Ministria e Arsimit dhe Shkencës me sukses ka përfunduar aktivitetet për rikonstruimin e 56 objekteve shkollore që janë pjesë e planit të veprimit të saj për përmirësimin e kushteve për vijimin e mësimdhënies dhe punës, për këtë vit kalendarik, shkruan Indeks.mk “Mbi 4.5 milionë euro janë duke u investuar në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës përmes departamentit për investime kapitale, njësisë së projektit për ndërtimin e 145 sallave sportive dhe rehabilitimin e objekteve shkollore dhe njësisë së projektit për përmirësimin e infrastrukturës në arsimin fillor”, deklaroi për Indeks.mk, Jeton Shaqiri – ministër i Arsimit dhe Shkencës. Në 40…
Author: Politiko
Këngëtari kosovar, Feronit Shabani i njohur emrin artistik si “Fero”, ka bërë një postim në profilin e tij në “Instagram” ku njofton se ka vendosur që të heq dorë përfundimisht nga muzika. Fero në fotografinë që ia ka bashkuar postimi shihet me mjekër paksa të rritur, duke treguar se tashmë ka filluar faljen e namazit dhe ka thënë se është penduar për çdo këngë. “Unë kam një mesazh për çdo kënd që dëgjon këngët e mija le t’i fshin ato këngë ose mos t’i dëgjon asniher, le të largohet nga kjo gjë e kotë”, tha Fero në shkrimin e tij.…
Të gjitha tekstet për klasat e para, të dytë, të katërt, të pestë, të shtatë, të tetë dhe të nëntë dhe shumica e teksteve për klasat e treta dhe të gjashta do të dorëzohen në shkolla deri më 1 shtator. E në arsimin e mesëm pas një periudhe të gjatë do të kemi dorëzim të teksteve në ditën e parë të shkollës, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri. Për klasat e treta dhe të gjashta janë duke u përgatitur tekste të reja sipas planprogrameve të reja nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit (BZhA) dhe për këtë disa prej…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së punës në Spanjë, zhvilloi takim me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Nënkryetar i Komisionit Europian, Jozeph Borrell, njoftojnë nga MPJ. Në fokus të bisedimeve, thuhet në njoftimin e MPJ-së, ishte dosja europiane e Maqedonisë së Veriut, me ç’rast Osmani e informoi shefin e diplomacisë europiane për rrjedhën e debatit parlamentar me qëllim miratimin e ndryshimeve kushtetuese, si obligim i ndërmarrë në rrugën e pandërprerë të vendit drejt anëtarësimit të plotë në BE. “Me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, Maqedonia e Veriut dëshmon…
Ballkani ka bërë të ditur se ka emëruar një drejtor të ri sportiv. Këtë post e ka marrë Omer Bunjaku, duke zëvendësuar kështu Nderim Nexhipin që iu bashkua Manisasporit muaj më parë. Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë (pa ndërhyrje) të Ballkanit: Të dashur tifozë, Kemi kënaqësinë që ta prezantojmë drejtorin e ri sportiv. Shtëpia e madhe e kampionëve në Kosovë, pasurohet edhe me një kampion shqiptar. Mirë se vjen Omer Bunjaku! 32 vjeçari nga Shkupi, detyrën e drejtorit sportiv e ka kryer me shumë sukses edhe në skuadrën e qytetit të tij, ku vitin e kaluar u…
Një dron ka goditur një ndërtesë në qendër të Moskës që ishte në ndërtim e sipër, tha kryebashkiaku Sergei Sobyanin, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Mbrojtja ajrore gjithashtu rrëzoi dy dronë në Mozhaisk dhe Khimki të rajonit të Moskës, shtoi ministria e mbrojtjes së atjeshme. Nuk ka raportime për viktima dhe nuk është e qartë se kush e kreu sulmin. Zyrtarët rusë e përshkruan atë si “një përpjekje tjetër nga regjimi i Kievit për të kryer një sulm terrorist”. Ukraina zakonisht nuk komenton se kush qëndron pas sulmeve brenda territorit rus. Të gjitha fluturimet u pezulluan drejt dhe nga aeroportet…
Një kopsht zoologjik në Tenesi po i kërkon publikut të ndihmojë në emërtimin e një gjirafe të rrallë pa njolla që lindi muajin e kaluar. Gjirafa ka lindur në kopshtin zoologjik Brights në Limestone, në Amerikë, më 31 korrik dhe është e dukshme në kopshtin zoologjik, Kjo është e vetmja gjirafë e njohur pa njolla sipas zyrtarëve të kopshtit zoologjik dhe shembulli i fundit i njohur ka lindur ”Ueno” në Tokio. I porsalinduri është një gjirafë, një specie e rrezikuar që u shtua në Listën e Kuqe të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës në vitin 2018. Kopshti zoologjik në…
Europol, së bashku me Gardën Civile Spanjolle, morën pjesë në shkatërrimin e një organizate kriminale që kontrabandon sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut në Bashkimin Evropian nëpërmjet Ishujve Kanarie. Në anijen që lundronte nën flamurin polak u gjetën 700 kilogramë kokainë. Siç njoftoi Europol, oficerët e policisë spanjolle arrestuan një shtetas kroat dhe një shtetas serb, të dyshuar si koordinues të një operacioni kontrabande droge. Autoritetet e zbatimit të ligjit nga Kroacia, Italia dhe Serbia gjithashtu morën pjesë në operacion. “Bashkëpunimi ndërkombëtar i zbatimit të ligjit në të gjithë BE-në ishte vendimtar në arrestimin e të dyshuarve dhe…
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha në një intervistë me programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe qasja Kosovës në strukturat ndërkombëtare, janë thelbësore për një të ardhme më të qetë mes Kosovës dhe Serbisë. Intervista e mëposhtme është redaktuar për të qenë më e përmbledhur dhe më e qartë. Zëri i Amerikës: Presidenti serb (Aleksandar) Vuçiç takoi presidentin ukrainas Volodymir Zelensky këtë mëngjes dhe ai e përshkroi takimin e tyre si një bisedë të sinqertë dhe miqësore. Por, nga ana tjetër, mbrëmë mediat serbe raportuan duke cituar median ruse…
Bashkatdhetarët të cilët ishin për pushime në Kosovë, tashmë kanë filluar të kthehen në vendet e ndryshme evropiane ku ata jetojnë. E një gjë e tillë ka bërë që tash e disa ditë në pikë kalimet kufitare të shkaktohen kolona të gjata e pritje të shumta. Me një gjë të tillë bashkatdhetarët janë përball më së shumti në pikë kalimet kufitare me Serbinë. Por, mëngjesin e sotëm nuk është raportuar për pritje të shumta e as kolona të gjata të automjeteve. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raport i orës 07:17), pritjet për të dalë nga Kosova në pikat kufitare…