Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Procesi i skriningut, Abdiu-Halili: Kanë mbetur edhe 6 kapituj nga gjithsej 33
    MAQEDONI

    Procesi i skriningut, Abdiu-Halili: Kanë mbetur edhe 6 kapituj nga gjithsej 33

    08/10/2023
    Facebook Twitter Email
    Procesi i skriningut po rrjedh në mënyrë të duhur dhe sipas dinamikës paraprakisht të dakorduar me Komisionin Evropian, i cili filloi me 15 shtator të vitit të kaluar dhe pritet të mbarojë në gjysmën e parë të muajit dhjetor, thekson zv/kryenegociatorja në procesin e skriningut me BE-në, Drita Abdiu, pas përfundimit të skriningut bilateral 2 ditor për kapitullin 22 – Politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore, që lidhet ngushtë me shfrytëzimin e fondeve të para anëtarësimit apo fondet IPA.
    “Nga gjithsej 33 kapituj dhe 3 fusha, në sesionet e ardhshme duhet ta përfundojmë skriningun bilateral edhe për 6 kapitujt e mbetur. Pra bëhet fjalë për një proces jashtëzakonisht dinamik  dhe gjithëpërfshirës ku deri më tani janë kyçur rreth 1,400 ekspertë të fushave përkatëse nga Maqedonia e Veriut, si dhe mbi 800 ekspertë nga Komisioni Evropian. Si përfundim kemi përmbyllur skriningun shpjegues dhe bilateral për 4 nga gjithsej 6 klasterat e paraparë sipas metodologjinë së re të reviduar. Nga Komisioni Evropian deri më tani kemi marrë vlerësim dhe komente pozitive për sa i përket përgatitjes profesionale të administratës sonë dhe prezantimeve për kapitujt e ndryshëm që po i bëjmë në Bruksel.”, tha Drita Abdiu-Halili, sekretare shtetërore e SÇE-së.
    Me procesin e skriningut punohet intensivisht edhe në përgatitjen e 3 udhërrëfyesve, si dhe një plani aksional, të cilat janë dokumente shumë të rëndësishme, si dhe kusht për hapjen e klasterit të parë.
    “Përgatitja e udhërrëfyesve për Sundimin e së drejtës dhe Reformës në administratën publike janë kushtet që të mund të hapim Klasterin e Parë –Vlerat Fundamentale, pasi të mbarojë procesi i skriningut dhe pasi që t’i kemi përmbushur obligimet nga korniza negociuese. Udhërrëfyesi Funskionimi i institucioneve demokratike është gjithashtu një dokument i rëndësishëm, por i njëjti nuk paraqet kusht për hapjen e kapitujve. Pra punojmë intensivisht në përgatitjen e këtyre dokumenteve ku deri më tani kemi realizuar një sërë konsultimesh me të gjitha institucionet relevante, si dhe kemi bërë 2 takime konsultative me përfaqësues të sektorit civil, duke marrë parasysh se edhe njohuritë dhe ekspertiza e tyre janë shumë të rëndësishme që të hartojmë udhërrëfyes kualitativ dhe gjithëpërfshirës.”, tha ABDIU-HALILI.
    Abdiu-Halili shtoi se në fund të korrikut KE-ja publikoi raportin për Klasterin e Parë, ku bëjnë pjesë edhe rekomandimet për kapitujt 23 dhe 24 që shërbejnë si bazë për përgatitjen e udhërrëfyesit për Sundimin e Ligjit. Raporti u miratua edhe nga këshilli i ministrave të BE-së dhe së shpejti pritet letër zyrtare nga Këshilli i Ministrave të BE-së për atë se kur duhet te dorëzohen udhërrëfyesit, thekson Abdiu.
    Aktuale
    Previous ArticleVrasje masive në Izrael dhe Gaza pas një breshëri raketash nga Hamas, 200 izraelitë të vrarë, 232 palestinezë dhe 3,000 të plagosur
    Next Article BDI dhe Ali Ahmeti bindshëm të parët, me më shume mbështetje se të gjitha partitë e tjera bashkë

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.