Author: Politiko

Analisti, Albert Musliu, lidhur me takimin e kësaj të shtune mes Kurtit dhe Vuçiç deklaroi se palët do mund të shprehin një dakordësim mes tyre. Në një intervistë për Vizon Plus, Musliu theksoi se ndonëse pretendohet nga të dyja palët se nuk do të ketë nënshtrim, nuk mohohen pajtueshmëria mes tyre. “Mendoj se prej këtij takimi të dy palët nuk do dalin pa shprehur gatishmëri edhe pajtueshmëri me atë që do merren vesh, këto nuk janë biseda të lehta. Nëse në Ballkan ka një kontekst të gjatë, është ai shqiptaro-serb dhe për mbylljen e këtij konteksi kërkon edhe durueshmëri edhe…

Read More

Rritja e cilësisë së arsimit sipëror në fakultetet pedagogjike ishte temë kryesore e takimit me rektorin e Universitetit “Goce Dellçev”, si dhe dekanët e fakulteteve pedagogjike të universiteteve shtetërore, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale ministri arsimit dhe shkencës Dr.Jeton Shaqiri. “Shpalosëm idenë për hapjen e qendrave për zhvillim profesional të mësimdhënësve në kuadër të të gjitha fakulteteve pedagogjike, e cila do të realizohet në bashkëpunim me Byronë për Zhvillim të Arsimit. Ekziston nevoja që zhvillimi profesional i gjeneratave aktuale dhe të ardhshme të mësimdhënësve të realizohet në kontinuitet dhe në bashkëpunim të ngushtë me fakultetet të cilat…

Read More

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se nuk ka asnjë rrugë për në Evropë mes Kosovës dhe Serbisë pa pasur njohje të ndërsjellë mes dy vendeve. Escobar në një intervistë për Radio Evropën e Lirë të shtunënka thënë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta njohin njëra-tjetrën. “Epo, shikoni, ajo që po i kërkojmë Serbisë është ta normalizojë marrëdhënien e vet me Kosovën. Ata janë të përgatitur për ta bërë këtë. Shikoni, pasojat… fillimisht është se ne nuk ecim përpara në integrimin tuaj atlantik. Pra, për Kosovën, një nga pasojat është se Bashkimi…

Read More

Në Ohër ka filluar përsëri edhe një takim trepalësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak. Palët paraprakisht ishin takuar edhe në një takim trepalësh rreth orës 15:30, takim ky i cili kishte zgjatur rreth 1 orë e 10 minuta. Ekipi i Kanal10 që po qëndron në Ohër, ku edhe po mbahet takimi raportoi se nga Qeveria e Kosovës e kanë konfirmuar se palët kanë përfunduar pjesën e parë ta takimit rreth orës 17:00 dhe pritej të rikthehen përsëri në tavolinë të dialogut. Pas takimit trilateral…

Read More

Duke shpërndarë fotografi nga takimi, Ahmeti-Kurti në Ohër, profesori universitarë, Selam Isejni ka bërë vlerësim të lartë për kreun e integristëve dhe kryeministrin Kurti. Sipas Isejnit, janë pikërisht, Ahmeti dhe Kurti figurat kryesore që janë duke mbrojtur interesin kombëtarë. “Këta te dy jane per momentin Alfa edhe Omega e politikberjes qe mbron interesin Kombetar tonin, te gjithe te tjeret jane ne mes diku ne funksion te vetin!”, ka shkruar Isejni.

Read More

Përfundimi i takimit në mes të Kurtit dhe Vuçiqit ka dal të jetë vetëm një pauzë e shkurtër dhe tashmë të dy liderët janë rikthyer në tryezën e bisedimeve. Pjesa e parë e këtyre bisedimeve ka zgjatur rreth një orë, ndërkohë tashmë të dy liderët po i vazhdojnë diskutimet rreth Aneksit të Implementimit të propozimit franko-gjerman. Takimi i tyre pritet të vazhdojë në një hapësirë tjetër. Përfaqësuesi i Lartë i BE-se, Josep Borell do të mbajë konferencë për media pas takimit ku do të flasë për rezultatet.

Read More

Ka përfunduar takimi i përbashkët midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Takimi ka zgjatur më shumë se një orë, ndërsa pritet që Borrell të dalë me një deklaratë. Temë diskutimi ishte zbatimi i një propozimi të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Fillimisht ka pasur takime dypalëshe midis përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe liderëve. Së pari, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takua me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të…

Read More

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka zhvilluar një takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe Ambasadoren e SHBA në vendin tonë, znj. Angela Aggeler. Ahmeti tha se në një takim të tillë diskutuam mbi rëndësinë jetike të zgjidhjes së kontestit mes Kosovës dhe Serbisë për stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të mbarë rajonit. “Shpreha mirënjohje për rolin e jashtëzakonshëm të SHBA-së në të gjitha proceset e paqebërjes dhe konsolidimit demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor” deklaroi Ahmeti.

Read More

Ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, thotë se shpreson që sot në mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet marrëveshja “Ohri 2”. Osmani, në një intervistë për Klan Kosova, tha se Maqedonia e Veriut inkurajon të dyja palët që të arrijnë marrëveshje sot, njofton Klankosova.tv. “Ne jemi si delegacion – nikoqirë të këtij dialogu për të mundësuar fillimisht kushte për një dialog të mirëfillte dhe për të inkurajuar palët për një zgjidhje me qëllim të stabilizimit të Ballkanit Perëndimor”. “Të gjithë jemi në shpresë por vendimi do të merret nga palët në tavolinë. Ne shpresojmë që vërtetë do…

Read More

Shefi i diplomacisë së shtetit Bujar Osmani në një prononcim ekskluziv për Tetovasot tha se është storje e veçantë vetë fakti që SHBA dhe BE vendosin që dialogu shpresoj përfundimtarë mes Kosovës dhe Serbisë të ndodhë në të njëjtin ambient me atë të marrëveshjes së Ohrit. Osmani tha se kjo nuk është e rastësishme. Kjo është sipas tij edhe një mirënjohje e mirë për rolin e ri të Maqedonisë së Veriut. Sot sipas tij Maqedonia e Veriut nuk është një shtet që ka nevojë për stabilitet nga jashtë por është një shtet i cili kontribuon në stabilitetin e rajonit. Ai…

Read More