Author: Politiko

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot mori pjesë në takimin e 16-të të Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Europian, që u mbajt për herë të parë në Shkup. Në prezantimin e tij, siç thonë nga MPJ, Osmani theksoi se vendi është plotësisht i përkushtuar në procesin e nisur negociues, i cili ka qenë udhërrëfyesi ynë strategjik dhe zbatimi i agjendës europiane për tre dekada, me theks në arritjen e konsensusit ndërmjet partive politike për fushat kyçe të reformave. Nga ne varet nëse do të realizohet qëllimi ynë – anëtarësimi i plotë në…

Read More

Sot me 17 Mars shënojmë 22 vjetorin nga jehona e krismave të para të Brigadës 115 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në fshatin Graçan të Shkupit. Të bindur në sakrificën më sublime, të grumbulluar nga të gjitha viset shqiptare, për të rikthyer dinjtetin e nëpërkëmbur, për të rikthyer krenarinë dhe trasuar shpresat e ardhmërisë së brezave që vijnë. 17 Marsi i vitit 2001 mbetet përvjetor i krenarisë. Përvjetori i krismave të para të lirisë në zonën e Shkupit, në fshatin Graçan ku u zhvilluan luftime të ashpra që në orët e para të mëngjesit. Ndihem krenarë me të gjithë bashkëluftëtarët e…

Read More

Mbi 9000 të rinj për çdo vit e braktisin Maqedoninë e Veriut, ndërsa rreth 1500 arsimohen në institucionet larta arsimor në Slloveni. Është e nevojshme investimi në arsimin, por edhe punësimi i të rinjve në institucionet që t’i mbajmë në vend. Kjo u tha në panel diskutimin “Kthimi dhe mbajtja e kuadrit të arsimuar nga Sllovenia në Maqedoni”, nën organizmin e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut. Ministri i financave Fatmir Besimi u bën thirrje të rinjve që të kenë durim dhe të qëndrojnë në shtëpi, gnase për shtatë vite BE do të vije tek ne. Deklarata e ministrit vjen…

Read More

Të shtunën më 18 mars, në Ohër do të mbahet raundi i ri i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të Brukselit. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa si nikoqirë do të jenë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i mbështetur nga emisari special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak. Edhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të jetë i pranishëm në këtë ngjarje. Sipas agjendës së publikuar nga BE-ja, takimet e para të ndara bilaterale do të nisin në orën 10:30. Që do…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur sot në takim emisarin e SHBA-ve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Gabriel Escobar. Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, theksohet se Kosova e konsideron si bazë të mirë propozimin evropian për arritjen e marrëveshjes përfundimtare. “Propozimi Evropian është cilësuar dhe pranuar nga Kosova si bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër. Të përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ, delegacioni qeveritar i Kosovës udhëton për në Ohër me vullnet të mirë, qëllime të mira…

Read More

MPB ka dhënë detaje nga aksioni i mbrëmjës së djeshme në lidhje me konfiskmin e amfetaminës, përcjell TV21. Nga MPB bëjnë të ditur se është zbuluar një laborator i amfetaminës dhe është konfiskuar drogë në vlerë të 500.000 eurove. Janë arrestuar 5 pesrona, D.T.(25), E.M.(35), Zh.P(46), S.Ç.Z. (38), B.F. (44), të gjithë nga Shkupi. “Janë bërë kontrolle në shtatë lokacione në Shkup dhe është zbuluar një laborator për prodhimin e amfetaminës, si dhe drogë me vlerë rreth gjysmë milioni euro, nëse ishte shitur përmes dilerëve. Konkretisht, drogë sintetike amfetaminë në sasinë rreth shtatë kilogramë, një kilogram kokainë, rreth 22 kilogramë…

Read More

Sipas Indeksit të ri të jetëgjatësisë mesatare në korniza botërore, të publikuar nga Kombet e Bashkuara, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mesatarisht jetojnë 75,26 vjet. Për meshkujt ky numër është 73,1 vjet, ndërsa gratë mesatarisht jetojnë 77,47 vjet. Për krahasim, janë cekur edhe të dhëna nga hulumtimi dhe statistika e Bankës Botërore. Sipas kësaj liste, jetëgjatësia mesatare e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut është 76 vjet, për gratë – 78, ndërsa te meshkujt 74 vjet. Hulumtimet tregojnë se jetëgjatësia bazohet në tre faktorë kryesor dhe themelor – gjenetika, gjinia dhe mënyra e jetesës. Më pas merren parasysh edhe komponentë si…

Read More

Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi në Shkup tha se është me rëndësi që Maqedonia e Veriut mos ta ngadalësojë, por ta shpejtojë punën për miratimin e reformave me qëllim anëtarësimin në BE, përcjell TV21. Varhelyi pas mbledhjes së 16-të të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim tha se është i bindur se vendi do të bëhet pjesë e BE-së, por që nuk është i sigurt që kjo do të ndodhë në vitin 2030. “Kjo është hera e parë që kemi një mbledhje të Këshillit, këtu në Shkup, shpresoj që kjo mos të jetë e fundit që unë marr…

Read More

Është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale në Europa League. Këto janë ndeshjet: Manchester United – Sevilla Juventus – Sporting Leverkusen – Union SG Feynoord – Roma Në gjysmëfinale fituesi i Man United apo Sevillas do të ndeshet me Juventusin ose Sportingun, ndërsa fituesi i Leverkusenit apo Union SG do të ndeshet me Feynoordin ose Romën. Finalja e Europa League 2023 do të luhet më 31 maj, duke u lejuar ekipeve disa javë për t’u përgatitur.

Read More

“Takimi në Ohër do të paraqesë një kthesë të rëndësishme në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, të cilat do të hyjnë në një proces të njëmendtë të normalizimit. Ohri do të shënojë fillimin e zgjidhjes së kontestit të madh shqiptaro-serb, i cili do të reflektojë pozitivisht në tërë rajonin.” Kështu është shprehur për indeks.mk analisti Xhelal Neziri, i cili momentalisht gjendet në Bruksel si përfaqësues Insitututit BIRC dhe portalit KDpolitik në takimet sqaruese midis Shkupit dhe Brukselit në kuadër të procesit të skriningut. Pikërisht sot, takimi ka të bëjë me kllasterin Agjenda e Gjelbër, ku Komisioni Evropian i paraqet ndryshimet…

Read More