Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, do të arrestohet nëse shkel tokën gjermane. Kështu deklaroi ministri gjerman i Drejtësisë, Marco Bushmann. Bushmann tha për “Bild am Sonntag” se Gjermania do ta dorëzojë Putinin tek Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, duke ekzekutuar udhër-arrestin.
“Pres që Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë t’i drejtohet shpejt Interpolit si dhe shteteve kontraktuese dhe t’u kërkojë atyre ta zbatojnë atë urdhër”, tha ministri gjerman i Drejtësisë. Lidhur me këtë ka folur edhe kancelari Olaf Scholz. Ai tha se me këtë vërtetohet se askush s’është mbi ligjin. Të premten Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICC) ka lëshuar urdhër-arrest ndaj kreut të shtetit rus.