Një studim i ri ka zbuluar se pirja e kafesë pa sheqer mund të ketë një efekt pozitiv në peshën e trupit. Studiuesit nga Universiteti i Harvardit kanë analizuar të dhënat e mbi 150,000 njerëzve për të përcaktuar se si konsumimi i kafesë dhe sheqerit ndikon në ndryshimet e peshës gjatë një periudhe katër-vjeçare.

Ata zbuluan se njerëzit që rritën marrjen e tyre ditore të kafesë me një filxhan kafe të pa ëmbëlsuar humbën rreth 0.12 kilogramë. Nga ana tjetër, njerëzit që shtuan një lugë çaji sheqer në çdo ushqim apo pije fituan 0,09 kilogramë.
Studiuesit gjithashtu vunë në dukje se kafeina ishte një faktor i rëndësishëm në lidhje me peshën. Kur marrja e kafeinës u rrit me 100 miligramë, shtimi në peshë u reduktua me 0,08 kilogramë.
Studimi i publikuar në The American Journal of Clinical Nutrition është i pari që shqyrton ndikimin e shtesave të kafesë si sheqeri, ëmbëlsues artificial, krem ose krem jo-bulmetor në peshën e trupit.
Autori kryesor i studimit, Dr. Frank Hu, profesor i epidemiologjisë dhe ushqimit në Shkollën e Shkencave Mjekore Harvard dhe Shkollën Harvard të Shëndetit Publik, tha se rezultatet tregojnë se pirja e kafesë mund të jetë një mjet i dobishëm për të mbajtur një peshë të shëndetshme.
Ai shtoi se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm për ato që shtojnë në kafen e tyre, pasi sheqeri dhe ëmbëluesit artificial mund të anulojnë përfitimet e kafes.
“Kafeja është një pije shumë popullore dhe shumica e njerzve e konsumojn ato me shtesa. Kjo mund të ket nj efekt negativ në shendetin metabolik dhe peshen”, tha ai.
Ekspertet rekomandojn qe njerzit te konsumojne jo me shume se tre ose katër filxhan kafe ne dite dhe te perpiqen te shmangin sheqerin apo ëmbëluesit artificial. (politiko.makdomen.net)