Popuj shteteformues të Maqedonisë Veriut do të jenë thuajse të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në këtë shtet, në rast se ndryshohet Kushtetuta në pjesën e preambulës, apo amendamenti katër i saj. Kushtetuta duhet të ndryshohet për përfshirjen e pakicës bullgare në të, si popull shtetformues. Ky obligim për autoritetet maqedonase parashihet me marrëveshjen ndërmjet të dyja vendeve, të korrikut të vitit 2022, e cila bazohet në atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën, identitetin dhe të kaluarën historike mes dy vendeve. Me arritjen e kësaj marrëveshjeje, Sofja hoqi veton për nisjen e bisedimeve të…
Author: Politiko
Në një debat televiziv në Serbi në “Nova”, profesori universitar Ognjen Radonjiq, teksa po debatonte me ish-kryenegociatorin e palës serbe në dialogun teknik Kosovë-Serbi, Borko Stefanvoiq dhe me liderin e partisë Nova DSS, Millosh Jovanoviq, pati shumë çka për të thënë rreth “çështjes së Kosovës”, S’ka “çështje” të Kosovës, tha ai, në rend të parë. “Ajo është zgjidhur. Kemi kapitulluar më 1999 dhe formalisht e kemi njohur rendin ligjor të Kosovës me Marrëveshjen e Brukselit”. “Pra, kjo tashmë ka ndodhur që kohë, dhe kjo pjesa tjetër që po ndodh tash është thjesht rrumbullakësim i pozicionin ndërkombëtar të Kosovës. Ne jemi…
Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, e ka përshëndetur dakordimin e arritur të shtunën në Ohër për zbatimin e marrëveshjes për normalizmin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ai i ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Blinken tha se kjo do të përshpejtojë rrugëtimin e dyja vendeve për në anëtarësimin në Bashkimin Evropian. “Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive, në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Serbinë dhe Kosovën në funksionimin e zbatimit në ndjekje të një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore. Ne do të vazhdojmë të mbështesim avancimin…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një njoftimi në Facebook shkruan se Çairi është mobilizuar maksimalisht për pritjen madhështore të liderit të shqiptarëve Ali Ahmeti për tubimin qendror që do të mbahet nesër në mbrëmje. Njoftimi i plotë: Më paska marrë malli për kështu mobilizimi dhe euforie në pritje të liderit kombëtar Ali Ahmeti në Shkup! Të gjitha mahallat, krejt Çairi n’kom, n’kam, në këmbë e si ta doni, sepse i madh e i vogël po flet që ai po vjen dhe do të vijnë pēr ta dëgjuar porosinë e tij! E unë ju premtoj spektakël të paparë gjer më…
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, do të arrestohet nëse shkel tokën gjermane. Kështu deklaroi ministri gjerman i Drejtësisë, Marco Bushmann. Bushmann tha për “Bild am Sonntag” se Gjermania do ta dorëzojë Putinin tek Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, duke ekzekutuar udhër-arrestin. “Pres që Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë t’i drejtohet shpejt Interpolit si dhe shteteve kontraktuese dhe t’u kërkojë atyre ta zbatojnë atë urdhër”, tha ministri gjerman i Drejtësisë. Lidhur me këtë ka folur edhe kancelari Olaf Scholz. Ai tha se me këtë vërtetohet se askush s’është mbi ligjin. Të premten Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICC) ka lëshuar urdhër-arrest ndaj kreut…
Publicisti Daut Dauti konsideron se takimi i radhës i Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit tregoi edhe një herëse sa i vështirë është procesi i normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, sepse nxori në pah gjithë kompleksivitetin e çështjeve që i rëndojnë marrëdhëniet e dy vendeve, por dhe shënoi një hap të rëndësishëm, gjërat lëvizën nga pika zero. “Është pozitive që palët janë dakorduar për marrëveshjen dhe se BE-ja e merr përsipër realizimin e sj për ta bërë të plotfuqishme, pavarësisht se presidenti serb i iku nënshkrimit. Të shpresojmë se këto janë strategji për publikun e vet në stilin “unë u pajtova,ama nuk…
Në qytetin Sharika të Emirateve të Bashkuara Arabe në evenimentin programor intelektual për dialog kulturor u promovua libri “Kultura arabe dhe islame në Maqedoni dhe Kosovë shekulli 15-18” i autorit Prof. Dr. Ismail Ahmedi. Libri u botua nga ana e Institutit për Trashëgimi Kulturore të Sharikas në vitin 2021 dhe promovimi në prezencë të autorit u bë më 18 mars 2023 (e shtunë). Në të njëjtën kohë, u promovuan edhe vepra të autorëve tjerë nga Maqedonia e Veriut siç është Fjalori Arabisht – Shqip i përgatitur nga prof. Mahir Hasani, i cili përmban afro 170 mijë fjalë dhe ne pergaditjen…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas negociatave në Ohër të Maqedonisë së Veriut, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Përmes një postimi në Twitter, Rama u shpreh se pati një marrëveshje, por nuk kishte nënshkrim. Ndaj ai shpreson që kjo të mos jetë sipas tij, një tjetër mashtrim ballkanik. Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në…
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në rrjetin social Facebook shkruan se nga Ohri po përmbyllin më hapa të reja të arritjes së marrëveshjes në dialogun Kosovë-Sërbi. Ahmeti ndër të tjera ka falënderuar SHBA-të dhe BE-në për zhvillimin e negociatave më synim suksesin e përbashkët. Postimi i plotë: Ditën e filluar me shumë optimizëm në Ohër, po e përmbyllim me hapa të reja të arritjes së marrëveshjes së favorshme në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Palët shprehën dakordësinë e shumëpritur publike për planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, ky është lajm i madh dhe i shumëpritur…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiqi në Ohër, sërish ka kritikuar palën serbe për hezitimin që ka shfaqur për të nënshkruar marrëveshjen. Kurti ka thënë se ai as nuk heziton, as nuk ik, por guxon. “Por unë besoj që është platformë solide (plani evropian) për të ecur përpara andaj edhe e pranueshme për neve, ne nuk hezitojmë,ne nuk frikësohemi edhe me datën 27 shkurt edhe sot me 18 mars unë si kryeministër i Kosovës kam qenë i gatshëm të nënshkruaj. Meqenëse unë jam lider politik, si kryeministër që udhëheq…