Author: Politiko

Rafet Muminoviç, ish drejtues i Klubit Futbollistik “Slloga Jugamgnat”, deputet ne Kuvend, kryetar i partisë Lidhja Demokratike e Boshnjakëve, dhe së fundmi anëtar i Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit, njihet si një ndër biznesmenët e parë që kanë nisur biznesin e basteve dhe kazinove në Maqedoninë e Veriut. Muminoviç – njihet edhe si një ndër njerëzit më të afërt të Izet Mexhitit, bashkëpunëtor politik dhe partiak, por edhe njeriu të cilit Komuna e Çairit, e udhëhequr nga Izet Mexhiti, ia dha në shërbim disadekadash, si dhe ia legalizoi gjithë hapësirën e stadiumit të Çairit dhe pjesën e përparme, që konsiderohet…

Read More

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Dr.Jeton Shaqiri në intervistë për portalin Politiko.makdomen.net, i pyetur mes-tjerash edhe për rritjen e pagave në arsim ka deklaruar se brenda një viti punonjësve të arsimit u janë rritur pagat për 35 për qind. “Brenda një viti punonjësve të arsimit u janë rritur pagat për 35 për qind. Të gjithë këtë e kemi arritur nëpërmjet një bashkëpunimi. Edhe mëtej do të punojmë për të rritur pagat. Të gjithë mësimdhënësit nga muaji shtator marrin rroga me 15 për qind rritje. Në këtë kohë kemi pasur edhe rritje të pagave në arsimin e lartë rreth 30 për…

Read More

Ambasadori francez në vendin tonë, Olivier Guerot, thekson nevojën për “të vërtetuar me saktësi faktet” nëse Serbia qëndron mbrapa sulmit terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit, para se ndaj këtij shteti të ndërmerren masa ndëshkuese. Megjithatë, në një intervistë për KosovaPress, ai shton se “nuk mund të mos i bëjmë vetes pyetje” pas gjithë atij armatimi të kapur nga autoritetet e Kosovës. Guerot shpreh qëndrimin e Francës kur deklaron se pret që Serbia të bashkëpunojë plotësisht në mënyrë që autorët e këtij akti terrorist të dalin para drejtësisë. Megjithëse, liderët e shtetit të Kosovës deklaruan se nuk…

Read More

Maqedonia e Veriut po bën përpjekje të mëdha për të mbrojtur dhe përmirësuar pyjet e vendit dhe pasurinë natyrore, theksoi në Konferencën e parë ministrore për pylltari, ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski. Ai tha se në një partneritet të fortë me Bashkimin Evropian, vendi vazhdon përpjekjet për të reformuar sektorin pyjor në vend. Kjo është një iniciativë e domosdoshme që synon të sjellë pylltarinë e RMV-së në përputhje me standardet evropiane, tha Nikollovski. “Së bashku në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, përmes programit IPA po punojmë në një projekt të madh dhe domethënës për reformimin e sektorit pyjor në Maqedoninë e…

Read More

Partia e Afrim Gashit (Alternativa) ende nuk mund të pajtohet me faktin që gjuha shqipe është zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, andaj shkresat zyrtare në adresë të institucioneve i dërgon vetëm në gjuhën maqedonase, kurse në daljet publike gjithnjë ngre zërin për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, të drejtë që tash e shumë vite e gëzojnë shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut por që partia Alternativa dhe kreu i saj Afrim Gashi, nuk e vënë në përdorim, shkruan indeks.mk Rasti i fundit për t’u bindur se gjuha shqipe është zyrtare është pikërisht shkresa drejtuar Komisionit Shtetërorë Zgjedhor ku…

Read More

Një studim i ri i botuar në revistën “Child Abuse & Neglect” tregon se abuzimi verbal në fëmijëri nga prindërit, kujdestarët ose mësuesit mund të shkaktojë dëmtime afatgjata në trurin dhe sjelljen e fëmijëve. Studiuesit kërkojnë që abuzimi verbal të njihet si një formë e veçantë e keqtrajtimit dhe të trajtohet me seriozitet. Shpesh, abuzimi verbal në fëmijëri kalon pa u vënë re ose pa u denoncuar, pasi nuk lë gjurmë fizike si abuzimi tjetër. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka ndikim negativ në jetën e fëmijëve. Një rishikim sistematik i 166 studimeve të mëparshme zbuloi se…

Read More

Lideri i opozitares maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski nuk beson se partitë opozitare shqiptare të gjitha bashkë mund ta fitojnë Bashkimin Demokratik për Integrim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. I pyetur nëse beson se opozita shqiptare ka kapacitet për ta mposhtur BDI-në, kryetari i VMRO-DPMNE Mickoski theksoi: “Ne vlerësojmë që një opozitë e bashkuar mes partive politike shqiptare ka një kapacitet të madh për ta mposhtur BDI-në. Nëse kjo do të ndodhë, nuk e di. Por fatkeqësisht pas kësaj deklarate do të jenë objekt i një fushate të BDI-së se VMRO-DPMNE po qëndron pranë tyre… Kjo mund të cilësohet si gjest…

Read More

Lideri i Levizjes Demokratike, Izet Mexhiti pas 22 viteve në maje të pushtetit sot i është kujtuar të merret me mbylljen e kazinove. Si funksionar e si deputet i BDI-së kurrë nuk e ngriti zërin për kazinot. Pas 22 viteve, Mexhiti mundohet të mashtroj opinionin për mbylljen e kazinove edhe pse ligji për kazinot votohet në parlament ku edhe vet është deputet. Mexhiti, sonte ka sfiduar edhe liderin e BDI-së, Ali Ahmetin dhe Artan Grubin. “Sfidoj Artan Grubin dhe BDI-në, mos shitni mjegull, ajde t’i mbyllim krejtësisht kazinotë dhe lojrat e fatit!” ka shkruar Mexhiti.

Read More

Një specialist i sëmundjeve infektive dhe një profesor i mjekësisë në Universitetin Stanford në Kaliforni, Dean Winslow, në një intervistë me Everyday Health ndan me ne disa këshilla dhe taktika për të shmangur COVID-19 dhe infeksione të tjera të frymëmarrjes gjatë sezonit të viruseve që po vjen. Ai bisedoi me Everyday Health për parashikimin e tij në lidhje me COVID, gripin dhe RSV, si dhe për rëndësinë e vaksinimit dhe testimit. Sipas Dr. Winslow, ne duhet të presim shumë raste të COVID-19 në javët në vijim, edhe pse numrat zyrtarë kanë treguar një rënie të lehtë. Kjo është sepse shumica…

Read More

“Çdo ditë ne si ministri hasim në angazhime të reja në aspektin e investimeve kapitaleve në rikostruktimin e shkollave, ku deri më tani janë renovuar një numër i madh i shkollave fillore, si edhe të mese, duke filluar me qytetin e Strugës, Kërçovës, gjithashtu në Komunën e Pllasnicës dhe Dollnenit”, thotë ministri i arsimit dhe shkencës Dr.Jeton Shaqiri në intervistë për Politiko.makdomen.net, e cila e plotë do të publikohet dhe transmetohet nesër. Ai informon se është investuar edhe në konviktin e Tetovës. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, po ashtu me sukses ka përfunduar aktivitetet për rikonstruimin e 56 objekteve shkollore…

Read More