Author: Politiko

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka uruar shtetin e Kosovës dhe Serbisë për progresin e shënuar sot gjatë takimit negociues në Ohër. Grubi ka theksuar mbështetjen që Kosova ka marrë nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjë të cilën e dëshmoi edhe sot duke qenë i pranishëm gjatë tërë ditës në Ohër. Poashtu në urimin e Grubit nuk kanë munguar as falënderimet për palët ndërmjetësuese në këtë process negociator. Statusi i plotë: Përshëndes progresin e arritur në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë sot në Ohër, përafrimin e qëndrimeve mes palëve me dakordësi mbi marrëveshjen si asnjëherë më parë me qëllim…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ashtu si më 27 shkurt, edhe sot në Ohër, Serbia i ka ikur nënshkrimit të aneksit për zbatimin e marrëveshjes. Megjithatë, Kurti ka thënë se ka pasur pajtim publik mes palëve. Ai e ka cilësuar dakordimin e arritur si njohje de facto. “Erdhëm në Ohër për të nënshkruar marrëveshjen bazë me aneksin e zbatimit. Kemi arritur pajtim publik për një aneks që do të udhëzojë zbatimin e marrëveshjes bazë. Pala tjetër, njëjtë si në takimin e kaluar në Bruksel më 27 shkurt, po i ikën nënshkrimit. Tash edhe me aneks. I takon…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ashtu si më 27 shkurt, edhe sot në Ohër, Serbia i ka ikur nënshkrimit të aneksit për zbatimin e marrëveshjes. Megjithatë, Kurti ka thënë se ka pasur pajtim publik mes palëve. “Erdhëm në Ohër për të nënshkruar marrëveshjen bazë me aneksin e zbatimit. Kemi arritur pajtim publik për një aneks që do të udhëzojë zbatimin e marrëveshjes bazë. Pala tjetër, njëjtë si në takimin e kaluar në Bruksel më 27 shkurt, po i ikën nënshkrimit. Tash edhe me aneks. I takon BE-së të gjejë mekanizmin të bëjë statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht…

Read More

Top Channel ka siguruar deklaratën e cila u është vënë në tryezë kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksander Vuçiç nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në deklaratë përcaktohen parimet themelore të marrëveshjes, që është një kuadër për të lehtësuar marrëdhëniet paqësore dhe bashkëjetesën, pavarësisht dallimeve thelbësore midis palëve. Një kornizë e qëndrueshme dhe e besueshme e integrimit në Bashkimit Europian për Serbinë dhe Kosovën, krahas gjatë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dhe është një proces i mbështetur nga të 27 shtetet anëtare të BE-së, përfshirë edhe ata që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Ne deklaratë thuhet se…

Read More

Gabriel Escobar, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, e ka cilësuar “të vështirë, por të nevojshme” marrëveshjen që Kosova dhe Serbia arritën të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt normalizimit të raporteve. Pas takimit, në një konferencë për media Escobar ka përgëzuar palët, ndërsa ka shtuar se “SHBA-ja do të bëjë gjithçka që mundet që ta mbështesë politikisht e ekonomikisht që të arrihet paqja në rajon” Sipas tij, marrëveshja i hap rrugë integrimit euroatlantik për të dyja shtetet dhe rajonit epokë të re paqeje.

Read More

Josep Borrell, përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për implementimin e propozimit evropian për normalizim raportesh. Pas takimit në Ohër, ai ka thënë se dy shtetet janë dakorduar për t’i respektuar të gjitha pikat dhe se do t’i implementojnë të gjithat. Ai ka përmendur edhe nenin 7 të shumëpërfolur për çështjen e “Vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë”. “Për nenin 7 – Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë, dhe kur them menjëherë, them menjëherë, negocimin për të vendosur aranzhimet dhe përgatitje për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se plani i implementimit të propozimit evropian parashihet në disa afate. Sipas tij, fillimisht do të formohet një komision i përbashkët monitorimi që do të raportohet pas 30 ditësh, e që, sipas tij, do të nisë punën me Asociacionin e pastaj me personat e pagjetur. Ai ka thënë se çështja e Asociacionit është e nënshkruar dhe se “kjo duhet të realizohet”. “Nuk mund të zgjedhësh atë që pëlqen, dhe të marrësh atë që të pëlqen. Është dokument i nënshkruar. Ju e keni nënshkruar, mu për këtë ju duhet ta realizoni. Është një rregull…

Read More

Presidenti serb Aleksandër Vuciq ka thënë se është i lumtur që është arritur një marrëveshje. Në një prononcim për mediat, Vuçiq tha se nuk ka nënshkruar asgjë. “Ende flitet për personat e pagjetur, për disa konferenca të donatorëve, por kjo do të varet se si plani i implementimit do të përpunohet tutje. Edhe sonte pala shqitpare do të thekësojë se unë nuk kam nënshkruar asgjë. Kam theksuar faktin që të dyja palët kanë thënë se cilat janë linjat tona, vijat tona të kuqe përktëse që besoj se kemi bërë një hap më tutje. Nuk besoj që ka qenë ndonjë ditë…

Read More

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Raportohet se ka një dakordim mes Kurtit dhe Vuçiq. Pas pak Borrell do të dalë në konferencë për medie për të dhënë detajet e takimit Kurti-Vuçiq. Gjithashtu sipas Sadikut para mediave do të dalin edhe Kurti dhe Vuçiq.

Read More

Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti në një lidhje direkte në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka treguar për takimin që ka pasur sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Ohër. Ahmeti tha se nuk e lehtë për Kurtin, mirëpo sipas tij, nuk mund të ketë deri në pafundësi hasmëri e hidhërime. “Sigurisht që Kosova është pjesë e ndishme e jona, e shqiptarëve të Maqedonisë. Cdo sukses i Kosovës është kënaqësi e jona. Sot këtu jam në mbështetje morale të institucioneve të Kosovës, në mëbeshtetje të arritjes së marrëveshjes historike për Kosovën, për rajonin , për të…

Read More