Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në ditën e tretë, me raportime për viktima të reja nga të dyja palët. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se numri i izraelitëve të vrarë që kur Hamasi nisi sulmin e tij të shtunën është rritur në 350. Një burrë 20-vjeçar është në gjendje kritike pas një sulmi me raketë në qytetin jugor të Sderot. Nga ana tjetër, Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza tha se të paktën 313 palestinezë janë vrarë dhe 1990 të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit. Izraeli ka kryer sulme ajrore kundër Hamasit që kur…
Author: Politiko
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka drejtuar kritika ndaj klasës politike në Tiranë që s’po merren vesh për miratimin e një rezolute për dënimin e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës. Duke marrë shembull dënimin e sulmit terrorist të Hamasit kundër Izraelit të shtunën, Bushati shkroi në Facebook se si dy javë prej sulmit në veri të Kosovës, në Tiranë s’po gjendet gjuha e përbashkët për ta dënuar këtë. “Ndërkohë që kanë kaluar dy javë prej sulmit terrorist të 24 shtatorit në Kosovë, të njëjtët krahë të politikës nuk gjejnë ende gjuhën…
Javorja në gjuhën maqedonase “Fokus” publikon të hënën sondazhin më të fundit të opinionit publik për disa tema aktuale. Në këtë anketë është marrë mendimi i qytetarëve për situatën politike dhe ekonomike në vend. Në fokus të anketës janë marrëdhëniet politike, qëndrimi i qytetarëve për afatin e mbajtjes së zgjedhjeve, por edhe vlerësimi i masave dhe politikave ekonomike të Qeverisë, informon Politiko.makdomen.net Interesante në këtë matje të opinionit publik, që tërheqë edhe vëmendjen e qytetarëve dhe natyrisht edhe të ekspertëve, është se si përplasja mes Mickoskit dhe Gruevskit ndikon në vlerësimin e opozitares VMRO-DPMNE. Anketa tregon se sipas perceptimit të…
Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kreu i sajë, Ali Ahmeti vazhdojnë të dominojnë skenën politike shqiptare, pavarësisht se së fundi janë formuar një numër i madh i partive politike. Përmes linjës telefonike, “Market Vision”, anketoi 1200 qytetarë. Sipas kësaj ankete të porositur nga portali “MKD”, kreu i BDI-së – Ali Ahmeti përpos se dominon në skenën politike shqiptare, ai ka mbështetje më të madhe edhe se vet kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, informon Politiko.makdomen.net Respektivisht, Ahmeti gëzon 3.7% të mbështetjes së qytetarëve, gjersa Kovaçevski ka 3.5%. Ali Ahmeti është i pakrahasueshëm me liderët politik shqiptar, sepse sipas anketës, asnjëri nga…
Procesi i skriningut po rrjedh në mënyrë të duhur dhe sipas dinamikës paraprakisht të dakorduar me Komisionin Evropian, i cili filloi me 15 shtator të vitit të kaluar dhe pritet të mbarojë në gjysmën e parë të muajit dhjetor, thekson zv/kryenegociatorja në procesin e skriningut me BE-në, Drita Abdiu, pas përfundimit të skriningut bilateral 2 ditor për kapitullin 22 – Politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore, që lidhet ngushtë me shfrytëzimin e fondeve të para anëtarësimit apo fondet IPA. “Nga gjithsej 33 kapituj dhe 3 fusha, në sesionet e ardhshme duhet ta përfundojmë skriningun bilateral edhe për 6 kapitujt…
Izraeli dhe grupi militant palestinez Hamas janë përfshirë në një luftë të ashpër pas një sulmi të befasishëm raketash nga Gaza në territorin izraelit të shtunën në mëngjes. Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij është “në luftë” dhe se do të hakmerret me forcë për këtë “ditë të zezë”. Sipas autoriteteve izraelite, militantët e Gazës kanë lëshuar mbi 1,000 raketa në Izrael që prej fillimit të sulmit, duke shkaktuar vdekjen e 200 njerëzve dhe plagosjen e 1,400 të tjerëve. Izraeli ka kundërpërgjigjur me sulme ajrore në Gaza, ku autoritetet palestineze thonë se kanë vdekur 232 palestinezë…
Një studim i ri ka zbuluar se pirja e kafesë pa sheqer mund të ketë një efekt pozitiv në peshën e trupit. Studiuesit nga Universiteti i Harvardit kanë analizuar të dhënat e mbi 150,000 njerëzve për të përcaktuar se si konsumimi i kafesë dhe sheqerit ndikon në ndryshimet e peshës gjatë një periudhe katër-vjeçare. Ata zbuluan se njerëzit që rritën marrjen e tyre ditore të kafesë me një filxhan kafe të pa ëmbëlsuar humbën rreth 0.12 kilogramë. Nga ana tjetër, njerëzit që shtuan një lugë çaji sheqer në çdo ushqim apo pije fituan 0,09 kilogramë. Studiuesit gjithashtu vunë në dukje…
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka miratuar dhe rekomanduar një vaksinë të re kundër malaries, e cila është zhvilluar nga shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit. Kjo është vaksina e dytë e disponueshme ndaj malaries, pas RTS,S/AS01, të cilën OBSH e rekomandoi në 2021. Vaksina e re, e quajtur R21/Matrix-M, është prodhuar nga Instituti i Serumit të Indisë dhe pritet të jetë më pak e shtrenjtë për t’u prodhuar. Ajo ka treguar një efikasitet prej 75% në vendet me transmetim të lartë të malaries sezonale dhe 68% në vendet me transmetim më shumëvjeçar. Ajo kërkon tre doza me një përforcues 12…
Urime të shumta kanë ardhur nga vende të ndryshme të botës në adresë të Presidentit të FSHF-së, Armand Duka pas zgjedhjes së tij në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s disa ditë më parë në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Një arritje historike për Presidentin Duka e për futbollin shqiptar gjithashtu, që është cilësuar nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar si një vlerësim për kontributin e tij në zhvillimin e futbollit europian. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përcjellë përmes një mesazhi “urimet më të mira vëllazërore në emër të gjithë komunitetit të futbollit të…
Selena Gomez ka thyer më në fund heshtjen e saj mbi fjalet që qarkullojnë prej kohësh për një grindje mes saj dhe Dua Lipës. Në verë pati shumë thashetheme mbi relatat e dyshes, e u fol për një konflikt të mirëfilltë mes tyre. Kto pretendime morën hov pasi Selena e kishte hequr Duan nga Instagrami. Gomez më në fund shpjegoi përse e bëri unfollow Dua-n. Në një intervistë për median Fast Company, këngëtarja ka shpjeguar se në fakt e gjitha ka qenë thjesht një aksident.