Author: Politiko

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (19.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 276 masa, nga të cilat 109 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 11 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, shtatë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. Nëntë masa janë shqiptuar për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, katër sanksione për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, pesë masa për drejtuesin fillestar“ – thuhet në raportin e MPB-së.

Read More

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare Tabanovc dhe Bogorodicë, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga shteti, njofton AMSM. AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet…

Read More

Për ditë me radhë janë rikthyer pritjet në pikat kufitare të Kosovës. Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar të Kosovës sot pritjet më të gjata janë në dalje të Merdares deri në 1 orë. Ndërsa pritjet për hyrje janë deri në pesë minuta. Radhët në Merdarë janë deri në 300 metra në dalje. Në Dheun e Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 40 minuta, ndërkaq hyrjet deri në pesë minuta. Radhët në dalje deri në 200 metra. Kurse, në Bërnjakë dhe Mutivodë pritjet për të dalë janë deri në 10 minuta. /klankosova

Read More

LSDM përmes një kumtese ka akuzuar VMRO-në se po bllokon qytetarët dhe vendin nga ardhmëria evropiane, pëcjellë Klan M. “Mickoski dhe DPMNE kanë treguar se janë kundër BE-së, se duan ta bllokojnë ardhmërinë evropiane të qytetarëve, vetëm për qëllime personale. DPMNE qëndroi kundër një jete më të mirë për qytetarët, kundër fondeve më të mëdha, kundër rritjes së progresit dhe standardeve evropiane. Është një veprim i rrezikshëm, antishtetëror dhe antimaqedonas i DPMNE-së dhe Mickoskit. Anëtarësimi në BE nuk është lojë, ka të bëjë me të ardhmen e atdheut. 80% e qytetarëve të Maqedonisë janë për anëtarësim në BE, duan të…

Read More

Të paktën 18 njerëz kanë vdekur dhe 17 të tjerë janë lënduar të dielën në Pakistan, pasi autobusi i tyre u përplas me një kamion dhe mori flakë, thanë autoritetet vendore. Autobusi u përplas me një kamion të parkuar në skaj të një autostrade në provincën lindore, Punjab, në orët e hershme të mëngjesit së 20 gushtit. “Të paktën 18 persona, përfshirë fëmijë, u vranë në aksident”, tha Zaigham Ali, zyrtar i policisë lokale. Autobusi ishte duke i bartur rreth 40 udhëtarë nga qyteti jugor Karaçi drejt kryeqytetit, Islamabad. “Autobusi i pafat… u përplas me një kampion të vogël që…

Read More

Një 34-vjeçar nga Librazhdi është arrestuar nga policia pasi vodhi dy herë të njëjtën xhami në Elbasan. Autori u arrestua në flagrancë nga policia pasi uniformat blu u sinjalizuan se një person kishte tentuar të vidhte një shumë parash në një xhami. 34-vjeçari u prangos në flagrancë nën akuzën për vjedhje e mbetur në tentativë dhe vjedhje e kryer më shumë se një herë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 34-vjeçari ka vjedhur të njëjtën xhami edhe më 3 Qershor, rast për të cilin nuk është bërë denoncim më parë. Autori njihet si person me precedent penal për vjedhje dhe…

Read More

Janë financuar nga Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë Ndërsa në tri komunat e tjera në veri Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok po protestohet e kryetarët shqiptar nuk po lejohet që të kryejnë funksionin e tyre brenda objekteve komunale, e njëjta ndalesë nuk po ndodh me kryetarin e Mitrovicës së Veriut Erden Atiq. Ai ka marrë disa vendime të rëndësishme duke ndërprerë kështu edhe disa ndërtime ilegale. Punimet i ka ndërprerë komuna e Mitrovicës së veriut e cila funksionon sipas sistemit të Kosovës me arsyetimin se ato punime nuk kishin leje ndërtimi. Përveçse nuk janë përfillur procedurat ligjore, disa…

Read More

Ministria e Shëndetësisë informon opinionin publik se dy pacientët e infektuar me ethe hemorragjike Kongo-Krimeane janë të qëndrueshëm. Mjekët thonë se faza më kritike e sëmundjes së tyre ka kaluar dhe nuk pritet përkeqësim i gjendjes së tyre. Sa i përket kontakteve të rrezikshme dhe më pak të rrezikshme me të infektuarit, nuk ka raste të tjera të dyshuara dhe as prania e EHKK nuk konfirmohet në disa nga kontaktet. Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundjet Infektive, në mbledhjen e fundit të mbajtur javën e kaluar, vendosën të rekomandojnë masa parandaluese për të mbrojtur qytetarët nga ethet hemorragjike Kongo-Krimeane…

Read More

Goditet me predha qyteti verior Çernikov Shtatë persona humbën jetën, kurse 117 janë plagosur gjatë një sulmi raketor rus në qendër të qytetit Çernihov, në veri të Ukrainës. Në mesin e të lënduarve janë 12 fëmijë dhe së paku 10 policë. Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, gjatë një publikimi në “Telegram” shkroi se janë dëmtuar sheshi kryesor, universiteti politeknik dhe objekti i Teatrit. Ai ka dënuar sulmin dhe kërkoi nga bota që t`i kundërvihet dhunës ruse. Çernihov gjendet në afërsi të kufirit me Bjellorusinë. Rusia, në fillim të invazionit, pushtoi këtë qytet, por më vonë u rimor nën kontrollin e forcave…

Read More

Goditja mahnitëse e Kosovare Asllanit në pjesën e dytë vulosi fitoren 2-0 për Suedinë në ndeshjen kundër Australisë për vendin e tretë në Botërorin e femrave. Lojtarja e kombëtares së Suedisë dhe Milanit goditi nga skaji i zonës për të shënuar golin e dytë të sfidës pas penalltisë së realizuar nga Fridolina Rolfos në pjesën e parë, ndërsa Suedia fitoi medaljen e bronzit në Kupën e Botës për herë të dytë radhazi. Në fakt edhe në këtë sfidë ishte nevoja e përdorimit të VAR për të përcaktuar penalltinë. Megjithëse me humbje arritja e kombëtares australiane në vendin e katërt nuk…

Read More