Dashi – Jeta sentimentale e çifteve do të jetë e qetë sot. Do të flisni hapur me njëri-tjetrin dhe do të bini në mirëkuptim për gjithçka. Në planin financiar tregohuni më të kujdesshëm dhe menaxhojini me maturi të ardhurat që keni.
Demi – Ditë e vështirë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do të debatoni shpesh me partnerin dhe nuk do hapni rrugë aspak. Financat do të jenë më të mira sesa mendoheshin dhe do i zgjidhni edhe problemet që keni pasur para disa kohësh.
Binjakët – Do të jeni xheloze sot për ata që keni në krah dhe marrëdhënia midis jush do të jetë e tensionuar. Në planin financiar do të kryeni transaksione të rëndësishme.
Gaforrja – Marrëdhënia në çift nuk do të jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite dhe herë pas here mund të keni mosmarrëveshje me njëri-tjetrin. Financat do të jenë delikate, prandaj kujdes me shpenzimet.
Luani – Jeta juaj sentimentale do të jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur sot. Do kaloni momente pasionante me partnerin/en. Në planin financiar duhet të reflektoni shume herë para se të bëni një investim të madh.
Virgjëresha – Për pjesën më të madhe të të dashuruarve dita do të jetë shumë e qetë dhe pa probleme. Partneri/ja do i kuptojë të gjitha prioritetet tuaja dhe do iu mbështetëse në çdo moment. Në planin financiar do të bëni një riorganizim te situatës dhe çdo gjë do shkojë më së miri.
Peshorja – Do të ndiheni të hutuar dhe konfuz sot. Merri frymë thellë dhe mos i përjetoni problemet kalimtare si drama. Zemra juaj është e pavendosur, por bëni mirë që të vendosni se çfarë doni dhe kështu do të keni mundësi të zgjidhni njëherë e mirë se çfarë do të bëhët me marrdhënien tuaj.
Akrepi – Gjërat do të rrjedhin në rrugën tuaj, nëse i lini të lira. Mos u mundoni për të luftuar fatin e mirë. Ndryshimet e papritura shikojini si pozitive, pasi shumë shpejt do të keni sukses. Lëre zemrën të udhëheqë rrugën.
Shigjetari – Do të diskutoni hapur me partnerin/en dhe marrëdhënia mes jush do të jetë më e ngrohtë. Në planin financiar çdo gjë do të shkojë për mrekulli. Do të kryeni disa shpenzime dhe situata sërish do të jetë e qëndrueshme.
Bricjapi – Ndikimi i yjeve në planin sentimental do të jetë shumë i madh gjatë kësaj dite. Në planin financiar çdo gjë do të shkojë më së miri.
Ujori – Çdo dëshirë që keni duhet t’ia shprehni partnerit. Vetëm në këtë mënyrë ai mund t’iu kuptojë dhe t’iu bëjë të ndiheni sa më mirë. Në planin financiar mund të përballeni me surpriza të këqija nëse nuk tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet.
Peshqit – Do të jetë një ditë harmonike dhe e mbushur me surpriza të këndshme për të dashuruarit. Për financat dita do të jetë e paqëndrueshme. Mos prisni që gjendja të stabilizohet nëse nuk merrni sa më shpejt masa strikte. /tvklan.al