Author: Politiko

Britney Spears ka folur për foton e saj nudo më të pëlqyer në Instagram. 41-vjeçarja hyri në rrjete sociale për të ndarë disa fotografi të saj e veshur me pak, ose aspak rroba pasi u lirua nga kujdestaria e saj. Ajo ka shpjeguar arsyen fuqizuese që u ndje e tërhequr për të ndarë trupin e saj në rrjete sociale në vitin 2021. Në një postim më të fundit, ajo ka folur për foton që ka shpërndarë dhe ka grumbulluar më shumë pëlqime dhe numri është goxha mbresëlënës. Në mbishkrimin e postimin me disa fotografi, ajo shpjegoi se ato janë bërë…

Read More

Avril Lavigne është parë në qytet me një gjerdan mahnitës diamanti me emrin e saj mbi të. Këtë dhuratë ajo ka thënë se e mori nga Tyga. 38-vjeçarja ka qenë e lidhur me reperin që kur konfirmoi se ajo dhe i fejuari i saj Mod Sun ishin ndarë në fillim të këtij viti. Edhe pse ata nuk e kanë konfirmuar lidhjen e tyre, ata janë parë duke u puthur dhe duke u shoqëruar me njëri-tjetrin. Tani, argjendari i famshëm Eric Mavani po thotë se gjerdani i ri i Avril mbante një çmim të madh që ishte paguar nga i dashuri…

Read More

Të dielën në mbrëmje, Barcelona fitoi derbin kundër Real Madrid me rezultatin 2-1, derisa golin e parë për blaugranët e realizoi Sergi Roberto. Ky i fundit pas ndeshjes foli edhe për Lionel Messi. “Shpresoj që Messi të kthehet. Jemi duke e pritur. Ai nuk e meriton trajtimin që janë duke ja bërë në Paris. Jemi duke pritur për Leon, e duam tek Barça”, tha Roberto. Kontrata e Messi me Paris Saint Germain skadon në qershor të këtij viti dhe dy palët janë në negociata për vazhdimin e bashkëpunimit.

Read More

Futbollisti i Cluj, Ermal Krasniqi, është afër që të ftohet nga trajneri i kombëtares së Kosovës për ndeshjet e muajit mars për kualifikimet në Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Kjo u bë e ditur nga gazetari i Artmotion Arbon Flugaj. “Lajm i mirë megjithatë është fakti se ai është në listën e pritjes dhe ekipi i Cluj javë më parë ka pranuar përmes emailit para-ftesën (pre-invitation) që do thotë se ai mund të ftohet në rast nevoje”, ka thënë Flugaj. Ish-futbollisti i Ballkanit, në rast se do të ftohet do ta zëvendësojë Elbasan Rashanin, i cili është i lënduar. Krasniqi me…

Read More

Wolfgang Ischinger, i cili ishte përfaqësues i Bashkimit Evropian në negociatat për statusin e Kosovës, ka folur rreth dakordimit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për zbatimin e marrëveshjes të arritur në Bruksel, më 27 shkurt. Ischinger i ka përgëzuar Kosovën dhe Serbinë, por tha se është skeptik sepse mungesa e nënshkrimeve e bën marrëveshjen e brishtë. Ai kërkoi mbikëqyrje të vazhdueshme të zbatimit të marrëveshjes. “Vazhdimi i rolit të ” Kumbarit” nga BE, SHBA, Gjermania dhe Franca është shumë i rëndësishëm. Brishtësia për shkak të mungesës së nënshkrimeve formale. Si të ndërtohet besimi?”,…

Read More

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se zbatimi i marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, është kritik për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Përmes një postimi në Twitter, Hovenier tha se SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë popullit të Kosovës, për të realizuar sipas tij, një nga prioritetet tona kryesore, të përbashkëta. “Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është kritik për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Kosovës për të realizuar një nga prioritetet tona kryesore, të përbashkëta: sigurimin që Kosova të zë vendin e saj të…

Read More

Numri i turistëve është rritur me 54 për qind më shumë shkurtin e këtij viti, krahasuar me atë të vitit të kaluar. Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, në rrjetin e tij social Facebook, krahas videos së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, 686 mijë vizitorë të huaj kanë frekuentuar Shqipërinë në dy muajt e parë të 2023-it, ose 74 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Vizitorët e huaj në shkurt 2023 janë rritur me 54% krahasuar me shkurtin e kaluar, ndërsa për dy muajt e parë…

Read More

Luiza Gega ka arritur një tjetër hap të madh në karrierën e saj duke vijuar me paraqitjet e shkëlqyera. Atletja shqiptare ka vendosur një tjetër rekord të ri kombëtar në garën e 5 kilometrave. Në eventin prestigjoz “Semi Marathon” që u mbajt në Lille të Francës, Gega fiksoi kohën e 15 minutave e 16 sekondave, 23 sekonda më pak se rekordi i mëparshëm. Nëse do ta kishte bërë këtë distancë rruge për 2 sekonda më pak, Luiza do të kishte thyer edhe rekordin ballkanik të kësaj kategorie, shkruan Albeu. Me këtë rekord të arritur, ajo u klasifikua në vendin e…

Read More

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Rruga Partizane” në Vranjë, raportojnë mediat serbe, përcjell TV21. Sipas mediave të Serbisë, policia thotë se ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti. TV21 Sipas informacioneve jozyrtare nga mediat serbe, vetura me targa të Maqedonisë ka dalë nga rruga dhe ka goditur një argjinaturë. Një person ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është dërguar në Qendrën Emergjente Mjekësore në Vranjë.

Read More

Sekretari i Deparatamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken ka mirëpritur dakordimin e Kosovës dhe Serbisë për aktin e zbatimit të marrëveshjes së 27 shkurtit, duke thënë se përmbushja e obligimeve të Kosovës dhe Serbisë sipas marrëveshjes themelore, si pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm për pajtim, do të sigurojë mundësi të rëndësishme për njerëzit e të dy vendeve dhe do të përshpejtojë rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në deklaratën për media të Blinken thuhet se Shtetet e Bashkuara mirëpresin marrëveshjen e arritur nga Kosova dhe Serbia përmes lehtësimit të Bashkimit Evropian për zbatimin e Marrëveshjes së tyre të…

Read More