Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»SPORT»Zgjedhja si Zv.President i UEFA-s, mesazhe urimi nga e gjithë bota për Dukën
    SPORT

    Zgjedhja si Zv.President i UEFA-s, mesazhe urimi nga e gjithë bota për Dukën

    07/10/2023
    Facebook Twitter Email

    Urime të shumta kanë ardhur nga vende të ndryshme të botës në adresë të Presidentit të FSHF-së, Armand Duka pas zgjedhjes së tij në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s disa ditë më parë në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

    Një arritje historike për Presidentin Duka e për futbollin shqiptar gjithashtu, që është cilësuar nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar si një vlerësim për kontributin e tij në zhvillimin e futbollit europian.

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përcjellë përmes një mesazhi “urimet më të mira vëllazërore në emër të gjithë komunitetit të futbollit të Kosovës për zgjedhjen e Presidentit Duka në postin e lartë drejtues në UEFA”, njofton FSHF.

    “Gjithashtu, vlerësimi dhe besimi që ua dha Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dhe paraprakisht komuniteti i gjerë i federatave anëtare të familjes së futbollit evropian me rastin e rizgjedhjes në KE të UEFA-s, si më i votuari, është një e arritur e jashtëzakonshme për Ju, Shqipërinë por edhe futbollin mbarëkombëtar. Jam i sigurt se vizioni juaj dhe përkushtimi për futbollin do të ndihmojë progresin e mëtejmë të UEFA-s dhe rritjen e futbollit evropian. Njëkohësisht suksesi juaj do të jetë shtysë për zhvillim edhe më të hovshëm të futbollit në rajonin tonë”, – shkruan Presidenti Ademi.

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini thekson në letrën e tij të urimit se “në këtë rol ju do të vazhdoni të punoni fort për prosperitetin e futbollit europian për zhvillimin e mëtejshëm të lojës në rajonin tonë dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit”.

    Edhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, z. Péter Szijjártó, i ka dërguar një telegram zyrtar Presidentit të FSHF-së ku e ka uruar për zgjedhjen e tij në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s.

    “Ky rezultat i jashtëzakonshëm është një sukses domethënës në diplomacinë sportive për Shqipërinë, por edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit si edhe një vlerësim për punën tuaj të shkëlqyer. Më lejoni të shpreh urimet e mia të përzemërta. Nën lidershipin tuaj, futbolli shqiptar është zhvilluar shumë në dy dekadat e fundit dhe këtë vit ju keni dëshmuar eksperiencën dhe pasionin tuaj për futbolli si një anëtar i rizgjedhur në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s”, – shkruan Ministri hungarez Szijjártó.

    Ambasadori i Arabisë Saudite në Shqipëri, z. Faisal Ghazi Hifzi shpreh urimet e tij për zgjedhjen e Presidentit Duka në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s, duke e cilësuar “një ngjarje historike për Shqipërinë, futbollin shqiptar dhe shpresoj që zgjedhja juaj në këtë pozicion t’i shërbejë Shqipërisë dhe futbollit në të ardhmen”.

    Një tjetër mesazh urimi vjen nga Ambasadori i Republikës Çeke në Shqipëri, z. Karel Urban, i cili teksa vlerëson zgjedhjen e Presidentit Duka në postin e lartë drejtues në qeverinë e futbollit europian, thekson se ky vendim është një arritje shumë e rëndësishme sportive, por edhe për vetë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

    Ndërkaq, edhe shumë federata të tjera europiane kanë përgëzuar numrin një të qeverisë së futbollit shqiptar për këtë arritje të madhe.

    Previous ArticleSelena Gomez zbulon pse e bëri “unfollow” Dua Lipën në Instagram
    Next Article OBSH miraton vaksinën e dytë kundër malaries

    Related Posts

    Tri ndeshje sot në ‘Euro 2024’, vëmendja te ballafaqimi Holandë – Francë

    21/06/2024

    Euro 2024| Federata Serbe: UEFA të dënojë Shqipërinë dhe Kroacinë, ose nuk marrim pjesë në Europian

    20/06/2024

    Euro 2024| Spanja e Italia për të shkruar historinë

    20/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.