Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka reaguar mbrëmë ndaj kërcënimeve të Serbisë me hakmarrje ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, për shkak se ato e kanë njohur Kosovën. Reagime të ashpra edhe nga Edi Rama dhe Jakov Milatoviq. Osmani ka shkruar në rrjete sociale se presin sqarime nga ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, i cili ka thënë se “Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë ofenduar Serbinë me njohjen e pavarësisë së Kosovës”, duke theksuar se “kjo paraqet ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi dhe duke kërcënuar me destabilizimin…
Author: Politiko
Japonia dhe Maqedonia e Veriut do të shënojnë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike vitin e ardhshëm, por lidhjet mes dy palëve shkojnë më larg se kaq. Arkitekti japonez me famë botërore Kenzo Tange u përfshi në rindërtimin e asaj që tani është kryeqyteti i vendit, Shkupi, pas një tërmeti të madh në 1963. Puna e tij ende njihet gjerësisht nga vendasit dhe lidh të dy vendet. Filip Tosevski, sekretari shtetëror i Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, i cili vizitoi Tokion muajin e kaluar, tha: “Të gjithë e dinë për të si pjesë e historisë sonë”. Më…
Mes 200 dhe 500 njerëz besohej se jetonin në vendbanimin e ri-zbuluar rishtazi me shtëpi të ndërtuara mbi shtylla përgjatë vijës bregdetare të Shqipërisë. Aktualisht është vendi më i vjetër i këtij lloji në Evropë. Shkencëtarët kanë gjetur ndoshta një nga komunitetet më të hershme të ulur në Evropë të strehuar pas një fortese me thumba mbrojtëse nën një nga liqenet më të vjetër në botë. Zbulimi nën liqenin e Ohrit në fshatin Lin, Shqipëri, konfirmon se vendbanimet në breg të liqenit të rajonit – i cili shtrihet në kufirin malor të Maqedonisë së Veriut – janë shumë më të…
Lionel Messi shënoi golin e tij të 10-të në shtatë ndeshje për Inter Miami, me çka e bëri fituese për titullin e Kupës së Ligës në PK.
“Keni bërë një gabim që t’u bjerë kokës, ashtu siç u godit Ukraina. Ju keni hapur kutinë e Pandorës”. Këto ishin deklaratat e Ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Milosh Vuçeviq, i cili ditë më parë në një televizion në Beograd, kërcënoi Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai tha se “ka një mbështetje të madhe ndërkombëtare për krijimin e Shqipërisë së Madhe, duke shtuar se kjo nuk është çështje vetëm e Serbisë, por edhe e fqinjëve të saj”. Ndaj këtyre pretendimeve të zyrtarit të lartë të qeverisë së Serbisë kanë reaguar ashpër…
Një koleksion i ditarëve të pabotuar të Amy Winehouse, teksteve të shkruara me dorë dhe fotografive personale do të publikohet më 31 gusht. Me flokët e saj të çuditshëm, eyeliner të guximshëm dhe shumë tatuazhe, Amy Winehouse u bë shpejt një nga ikonat më të mëdha në industrinë e muzikës. Por këngëtarja vetëm 27 vjeçe ndërroi jetë më 23 korrik 2011 duke tronditur fansat e saj. Prindërit e saj vendosën të nxjerrin një libër me foto personale dhe dorëshkrime të këngëtares në mënyrë që fansat e saj ta kuptojnë jetën e saj më shumë. “Ky koleksion i ri i bukur…
Këngëtarja Enca Haxhia, pas ca kohësh pauzë ka publikuar projektin e saj ”Albanian”, në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin Projekti u prit mirë nga ndjekësit e saj, e po shpërndahet masivisht në rrjetet sociale. Por, Enca ka bërë të ditur se kjo nuk do të jetë kënga e vetme qe ajo do të publikojë këtë verë, pasi po punon edhe në disa këngë të tjera. Pas këtij kthimi ajo duket se u ka hedhur një diss, disa nga kolegeve të saj. ”Këto ku**a nuk janë të lumtura që u ktheva, qëndroni të palumtura”, ka shkruar ajo në një Instastory, duke ndezur…
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi thotë se në seancën për votimin e nevojës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese nuk është thirrur në nenin 165 të Rregullores së Kuvendit. Xhaferi thotë se për këtë seancë është thirrur në nenin 81 të Rregullores, që Xhaferi thotë se i jep të drejtën atij të vendos se kur do të mbyll seancën. “Në bazë të nenit 81 të Rregullores së Kuvendit të RMV-së, paragrafi 1 i së njëjtës kam ndërprerë punimet e seancës mbas konstatimit të apsolvimit të listës së deputetëve të paraqitur për fjalë për diskutim për pikën përkatëse”, tha Xhaferi.…
Shkup, 21 gusht/ indeks.mk – Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski ka paralajmëruar dhëninen e dorëheqjes në rast të votimit të ndryshimeve kushtetuese. Këtë akt e kanë paralajmëruar edhe partitë e tjera, si Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për shqiptarët. Analistët politikt në lidhje me dorëheqjen e Kovaçevskit u shprehën se ky paralajmërim ka ardhur si pasojë e rrethanave politike që po zhvillohen në vend për momentin, dhe si pasojë e nxitjes së VMRO DPMNE-së për votimin e ndryshimeve kushtetuese, për integimin e vendit në Bashkimin Europian. Kryeministri Dimitar Kovaçevski në emisionin “Tema e ditës” në televizionin Sitel, u shpreh…
Ajo ka shijuar në Ibiza udhëtimin për 48-vjetorin e ditëlindjes së bashkëshortit të saj, Taika Waititi. Ajo buri në pah barkun e saj të tonifikuar falë ushtrimeve në palestër. Dhe Rita Ora dukej sensacionale teksa shijoi një udhëtim me jaht me regjisorin dhe miqtë e tyre gjatë fundjavës, shkruan DailyMail. Këngëtarja 32 vjeçe, kishte veshur bikini të imta argjendi ndërsa po merrte diell në kuvertën e sipërme të varkës.Ndërkohë, Taika kishte veshur një palë pantallona të shkurtra noti ngjyrë blu. Kjo paraqitje e çiftit vjen pak kohë pasi Rita zbuloi shpresat e saj për të krijuar një familje me bashkëshortin…