Ministri i Jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani në fjalimin e sotëm në akademinë verore “Quo vadis Europa?”, në Santander të Spanjës, organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Borrell dhe Universiteti Ndërkombëtar Menendez Pelayo, tha se zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është interes parësor edhe për vetë sigurinë e BE-së, njoftojnë nga MPJ. “Një Evropë prosperuese dhe e unifikuar në paqe mund të arrihet vetëm me një Ballkan Perëndimor prosperues dhe të unifikuar në paqe. Në këtë kontekst, ky paraqet një rast të rrallë të interesit dukshëm të ndërsjellë si për BE-në ashtu…
Author: Politiko
Me një vendim të Qeverisë, në Tetovë së shpejti do të nisë ndërtimi i një konvikti të ri studentor. Këtë lajm, menjëherë e kanë komentuar dy zyrtarët e lartë të qeverisë përmes statuseve në rrjetet sociale. “Tetova, vatra e dijes studentore do të bëhet me Konvikt Shtetëror Studentor. Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam vendim për themelimin e këtij institucioni me kapacitet akomodues prej 300 shtretër. Me këtë synojmë të lehtësojmë jetën studentore të të rinjve duke reduktuar shpenzimet dhe duke ofruar cilësi hapësinore sipas të gjitha standardeve bashkëkohore.”, ka qenë reagimi i menjëhershëm i zëvendëskryeministrit të parë, Artan…
Përmesa statusit të tij në facebook Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka shprehur kënaqësinë e tij për votimin e vendimit të qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ndërtimin e Konviktit Shtetëror për studentët në qytetin e Tetovës. Në statusin e tij Shaqiri shkruan se u finalizua e gjithë puna e Ministrisë së arsimit me vendimin e qeverisë për realizimin e konviktit. Statusi i plotë: Jam shumë i lumtur që në Qeveri sot votuam vendimin për themelimin e Konviktit studentor Tetovë. E gjithë puna e Ministrisë së arsimit dhe shkencës për të ardhur në fazën finale, u kurorëzua me…
33 denarë ëahtë çmimi i bukës së bardhë, dhe këtu nuk ka rritje. Ministri i Financave, Fatmir Besimi tha se çminmet nuk duhet të rriten në mënyrë spekulative, si dhe janë të gatshëm për të diskutuar me industritë e miellit për t’io ndihmuar ekonomisë së vendit. Besimi bëri të ditur se të gjtihë ministrat përkatës do të bisedojnë me industritë e miellit dhe se për çdo fazë do të jenë të gatshëm për të reaguar dhe se do të përgjigjen për çdo situatë që mund të ndikojë në krizën e çmimeve. Gjithashtu ministri përmendi edhe një herë se Qeveria është…
Zëvëndëskryeministri i parë Artan Grubi përmes një statusi në Facebook njoftoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e mbajtur më 22 gusht solli vendim për themelimin e konviktit shtetëror “Tetova” për studentët në qytetin e Tetovës. Ky konvikt do të shndërrohet në përvojën e parë të jetës studentore të shumë studentëve, e sidomos për pjesën dërmuese me të ardhura të pakta ekonomike, ky konvikti do të jetë shtëpia e tyre e re gjatë gjithë ciklit studimor. “Tetova, vatra e dijes studentore do të bëhet me Konvikt Shtetëror Studentor. Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam vendim…
Ambasadorja amerikane Angela Aggeler, gjatë vizitës së saj në vendkalimin kufitarë Bogorodicë, së bashku me ministrin Oliver Spasovski, theksoi se bashkëpunimi me MPB-në dhe Qeverinë ka rezultate pozitive për qytetarët. E pyetur për qëndrimin e saj në lidhje me ndryshimet kushtetuese, Aggeler theksoi se ajo nuk mund të fletë për këtë, por qytetarët duhet t’u bëjnë të ditur politikanëve se duan të jenë pjesë e BE-së. “Vërtet mendoj se nuk më takon mua të flas se si po shkon procesi i ndryshimeve kushtetuese. Unë jam ambasadore e Shteteve të Bashkuara. Ne nuk jemi pjesë e Bashkimit Evropian, por kur shoh…
Reporteri i njohur sportiv Televizionit shtetëror, Atanas Kostovski, si duket nuk mund të gjejë rehati si pensionist duke parë sjelljen e partisë VMRO-DPMNE, ndaj këto ditë deputetëve të saj u është drejtuar me një letër të hapur, ku ai i përkujton në faktet që ata i heshtin, siç është njohja e shtetit dhe gjuhës maqedonase në OKB e deri te ndryshimet kushtetuese, me të cilën, sipas tij, vërtetohet se populli maqedonas dhe ai bullgar janë dy popuj të ndryshëm. Ua kujton edhe mohimin e gjuhës maqedonase nga vetë VMRO-ja dhe shumëçka tjetër… Ja çka u shkruan 44 deputetëve të VMRO-së…
Flaka e ka kapluar një veturë në afërsi të Sheshit Skënderbeu në Shkup, rreth orës 10.10 minuta. Derisa digjej, dëgjoheshin shpërthime të vogla. Disa minuta më vonë kanë arritur zjarrëfikësit dhe e kanë shuar zjarrin në veturën e cila me gjasë është djegur tërësisht. Nuk dihen shkaqet e kësaj havarie.
Kur kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vende të BE-së në qershor 2003 u takuan në qytezën turistike greke Porto Carras, ata e kishin fort në vëmendje Ballkanin perëndimor. Unioni mbështet “pa asnjë rezervë” antarësimin e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë, thuhet në deklaratën përfundimtare: “E ardhmja e shteteve të Ballkanit është në Europë.” Ky “premtim i Selanikut”, që mban emrin e qytetit port pranë vendit, ku u mbajt samiti, nuk është përmbushur as sot pas dy dekadash. Rëndësia aktuale: Në qershor të vitit të kaluar shtetet e BE-së morën vendimin sipas tyre historik, që pavarësisht…
Shumë ngacmime në shkolla tani vazhdojnë në internet, shpesh jashtë syve të prindërve dhe mësuesve. Viktimat shumë shpesh zgjedhin të vuajnë në heshtje. Kur një djalë 13-vjeçar hyri në klasë në shkollën e tij fillore në Beograd më 3 maj dhe vrau 10 fëmijë dhe një roje sigurie, në Serbi pasuan shumë kërkime shpirtërore – mbi vetë aktin dhe çfarë mund ta ketë shkaktuar atë. Shokët e klasës u thanë gazetarëve se djali ishte ngacmuar dhe autoritetet thanë se ai ishte ndjerë i tjetërsuar pasi kishte kërkuar të lëvizte klasën. Motivi pas të shtënave, që shkaktoi një valë protestash kundër…