Author: Politiko

Deputetët e BDI-së duket se janë optimist që ndryshimet kushtetuese do të kalojnë, përcjell TV21. Deputeti Arben Ziberi thotë se ky është shans historik për vendin. “Kjo është shans historik, është privilegj për ne që jemi në këtë mandat deputet dhe të shënojmë historinë, të bëjmë hapin e madh drejt BE-së”, tha Ziberi duke mos dashur të komentojë kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme. E deputeti Bedri Fazli beson se në Kuvend është siguruar shumica për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. “Po tash nuk dihet, besoj se do të kemi shumicë dhe jam optimist se kjo punë do të realizohet”,…

Read More

Autoritetet suedeze kanë parandaluar një sulm terrorist kundër kryeministrit Ulf Kristerson. “Ne kemi mësuar se disa sulme të planifikuara terroriste janë parandaluar,” tha Christerson në një konferencë shtypi, pa dhënë detaje. Më herët të enjten, agjencia e sigurisë SAPO kishte njoftuar se po rriste nivelin e kërcënimit kundër vendit nga niveli tre në nivelin e katërt në një shkallë prej pesë pikësh, ndërsa tensioni ndërkombëtar u rrit për djegien e kopjeve të Kuranit në protestat në vendin skandinav. “Kërcënimi kundër Suedisë ka ndryshuar gradualisht dhe kërcënimi i sulmeve nga islamistët e dhunshëm është rritur gjatë vitit”, tha agjencia e sigurisë…

Read More

NATO nuk ka vërejtur ndonjë ndryshim te forcat bërthamore të Rusisë, tha shefi i aleancës ushtarake perëndimore, Jens Stoltenberg. “Ne nuk kemi parë asnjë ndryshim në forcat e tyre bërthamore që do të na nxiste që të ndryshonim forcat tona. Deri më tani, nuk kemi parë asgjë që do të kërkonte që pala jonë të ndërmarrë diçka”, tha Stoltenberg. Gjatë një konference për media në Arendal të Norvegjisë, Stoltenberg foli edhe për bisedimet e paqes të Ukrainës. Ai tha se është në dorën e Ukrainës që të vendosë nëse kushtet janë të duhurat për t’iu bashkuar çdo negociate pas nisjes…

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të enjten sanskione ndaj katër rusëve që i akuzuan se ishin të përfshirë në helmimin të liderit të opozitës ruse të burgosur, Alexei Navalny, në vitin 2020. Departamenti i Thesarit i ShBA-së në një deklaratë tha se katër të sanksionuarit janë të lidhur me Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), ku dy prej tyre thuhet se janë ndër autorët kryesorë të raportuar për helmimin e Navalny-t. “Sot i kujtojmë Vladimir Putin-it dhe regjimit të tij se ka pasoja jo vetëm për zhvillimin e një lufte brutale dhe të paprovokuar kundër Ukrainës, por…

Read More

Për partitë në pushtet LSDM, BDI, ASH dhe të tjerat e koalicionit qeveritar seanca për ndryshimet kushtetuese është mundësia e fundit që opozitarja VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski në vend të izolimit të vendit të zgjedhin integrimin në Bashkimin Evropian (BE), shkruan Indeks.mk Në një vijë me partitë progresive me prefiks pro-evropian janë edhe partnerët strategjik dhe vendet mike të Maqedonisë së Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), vendet me të fuqishme të BE-së, por edhe shtetet fqinjë. “Nuk ka më vend për Mickoskin dhe manipulimet e tij. Seanca për ndryshimet kushtetuese do të tregojë nëse Mickoski dhe VMRO-DPMNE janë…

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar heroin Fazli Grajqevci në 59 vjetorin e ndarjes nga jeta. Ahmeti në mesazhin e tij përkujtimor shkruan se atdhetarizmi dhe rezistenca e heroit Grajqevci mbetet simbolikë e fuqishme që i dha jetë idealit kombëtar si dikur ashtu edhe sot. Statusi i plotë: Kombi ynë ka patur në çdo kohë mendje të ndritura veprimtarësh që me atdhedashurinë e tyre ishin udhërrëfyesi ynë i veprimit kombëtar dhe flakadani i pashuar i lirisë. Në 59 vjetorin e ndarjes nga jeta kujtojmë Fazli Grajqevcin, simbolin e flamurit midis shqiptarëve gjatë viteve të ‘60 në…

Read More

Ish-ambasadori i Maqedonisë së Veriut në NATO, Nano Ruzhin në një prononcim për Indeks.mk, lidhur me seancën parlamentare ku në rend dite janë ndryshimet kushtetuese – thotë se Mickoski po ua “dikton” mendimin deputetëve dhe anëtarëve të VMRO-DPMNE-së, edhe pse në këtë formacion politik jo të gjithë mendojnë njëjtë. “Supozoj se të gjithë deputetët, të gjithë anëtarët e VMRO-DPMNE-së nuk mendojnë kështu, por këtu sundon sistemi piramidale, sistemi hierarkik, si thonë ata që janë në krye dhe ashtu do të jenë akte. Të gjithë duhet të mbajnë edhe përgjegjësinë e faktit që mund të na ndalojnë rrugëtimin drejt BE-së, ose…

Read More

Dhjetëra milionë USD të injektuar në Ujësjellësin e Durrësit nuk e kanë zgjidhur problemin e shkarkimit e ujërave të zeza në det, një bombë ekologjike që bie ndesh me planet e qeverisë për ta transformuar qytetin-port në një parajsë të turizimit elitar. Nga Geri Emiri-BIRN Megjithëse është zheg, Baki Myrtollari nuk resht së bëri ecejake përbri kanalit që përshkon lagjen e tij në periferi të Durrësit. Që kur u vendos këtu në vitin 2003, ai pa se si kanali shpejt u kthye në një ‘kolektor natyral’ që mbledh ujërat e përdorura të banesave dhe i shkarkon më tej në det.…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim beson se seanca për ndryshimet kushtetuese do të jetë vendimtare për të ardhmen evropiane të vendit tonë. BDI ka apeluar tek të gjithë deputetët që të mendojnë për rëndësinë e detyrës së tyre historike që vendi të ecë përpara sepse ndryshimet kushtetuese janë një hap vendimtar për vazhdimin e negociatave tona për integrim evropian. “Manipulimi i qytetarëve nga forca të ndryshme shkatërruese mori fund pasi Bashkimi Demokratik për Integrim, si parti serioze me orientim proamerikan-evropian, vuri në dispozicion të gjitha opsionet e mundshme, vetëm që procesi i integrimit europian të vendit të mos të jetë i…

Read More

Ndërmarrjes publike “Trafiku Urban” i është shtuar edhe një shofere e re. Mehreme Brahimi është shoferja e tretë që i është bashkuar kësaj ndërmarrjeje. Kryeshefi i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, ka vlerësuar se kjo ndërmarrje ka shënuar përparime në shumë segmente, në mesin e tyre edhe përfshirjen sa më të madhe të grave në pozita të ndryshme. “Shërbimet me autobusë dhe angazhimi i stafit të tyre mirëpriten dhe vlerësohen edhe nga qytetarët që shfrytëzojnë këto shërbime, numri i të cilëve është duke u rritur ndjeshëm dita-ditës. Znj. Brahimi është punëtore e ndërmarrjes nga viti 2019”, thuhet më tej në njoftimin…

Read More