hapi të përshpejtohet dhe të realizohet qëllimi madhor deri në vitin 2030!

    Bashkë drejt Europës!
    https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/834967827997341?ref=embed_post

    Previous ArticleKovaçevski: E vetmja idoeologji që ka VMRO-ja dhe Mickoski është bllokimi i ardhmërisë europiane
    Next Article Grubi: Votoni ndryshimet kushtetuese, vendi ynë nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit në BE

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.