Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë një fotografi të ndriçimit për herë të parë të Unazës së Brendshme të Prishtinës me sistemin e mençur. “Prishtina jonë me Sistem të Mençur të Ndriçimit për herë të parë”, ka shkruar Rama.“Vazhdojmë transformimin në Smart City”. E kënaqur me këtë pamje ka qenë edhe nënkryetarja e kësaj komune, Donjeta Sahatçiu, e cila e ka ndarë të njëjtën pamje. “Për herë të parë, ndriçuam unazën e brendshme të Prishtinës me sistemin smart. Që nga sonte, ndriçimi menaxhohet më shpejt e më lehtë”, ka shkruar ajo.
Author: Politiko
Aeroplani i kompanisë “EasyJet” që ishte nisur të martën nga Prishtina për në Gjenevë, është kthyer sërish në Prishtinë. I njëjti aeroplan është detyruar të aterojë sërish në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pas 40 minutave fluturim në qiellin e Kosovës. Kjo është bërë e ditur në faqen “Maraklit e Fluturimit” në Facebook, derisa është thënë se nuk dihen ende arsyet se përse aeroplani i kompanisë “EasyJet” është detyruar të aterojë sërish në aeroportin e Prishtinës. “Aeroplani i kompanisë “EasyJet” që kishte destinacion Gjenevën mbas 40 minuta fluturim mbi Kosovë detyrohet të ateroj prapë në aeroportin e Prishtinës, arsyeja…
Ish-Zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, thotë se Brukseli dhe Uashingtoni duhet t’i vlerësojnë tash përpjekjet që po i bën Qeveria e Kosovës për shtensionimin e situatës në veri dhe sipas tij, së shpejti t’i heqin masat ndëshkuese. Ai tha se Perëndimi po i bën më shumë presion Kosovës, sesa Serbisë, e që sipas tij do të duhej të ishte e kundërta. Shea tha se janë për t’u përshëndetur përpjekjet e qeverisë së Kosovës për ta de-eskaluar situatën në pjesën veriore të vendit dhe për t’i integruar sërish serbët në shërbimet publike. “Periudhën e fundit situata në…
Zëvendëskryeministri, Bojan Mariçiq, ka dhënë deklaratë mbi çështjen rrugës evropiane pas takimeve në Athinë me përfaqësuesit e lartë të BE-së, ndërsa theksoi se ka një moment të vendosmërisë për një zgjerim të ri të Bashkimit Evropian dhe se Maqedonia e Veriut nuk duhet të humbasë këtë shans. “Mesazhi është i qartë, vendet nga Ballkani Perëndimor duhet ta gjejnë veten sa më shpejt në Bashkimin Evropian. Si asnjëherë më parë, ka një moment dhe vendosmëri për një zgjerim të ri të Bashkimit Evropian. Të gjithë janë të vetëdijshëm se as Bashkimi Evropian dhe as Evropa nuk mund të bashkohen pa u…
Njësitë e Aviacionit në MPB po veprojnë në zonën e malit Jakupica, afër fshatit Bogomillë të Velesit, ku janë shuar me sukses disa degë të zjarrit që shpërtheu sot. Zjarri, siç njoftojnë nga MPB, është ende aktiv, ndërsa zjarrfikësit po ndërmarrin masa shtesë për shuarjen e tij. “Pas marrjes së kërkesës nga Qendra e Menaxhimit të Krizave se për shkak të terrenit të paarritshëm në pyll është e nevojshme aktivizimi i dy helikopterëve të MPB-së, është vepruar menjëherë dhe helikopterët deri më tani kanë shkarkuar me saktësi mbi 80 tonë ujë. Helikopteri Mi-171 hodhi mbi 60 tonë ujë në 25…
Dashi – Jeta sentimentale e çifteve do të jetë e qetë sot. Do të flisni hapur me njëri-tjetrin dhe do të bini në mirëkuptim për gjithçka. Në planin financiar tregohuni më të kujdesshëm dhe menaxhojini me maturi të ardhurat që keni. Demi – Ditë e vështirë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do të debatoni shpesh me partnerin dhe nuk do hapni rrugë aspak. Financat do të jenë më të mira sesa mendoheshin dhe do i zgjidhni edhe problemet që keni pasur para disa kohësh. Binjakët – Do të jeni xheloze sot për ata që keni…
Në RTK Prime sonte ka qenë e ftuar ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, për të diskutuar çështjen e librave për nxënësit. Kush do ti pagujë kotë libra mashti apo prindërit? Nagavci u shpreh se në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e djeshme Ministria e Arsimit e ka paraqitur mundësinë që të gjithë prindërit që do të blejnë librat të aplikojnë në platformën EKosova, me anë të së cilit do t’u rimbursohen mjetet financiare nga ana e ministrisë. “Prindërit duhet i blejnë librat vetë dhe do të rimbursohen nga ana e ministrisë. Ne e kemi bërë të ditur që…
Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajeni shpreson se ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të mbështeten nga të gjitha palët me qëllim të lëvizjes së shtetit në rrugën evropiane. E përshëndeta dorëzimin e amendamenteve kushtetuese nga Qeveria e tij (Kovaçevski) në Parlament. Shpresoj se të gjitha palët do t’i mbështesin, Maqedoninë e Veriut të lëvizë përpara në rrugën evropiane. Maqedonia e Veriut i përket BE-së”, ka shkruar në rrjetin social (Tuiter) Fon der Lajeni pas takimit joformal të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në Athinë me rastin e 20 vjetorit të agjendës së Selanikut…
I pari i Diplomacisë së RMV, Bujar Osmani me porosi për Beogradin edhe nga Spanja, ku po merr pjesë në akademinë verore të organizuar nga shefi i diplomacisë evropiane, Borrell. “Më pyetën për Kosovën. Kosova është një vend i pavarur, një demokraci e gjallë që në 15 vjet të ekzistencës së saj e ka kaluar testin e demokracisë dhe e ka dëshmuar veten si një partner kredibil i bashkësisë ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut e ka njohur Kosovën dhe ka zhvilluar marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale me të” iu përgjigj Osmani pyetjes së publikut në Santander. Osmani edhe një herë iu bëri…
Opozitarja VMRO-DPMNE, e në veçanti kreu i saj Hristijan Mickoski me fjalimin e sontëm në një takim partiak në Kërçovë, ka lënë të kuptohet se halli i tij më i madh është fuqia politike dhe ekzekutive e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Ali Ahmeti, e jo ndryshimet kushtetuese, apo siç parapëlqen të thotë ai “diktati” bullgar. Ai ka deklaruar hapur se e lufton BDI-në, apo siç është shprehur, “Qeverinë e BDI-së”. “Nuk ishte e lehtë, mos mendoni se ishte e lehtë. Ne nuk luftojmë vetëm kundër kësaj qeverie të BDI-së të mbështetur nga partneri i koalicionit të vogël, LSDM-së.…