Author: Politiko

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur takimin me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian Josep Borrell dhe të dërguarin special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Ohër. Më herët, Borrelli dheLajçak, takuan presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në fund do të mbahet takimi trelateral.

Read More

Kryetari i BDI-së, në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti para gazetarit për Tv Kanal10 të Kosovës lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi ka deklaruar që ky është një proces që udhëhiqet nga BE-ja por me një mbështetje të fortë nga SHBA-të, sepse ky është një problem i Evropës pasi që nëse nuk ka stabilitet të qëndrueshëm në ballkanin perëndimor në radhë të parë do të jetë e rrezikuar evropa. Ai tutje ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë i zhgenjyer nga SHBA-ja dhe Evropa dhe kështu duhet të këtë dyshime në to. I pyetur nëse Serbia është duke u ledhatuar nga faktori…

Read More

Të pranishëm në hapësirat ku po mbahet takimi janë edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, por edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, partia e të cilit është në kolaicion qeveritar. Në një deklarim për RTK-në, Ahmeti tha se shpreson se në këtë takim do të merren-“vendimet e duhura për të ndërtuar të ardhmen”. Ai konfirmoi se vendi ku po mbahet takimi Kosovë-BE-Serbi është i njëjti me atë ku janë zhvilluar bisedimet mes shqiptarëve dhe maqedonasve, pas konfliktit të vitit 2001. “Këtu është  arritur Marrëveshja e Ohrit, por palët (BE-Kosovë-Serbi) janë dakorduar që në Ohër të bëhet ky takim,…

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se në rast se Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje sot në Ohër do të jetë historike. Ahmeti, në një intervistë për Klan Kosova, tha se sot do të vendoset për ardhmërinë e shqiptarëve dhe rajonit, njofton Klankosova, ransmeton Politiko.makdomen.net “Unë këtu kam ardhur me shumë miq dhe bashkëmendimtar për të inkurajuar palët që sot të arrihet një marrëveshje historike. Të presim mbase kjo do të ndodhë”. “Unë nuk kam ardhur në cilësinë e këshillëdhënësit, por në cilësinë e një shqiptari që beson se do të bëhet mirë për shqiptarët dhe…

Read More

Shumë kush e pa me habi përzgjedhjen e Ohrit për takimin e radhës mes Albin Kurtit dhe Aleksander Vuçiç. Takime të tilla deri tani kanë ndodhur në Bruksel, Berlin, Paris dhe Washington. Përzgjedhja e këtij qyteti vjen nga një simbolikë e fortë për rajonin shpesh të trazuar e të përfshirë nga luftra të ashpra ndëretnike. Në Ohër u arrit një nga marreveshjet historike që i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoninë e Veriut dhe i mundësoi këtij vendi bashkëjetesën dhe progresin në rrugën drejt integrimit euroatlantik. Ohri po kosiderohet dhe sot vendim ku mund të hapet një kapitull i…

Read More

Kryeministri Albin Kurti është takuar me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski, pak para nisjes së takimeve në kaudër të dialogut Prishtinë-Beograd që do të mbahen në Ohër. Edhe pse nuk ka pasur deklarime për media, në një postim në Facebook, kryeministri maqedonas i uroi Kurtit një ditë të suksesshme dhe bisedë produktive. “Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i uroj një ditë të suksesshme dhe biseda produktive dhe të suksesshme dhe në të njëjtën kohë e përgëzoj për përkushtimin e shprehur për të ndërmarrë hapa konkretë të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të gjithë rajonit”, shkroi…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur te vila shtetërore “Bilana” në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku sot do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, raporton Express. Ai është pyetur nga gazetarët nëse pritet ndonjë zhvillim pozitiv nga ky takim dhe shkurtimisht është përgjigjur “gjithqysh”, raporton Express.  Fillimisht Kurti do të zhvillojë takim me Shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarin e posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Më pas, do të pësojë takimi i përbashkët me ndërmjetësuesit dhe Vuçiqin. Borrell deklaroi dje se ka pranuar komentet e palëve në…

Read More

Para fillimit të dialogut Kosovë Sërbi në Ohër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një takim me liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani shkruan Tetovasot. Ky takim i ka paraprirë atij për dialogun Kosovë – Serbi, që do të zhvillohet sot në Ohër . Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen fillimisht veç e veç me ndërmjetësuesit e bisedimeve: shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Kurti dhe Vuçiq…

Read More

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak e ka nisur ditën sot me liderin e BDI -së Ali Ahmeti .Bashkërisht në këtë takim midis tyre ka qenë edhe ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani shkruan Tetovasot . Kjo i ka paraprirë takimit të sotëm që mbahet në Ohër ku fillimisht do ketë takime veç e veç me ndërmjetësuesit, pastaj mbahet takimi i përbashkët Kurti-Vuçiq Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen fillimisht veç e veç me ndërmjetësuesit e bisedimeve: shefin e politikës së jashtme të…

Read More