Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të kënaqur nga niveli i përparimit të Maqedonisë së Veriut në luftën kundër korrupsionit, njofton KlanM. Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageller gjatë adresimit të saj në forumin e grave lidere për qeverisje të mirë dhe antikorrupsion nga Evropa juglindore, tha se, edhe përskaj investimit që ka bërë SHBA për luftë kundër korrupsionit dhe qeverisje të mirë në vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk është arritur rezultat i mjaftueshëm në këtë fushë. Në këtë drejtim, sic njofton KlanM, ajo porositi se, në Maqedoninë e Veriut tani më shumë se kurdoherë, nevojitet lidership i fuqishëm…
Author: Politiko
Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok, gjatë vizitës zyrtare në Shkup, është shprehur e kënaqur nga procesi eurointegrues i Maqedonisë së Veriut duke potencuar se duhet të shfrytëzohen të gjitha mjetet që janë në dispozicion për të vazhduar ky rrugëtim. Ajo tha se është e vetëdijshme për kompromiset që Shkupi i ka bërë, fillimisht me Greqinë e tani me Bullgarinë, njofton KlanM. “Keni fjalën time, BE-ja nuk do t`ju harrojë” – ka theksuar nga Shkupi Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Berbok, duke dërguar mesazhe të fuqishme për eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut. Ajo, sic percjell KlanM, tha se ndryshimet kushtetuese…
Hapi i radhës drejt unionit varet prej nesh, potencoi ministri i jashtëm, Bujar Osmani, e me këtë, edhe përgjegjësia sipas tij bie mbi të gjithë partitë politike. “RMV-ja ka marrë obligime dhe këto duhet realizuar, ndërsa bisedimet për anëtarësim me BE-në duhet të vazhdojnë. Kësaj radhe kjo varet vetëm prej nesh, nga secili. Në BE nuk integrohet vetëm qeveria, por edhe shteti edhe opozita dhe secili duhet të mbajë përgjegjësi për këtë proces dhe këtu presim mbështetje nga të gjithë miqtë.”, – theksoi ministri i jashtëm, Bujar Osmani. Osmani kërkoi kthimin e kredibilitetit të BE-së, i cili mund të ndikojë…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë një telefonatë nga Derek Chollet, këshilltari special i sekretatit amerikan Antony Blinken. Siç ka shkruar Kurti në Tëitter, Collet e ka uruar atë për marrëveshjen e arritur në Ohër. ”Kishte një telefonatë me CounselorDOS. Chollet i cili më uroi për Agrmt-in arriti në Ohër/Ohër, duke pranuar bisedimet e gjata dhe të vështira. E falënderova për mbështetjen dhe rolin e SHBA-së. Agrmt Themelore dhe aneksit, siç thuhet në tekst dhe frymë, tani duhet të ndryshojnë realitetin dhe kushtet“, ka shkruar Kurti. Pikërisht sot Kurti është duke e paraqitur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës marrëveshjen e…
Pas publikimit të lajmit lidhur me obstruksionet që Bilall Kasami i bën gjimnazit të Tetovës, duke mos i votuar llogarinë përfundimtare dhe duke mos i ndarë dotacionet ka reaguar, këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Liridon Disha. Në një prononcim për indeks, Disha ka thënë se kryesuesi i këshillit të Tetovës nuk ka dhënë ndonjë arsye për këtë veprim. Thotë se me këtë veprim, llogaria përfundimtare e Komunës së Tetovës ende nuk është e kompletuar e madje ai pati një porosi edhe për kreun e Komunës, Bilall Kasami. Kujtojmë, dje në një prononcim për indeks, drejtoresha e gjimnazit, Teuta Llalla…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot tha se nuk do të thërret takim të liderëve në lidhje me ndryshimet kushtetuese, përcjell TV21. Kovaçevski tha se nuk do të praktikojë takime individuale me deputetë për sigurimin e numrit të nevojshëm të deputetëve për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. TV21 “Takime të tilla individuale unë as nuk kam praktikuar, as nuk praktikoj, as nuk do të praktikojë. VMRO-DPMNE duhet të vendos nëse ajo që e flet nëpër ambasada, “na jepni pushtet dhe pa kushte do ta ndryshojmë Kushtetutën”, do ta thotë edhe para qytetarëve. Konkretisht, a po i gënjejnë ambasadat, apo po e gënjejnë popullin,…
-Nëse nuk doni që të gjithë të rinjtë të shkojnë në Evropë, atëherë duhet ta sillni Evropën këtu dhe kjo mund të bëhet me anëtarësimin në BE, këtë e tha sot ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock në Shkup, përcjell TV21. Ajo tha se personalisht ka respektin dhe mirënjohjen për kompromiset që ka bërë Maqedonia e Veriut për të trasuar rrugën për anëtarësim në BE. “Tani kur bëhet fjalë zbatimin e asaj për të cilën është arritur marrëveshje, kur me të vërtetë duhet të ndryshohet Kushtetuta, atëherë mundem vetëm të iu inkurajojë, dhe jo vetëm si përfaqësuese…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ballafaquar në Kuvendin e Kosovës me opozitën e cila ka kritikuar atë për marrëveshjen e Ohrit. Kurti ka thënë se ”Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku po iu duken sikur të jenë aktivistë të dorëhequr të Lëvizjes Vetëvendosje“. ”Por ju jeni dy parti ndryshe, PDK e LDK. Po më kujtohet një deklaratë e Skender Hysenit i cili thoshte Lumir Abdixhiku është Vetëvendosja në LDK“, ka deklaruar Kurti. Më tutje, ai ka thënë se opozita ”po thotë gjëra që as Serbia nuk i thotë“. ”Vetë-menaxhimi nuk është vetëvendosje, por nuk është as vetë-qeverisje e as vetë-administrim,…
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se në javët, muajt e vitet në vijim, për shkak të gjendjes së krijuar tani, do ta mbajnë Kosovën jo vetën nën presion ndërkombëtar si palë e vetme me obligime më të qarta por, dhe dështimin eventual nga ky proces t’i faturojnë vendit tonë në plotni. “Vetë mbajtja e Kosovës në proces dialogues me Serbinë, është humbje e madhe e devijimi fillestar nga koncepti i rëndësishëm i një marrëveshje finale. Vet mbajtja e Kosovës në proces dialogues të gjatë me Serbinë, është interes i vet Serbisë”, tha Abdixhiku gjatë fjalës së tij në Kuvendin…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për marrëveshjen e Ohrit. Kritika e Krasniqit në Kuvendin e Kosovës erdhi pasi kryeministri Kurti iu adresua deputetëve për marrëveshjen e Ohrit duke thënë se ”në këtë situatë e kanë nxjerr rezultatin më të mirë“, duke aluduar që nuk ka pasur marrëveshje më të mirë. Por Krasniqi e ka pyetur Kurtin se ”kush e solli atë situatë“. ”Prej verës së kaluar e deri para vitit të ri vetmë kriza kanë shkaktuar, herë Albin Kurti e herë Aleksandër Vuçiqi si me qenë të marrë vesh…