Author: Politiko

Ka mbaruar debati për seancën e 123 në Kuvend, gjegjësisht për seancën për miratimin e nevojës për ndryshime kushtetuese, përcjell TV21. Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi ndërpreu seancën, pas çka u revoltuan deputetët e VMRO-DPMNE-së. “Me që u apsolvua lista e të paraqiturve për fjalë, konstatoj se diskutimi ka përfunduar dhe këtu e ndërpres punën me këtë seancë dhe për vazhdimin do të informoheni në mënyrë plotësuese”, tha Xhaferi./tv21.tv

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim tërësisht dhe pa asnjë mëdyshje mbështet ndryshimet kushtetuese për të ardhmen europiane të vendit tonë. Sot Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e plotë e aleancës veriatlantike NATO dhe vazhdon rrugëtimin drejt familjes së madhe europiane. Ndryshimet kushtetuese janë hap vendimtar për vazhdimin e negociatave integruese me Bashkimin Europian dhe organizimin e konferencës së dytë ndërqeveritare. Bashkimi Demokratik për Integrim bën apel tek të gjithë partitë politike parlamentare dhe 120 deputetët që të reflektojnë fuqishem në interes të qytetarëve dhe të vendit e jo të bllokojnë procese të rëndësishme siç është integrimi europian. Sot ne…

Read More

Sot, me 70 vota pro dhe 47 kundër vënies në rend dite, u hap procedrura kuvendore për ndryshimet kushtetuese, me çka mund synohet t’i hapet rruga vendit për integrimin në BE. Në këtë mbledhje, fillimi i së cilës u shënua me një kuriozitet, ku diskutuan 6 deputetë shqiptarë dhe vetëm dy maqedonas! A do të thotë kjo se gjithë debati kuvendor që pritet të zgjasë dhjetë ditë pune do të shënohet me përçarje, apo ndërkohë do të ketë përafrime qëndrimesh, do të shihet ditëve në vazhdim. Ajo që është e qartë, duket se partitë në këtë fazë të re, kanë…

Read More

Kryeministri RMV-së Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e tij në seancën e sotme për ndryshimet kushtetuese, disa herë theksoi se propozim-ndryshimet nuk janë bullgare dhe i ftoi deputetët që t’i votojnë. Ai tha se ndryshimet kushtetuese mbështeten nga Berlini dhe Washingtoni dhe se nuk do të asimilohet askush. Kovaçevski tha se pas Maqedonisë qëndrojnë “më të mëdhenjtë dhe më të fuqishmit”. “Duke votuar “për” do të jemi të gjithë fitues dhe me “kundër” do të jemi humbës. Sot është dita kur do të bëhet e qartë se kush dëshiron ta shohë vendin në BE dhe kush e bllokon atë. Kush do…

Read More

BE-ja nuk do ta ndryshojë qëndrimin, nuk do të ketë propozim më të mirë për Maqedoninë e Veriut dhe askush nuk do të vendos kushte plotësuese – siguron eurodeputeti dhe raportuesi për RMV-në në Parlamentin Evropian, Ilhan Kjuçuk. Gjatë një interviste për Radion Kombëtare Bullgare, Kjuçuk, ka deklaruar se e ardhmja do të thotë se RMV-ja dhe Bullgaria bashkë do të jenë në NATO dhe BE, që sipas tij, është interes strategjik për Sofjen. “Nuk do të ketë ndryshime të qëndrimit të BE-së. S`ka as dëshirë që Komisioni Evropian dhe Këshilli i BE-së, disa muaj para zgjedhjeve evropiane të merren…

Read More

Albin Kurti ka themeluar parti në Shqipëri dhe si Kryeministër i Kosovës ka votuar kundër kryeministrit shqiptar duke prodhuar përfshirje brutale në politikat e brendshme të Shqipërisë dhe gjithashtu ka përçarë shqiptarët në Luginë duke marrë pozicione karshi politikanëve atje, por vizita e tij e fundit në Maqedoni të Veriut duke përkrahur opozitën shqiptare kundrejt partive shqiptare në pushtet përbën lëvizjen më antikombëtare të ardhur nga një lider i Kosovës jashtë shtetit zyrtar kosovar. Maqedonia e Veriut në përgjithësi dhe shqiptarët atje në veçanti janë në një moment delikat historik. Lëvizjet e ardhshme politike do të vendosin rrugëtimin e shtetit…

Read More

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij para deputetëve pas votimit të rendit të ditës për nisjen e seancës për ndryshimet kushtetuese tha se të gjithë duhet të votojnë “pro” këtyre ndryshiemve që zhbllokojnë procesin eurointegrues të vendit. Kovaçevski tha se rruga e vendit drejt BE-së ka pasur shumë padrejtësi, por që këto ndryshime duhet të bëhen për hirë të të ardhmes. “Të rinjtë nuk emigrojnë për shkak të Kushtetutës, ose versionin e tanishëm apo të nesërm të dy neneve. Jo, ata nuk zgjohen dhe nuk flenë me Kushtetutën, por me nevojën normale e njerëzore, që të jetojnë në shtëpi,…

Read More

Me miratimin e rendit të ditës filloi diskutimi për nevojën për ndryshimin e Kushtetutës. Pika e parë dhe e vetme e rendit të ditësh ishte Propozimi për ndryshimin e Kushtetutës, dhe i njëjti ishte miratuar me 70 vota “për”. Për votimin e nevojës për ndryshime kushtetuese janë të nevojshme 80 deputetë.

Read More

Shkruan: Agim Nuhiu Sot, ku do synojmë ne? Dokumenti themelor i shtetit gjithnjë ka marrë rëndësinë dhe rolin që i takon në sistemin politik dhe qeverisës! Në kontekst të integrimit evropian, ndryshimi i kushtetutës duhet të ndodhë! Të gjthë anëtarët e Kuvendit republikan të çlirohen nga rastet e ndryshme të ngerçeve politike dhe të mos kërkojnë alibinë në klauzolat kushtetuese, sepse ndryshimet kushtetuese kësaj here lidhen me detyrimet për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian! Antagonizma rreth perspektivës evropiane të vendit nuk duhet të ketë!

Read More

Ish ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Maqedoninë e Veriut, Ervan Fuere në një deklaratë për Indeks.mk ka folur për procesin e ndryshimeve kushtetuese në vend dhe kontestin mes Shkupit dhe Sofjes. Ai thotë se përveç Maqedonisë së Veriut, edhe Sofja duhet të tregojë madhështi në kontestin me Shkupin. “Zgjedhja para popullit maqedonas është e vështirë. Nëse Bullgaria dëshiron të mbahet mend si një vend anëtar i BE-së që respekton dhe u përmbahet parimeve bazë të të drejtave të njeriut dhe vlerave themelore mbi të cilat bazohet BE-ja, atëherë duhet të pranojë dhe zbatojë vendimet e Gjykatës Evropiane për të…

Read More