Presidenti Stevo Pendarovski sot e nënshkroi Dekretin e Ligjit të miratuar për amnisti, i cili parasheh që personat e dënuar për veprat penale nga neni 205 “Transmetimi i sëmundjes ngjitëse” dhe neni 206 “Mos respektimi i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë” të Kodit Penal, gjatë pandemisë Covid-19, që gjoba ose dënimi me burg të zëvendësohet me një masë alternative të dënimit me kusht, transmeton Portalb.mk. Sipas këtij ligji, personat të cilëve gjoba u është mbi 1000 euro ose dënimi i shqiptuar u është zëvendësuar me dënim me burgim, do të dënohen me kusht prej tre vjetësh, ndërsa ata persona të cilëve gjoba u…
Author: Politiko
Pritjes së fansave të reperit nga Shqipëria, Noizy po iu vjen fundit. Prej kohësh rap-artisti kishte paralajmëruar albumin e ri, të cilin tashmë e ka finalizuar dhe ka një datë lansimin. Së fundmi, reperi ka publikuar kopertinën e albumit ku edhe zbulohen disa rreth detaje rreth këngëve dhe bashkëpunimeve të përfshira. Foto: Noizy/Instagram Albumi përbëhet nga gjithsej 22 këngë dhe krahas këngëve solo ka edhe bashkëpunime me disa emra të njohur si Yll Limani, MC Kresha, Varrosi, Elvana Gjata, Buta, Stine e të tjerë. Ndërkohë, në postimi Noizy ka zbuluar se albumi I tij më I ri pritet të publikohet…
Një veturë është djegur mbrëmë në një parking në bulevardin “Ilindeni” në Shkup. Një “golf” në pronësi të një 40-vjeçari nga Shkupi është djegur pothuajse tërësisht. Për shkak të fuqisë së flakëve, zjarri ka përfshirë edhe një automjet tjetër. Dëshmitarët tregojnë se zjarri është përhapur me shpejtësi. “Zjarri ka përfshirë edhe veturën e udhëtarëve Toyota Celica, me targa të Shkupit, në pronësi të A.M.(40) nga Shkupi”, thonë nga MPB për Makfax. Zjarri është shuar, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Artistja Nita Latifi është banorja e cila ka fituar zemrat e publikut në Big Brother Albania VIP. Si pjesëmarrësja e vetme e ngelur nga Kosova, Nita gjithmonë ka në bashkëbisedim me konkurentët e tjerë ka shpalosur shpesh herë tregime nga jeta e saj jashtë asaj shtëpie. Nita, mbrëmë vonë teksa po bisedonte me Kejsin për atmosferën e muajit të shenjtë të Ramazanit, tha se e ka marrë malli për iftaret në qytetin e Kumanovës më familjarët e saj. Ky koment vjen pasi Nita ka prejardhjen qyteti i Kumanovës, ndonëse ka lindur në qytetin e Gjilanit. Video:
Me ardhjen e muajit të Ramazanit, bota islame po përgatitet për agjërim. Sot është dita e parë e këtij muaji të shenjtë për Myslimanët. Ndërkohë që këtë muaj e kanë pritur edhe banorët e Big Brother VIP , të cilët edhe janë zgjuar për syfyr mbrëmë. Nita, Gerti dhe Fotinia mbrëmë janë zgjuar për syfyr, duke u përgatitur që ta fillojnë agjërimin për ditën e parë të Ramazanit.
Vetëm 169 persona me nënshtetësi bullgare nga Maqedonia e Veriut janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet parlamentare në Bullgari që do të mbahen më 2 prill, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, njofton PRESSonline.mk Më së shumti votues të regjistruar janë në Kavadar 42, në Prilep 41, Tetovë 40, Strumicë 20, në Shkup 14 dhe në Manastir 9. Sipas rezultateve të regjistrimit të fundit të popullsisë në Maqedoni, 3504 persona janë deklaruar si bullgarë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Republikës së Bullgarisë njoftoi se gjithsej 47.389 persona janë regjistruar dhe do të mund të votojnë në ambasadat…
Investimet kapitale në infrastrukturën rrugore vazhdojnë pandërprerë. Në këtë fazë të ndërtimit intensiv të rrugëve, Maqedonia e Veriut i ngjan Kroacisë kur krijonte rrjetin e “rrugëve” përmes të cilave u transportua me sukses në BE, shkruan portali “Racin” në analizën e saj për Korridorin 8 A dhe 10 D, përcjell Politiko.makdomen.net “Për një kohë të shkurtër u ndërtua autostrada Shtip-Koçan, e më parë u lëshua në përdorim rruga Shtip-Radovish. Në një vit dy autostrada 110 milionë euro. Të mos harrojmë se pjesa e autostradës “Priateltsvo” në strehën Demir Kapi-Smokvitsa dhe autostrada ekspres Miladinovci-Shtip janë përfunduar dhe hapur më herët. Autostrada…
Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, e cila sot do të jetë për vizitë në Maqedoninë e Veriut, para mbërritjes në Shkup tha se pret mbështetje të gjerë në parlament për ndryshimet kushtetuese. Baerbock në Shkup do të ketë takime me kreun e shtetit dhe opozitën në përpjekje për t’i dhënë shtysë ndryshimeve kushtetuese me të cilat bullgarët dhe komunitetet e tjera duhet të përfshihen në Kushtetutë. “Vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE, ashtu si partnerët tanë të tjerë nga Ballkani Perëndimor. Këtë e kemi vërtetuar, e kemi treguar më së voni me fillimin zyrtar të…
“Plani i paqes” i Kinës për Ukrainën dhe Rusinë në formën e tij aktuale nuk ka gjasa të jetë i pranueshëm për ukrainasit, kështu që Pekini duhet të fillojë të bisedojë me Kievin sa më shpejt të jetë e mundur. Kështu deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, në një konferencë. Qeveria federale, sipas zëdhënësit të saj, mirëpret faktin që pala kineze, e cila bëri një propozim për bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, duhet të flasë jo vetëm me rusët, por edhe me palën ukrainase. Dhe sa më shpejt të bëhet e mundur, aq më mirë, shtoi Hebestreit.…
Rreth një të katërtën e popullsisë së botës nisën një ditë ndryshe sot më 23 mars, pasi lindja e diellit i gjeti duke agjëruar. Besimtarët myslimanë nisën muajin e Ramazanit, simbolin e sakrificës, muaji më i shenjtë i kalendarit islamik. Për një muaj, çdo ditë ata nuk do të konsumojnë ushqime ose pije, duke nisur që nga lindja e diellit e deri në perëndimin e tij. Libri i shenjtë Kurani, e përcakton agjërimin një nga pesë shtyllat kryesore islame, simbol i sakrificës. Tradita ka nisur që në shekullin e nëntë dhe përkujton muajin kur profeti Muhamed ishte mbyllur në një…