Policia e rajonit të Draçevës e ka privuar nga liria XH.SH. (39) nga fshati Ellovë, komuna Studeniçan. Ai është pikasur nga ana e nëpunësve policorë se si me automjetin “fiat tipo” me targa të Shkupit transportonte dru për ngrohje pa dokumentacion. XH.SH. ka tentuar të arratiset, por shumë shpejt është kapur dhe është arrestuar, njoftojnë nga MPB-ja. “Automjeti dhe drutë janë sekuestruar për procedurë të mëtejme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga policia.
Author: Politiko
Hoxha Drilon Gashi ka kritikuar këngëtarin Fero pasi ky i fundit mbrëmë ka lënë muzikën përfundimisht për shkak se i është perkushtuar fesë islame. Drilon Gashi shkruan: Disa prej vëllezërve tanë, prej një ekstremi në ekstremin tjetër. Edhe ajo që bën f.v. Sami Yusuf quhet muzikë, por nuk pendohet prej saj, edhe shihet që nuk e ka njet ta bëj këtë, përkundrazi. Athua pse?!
Pendarovski paska kritikuar lëshimet e protokollit gjatë vizitës së Albin Kurtit. Nuk ëshë intonuar himni i Maqedonisë, është ngritur një flamur(apo transparent, krejt një) që nuk është flamur zyrtar kombëtar i shqiptarëve, por asocon në diçka që nuk shkon bashkë me vizitën e një kryeministri që vjen në këtë shtet. Edhe Kovaçevski paska shprehur vërejtje në takim me Vuçiqin në Athinë… A thua mbas kësaj qëndron BDI-ja? Këto janë argumente të simplifikuara të oponentëve të BDI-së, të cilët mendojnë se kështu e sulmojnë BDI-në, aty ku është më e dobët? Mbas vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si mysafir…
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar nesër do të vizitojë Maqedoninë e Veriut. Ai pritet të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe kreun e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski. Lajmi për ardhjen e Escobar është konfirmuar nga Kabineti i presidentit Pendarovski. Ardhja e Escobar në Shkup vijon pas nisjes së procedurës për miraatimin e ndryshimeve kushteteuse, me të cilat parashihet që bullgarët dhe disa nacionalitete tjera, të bëhen pjesë e Preambulës së Kushtetutës, me çka vendi do të zhbllokojë negociatata për anëtarësim në Bashkimin Europian. Seanca për nevojën për miratimin e ndryshimeve kushtetuese…
Drejtori aktual i Burgut të Tetovës, Qefali Havziju ka shpërndarë mirënjohje për ish-drejtorët dhe punëtorët e pensionuar që kanë punuar në këtë institucion korrektues, përcjell TV21. I pranishëm ishte edhe Drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Jovica Stojanoviç. “Gjatë ceremonialit u ndanë kujtime nga e kaluara. Ku ish drejtorëve dhe të pensionuarave ju ndamë mirënjohje për punën dhe kontributin e dhënë në këtë institucion”, njoftojnë nga Burgu i Tetovës.
Regjisori serb, Milutin Petroviq, me ekipin e tij pritet të zbarkojë në manastirin e Deçanit në fund të muajit tjetër. Aty ai do të nisë punën për xhirimin e dokumentarit “Çelësi i Deçanit” rreth kultit fetar, të cilin Qendra e Filmit në Serbi e përkrahë me rreth 80 mijë euro në kuadër të filmave me temë kombëtare, raporton Klan Kosova. Petroviq krahason rëndësinë e manastirit për serbët, me simbolikën e katedrales ‘Notre Dame’ për francezët. Projekti, që nga njohës të filmit po cilësohet si material i radhës propagandues i shtetit serb, përqendrohet në periudhën e shekullit të 19-të dhe vitet…
Dy shoqe nga Kosova, me banim në Zvicër, Florjana dhe Rita u bënë gati të shpërthenin me labelin e tyre të modës në këtë industri. Por këngëtarja e famshme botërore ka kërcënuar me pady dy kosovaret duke frenuar paksa futjen e tyre fuqishëm në treg. Labeli i modës së Ritës dhe Florjanës mbanë emrin “Riana”, gjë e cila e ka penguar yllin botëror të muzikës. Një ekip avokatësh të këngëtares kanë kërcënuar me padi ngase emri i biznesit është thuajse i ngjashëm me atë të Rihannës. “Ne jemi një kompani e re dhe thjesht donim të fillonim me shkronjat e…
Gazetari Milaim Zeka ka publikuar në rrjetin social Facebook dy foto të ministres së Jashtme së Kosovës Donika Gërvalla me ish-diktatorin Enver Hoxha kur ajo ka qenë fëmijë. Zeka shoqëron fotot me një paralelizim të tërthortë të Albin Kurtit me Enver Hoxhën dhe duke insinuar në të njëjtën kohë bindjet komuniste të Gërvallës, e cila vetë në disa raste është shprehur si anti-komuniste. “Donika Gervalla, dikur afër shokut Enver, sot afër Albin Kurtit”, shkruan Milaim Zeka në Facebook.
Sot i jepet lamtumira e fundit 35 vjeçares Leonora Shala, e cila ndërroj jetë pasi kishte hequr dhëmbin në një klinikë dentare. Familjarët kanë bërë të dtur, se e ndjera do të varroset sot nga ora 18:00, në varrezat e fshatit Ngucat. IndeksOnline ditën e sotme raportoj rreth këtij rasti, duke treguar detaje nga kjo ngjarje. Stomatologu malishevas, Xhavit Karaxha ishte ai që pranoi pacienten me dhimbje dhëmbi. Por gjendja e saj filloi të përkeqësohej për çka u dërgua me urgjencë në QKUK. Leonora nuk arriti të tejkaloj më të keqen dhe më pas ndërroi jetë në QKUK. Stomatologu që…
Bllokada e ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimi i rrugës evropiane nga VMRO-DPMNE, jo vetëm që shkakton izolimin e vendit dhe ndalimin e integrimeve evropiane, por do të ndikojë ndjeshëm negativisht në përfitimet ekonomike për ekonominë dhe qytetarët, akuzojnë nga LSDM njoftimi i mëngjesit i LSDM-së. “Bllokada nga VMRO-DPMNE mund t’i kushtojë vendit tonë 10 miliardë euro më pak mjete nga BE-ja. Vetëm në procesin e integrimit europian të vendit deri tani, nëpërmjet IPA, granteve për krizën energjetike, ndihma makroekonomike, mbështetje për kompanitë e vogla dhe të mesme, ndihma për zbutjen e pasojave ekonomike nga pandemia, programe arsimore dhe të tjera në…