Në Ditën Botërore të Ujit, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka paralajmëruar edhe njëherë kërcënimin për një krizë të pashmangshme të ujit viteve në vijim. Në një raport të fundit të publikuar nga OKB, transmeton Klankosova.tv, thuhet se një ndër arsyet kryesore të problemit me ujin, mbetet konsumi pa kriter dhe pa limite. “Bota po ecën verbërisht në një rrugë të rrezikshme me përdorimin e paqëndrueshëm të ujit, ndotjes dhe ngrohjes globale”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres Sipas studimit në fjalë, thuhet se rreth dy miliardë njerëz nuk kanë akses në ujë të pijshëm të sigurt, ndërsa…
Author: Politiko
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, teksa nesër bën dy vjet prej zgjedhjes në krye të ekzekutivit ka folur rreth punës së bërë deri tash. Kurti specifikisht u ndal tek lufta ndaj krimit të organizuar, për të cilën tha se ishte e vështirë – por jo e paarritshme, njofton Klankosova.tv. Kurti tha se për dy vjet kanë shkatërruar 14 laboratorë droge, tetë prej të cilëve në veri, teksa tha se kanë mbyllur 16 rrugë ilegale që përdoreshin për kontrabandë në veri. “Shkatërruam 14 laboratorë të drogës prej të cilëve tetë në veri, mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri të vendit që…
Shkollat e mesme në vend që kanë drejtime të profesioneve shëndetësor nuk do të mund të regjistrojnë më nxënës me kohë të pjesshme. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës konfirmuan për MIA-në se këtyre shkollave është dërguar një shkresë me kërkesë që të pezullohet regjistrimi i nxënësve me kohë të pjesshme. Deri më tani me korrespondencë mund të kryhej arsimi i mesëm për motër medicinale, teknikë farmaceutikë dhe profile të tjera nga profesioni shëndetësor. Jozyrtarisht, më së shumti janë të interesuar kandidatët me arsim të mesëm të përfunduar, të cilët po rikualifikohen me synimin për të marrë diplomë në këto fusha dhe për të aplikuar…
Hyrja e Aleancës për Shqiptarët në këtë përbërje qeveritare shkon në drejtim të krijimit të frontit pro-evropian që do të përfshijë të gjitha palët që janë të pakushtëzuara për fillimin e negociatave me BE-në, konstaton politikologu Blagojçe Atanasoski, duke komentuar iniciativë e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Ali Ahmeti për fuqizimin e mëtejmë të “Frontit për Europë” me të gjitha forcat pro-evropiane dhe pro-amerikane në vend. “Ndoshta qëllimi është izolimi i VMRO-DPMNE-së dhe Levicës, si dy parti parlamentare që nuk pajtohen me propozimin francez dhe hyrjen e bullgarëve në Kushtetutë. Megjithatë, mbetet për t’u parë, sepse një…
Një grua 25 vjeçe ka ndërruar jetë nga aksidenti i djeshëm në rrugën Manastir-Kërçovë, përcjell TV21. Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme në vendin e quajtur “Ura e bardhë”, në fshatin Belçe të Demirhisarit. “Në aksident trafiku është përfshirë automjeti i pasagjerëve “Mercedes” me targa të Demirhisarit i drejtuar nga B.G. (33) nga fshati Belçe i Demirhisarit, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Nga lëndimet e marra në vend ka ndërruar jetë pasagjerja J.G.(25) nga fshati Belçe, ku nga ana e Emergjencave Mjekësore është konstatuar vdekja, ndërsa një pasagjer i mitur është transportuar për në Spitalin e…
Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se serbët do të fitojnë autonomi territoriale, me marrëveshjen e Ohrit, të dakorduar nga Kosova dhe Serbia më 18 mars. Hasani thotë se në marrëveshje thuhet se të gjitha marrëveshjet paraprake duhet të zbatohen, andaj edhe vlen ende marrëveshja e vitit 2013 për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Nëse marrëveshja thotë sic thotë, të gjitha palët dhe nuk ka rëndësi cilat nene pasi të gjitha duhet të zbatohen. Aty thotë se edhe të gjitha marrëveshjet duhet të implementohen. Kjo i bie…
Astrofotografi Apollo Lasky kapi imazhe mahnitëse të një tornadoje diellore teksa përdori imazhe nga Observatori Dinamik Diellor i NASA-s.Tornadoja diellore ishte rreth 14 herë më e madhe se Toka, me një lartësi prej 74,500 milje, e cila lëvizi me një shpejtësi 310,000 milje në orë. Lasky u shpreh se cikloni diellor lëvizi për tri ditë radhazi në Polin e Veriut të Diellit, duke lëshuar një sasi të madhe gazi në hapësirë. Tornado të tilla diellore ndodhin për shkak të strukturave magnetike në formë spiraleje të vendosura në dy skajet e diellit dhe ngrihen lartë.“Unë kurrë nuk kam parë diçka të…
Kemi pritur që një kohë të gjatë një luftë të tillë dhe duket se s’do ta kemi gjatë muajve në vijim, kjo pasi ekipi i Oleksandr Usyk ka refuzuar luftën me Furyn. Kampioni i botës i kishte pranuar të gjitha kushtet e vendosura nga boksieri britanik, madje ai ra aq poshtë sa pranoi të ketë vetëm 30 për qind të fitimeve, shkruan LajmiNet Por, sipas faqes në Twitter “Boxing Kingdom”, ekipi i Usyk i tregoi mediave se Fury refuzoi të luftonte më datën 29 prill – edhe pse kishte deklaruar se është gati për çdo meç gjatë kësaj kohe. Usyk…
Pas daljes nga Big Brother Vip Kosova, ish-banori Vedat Bajrami, sot është takuar me futbollistin Edon Zhegrova dhe me gazetarin e sportit, njëherësh edhe drejtor i Futbollit në Art Motion, Arlind Sadikun. Në një fotografi të publikuar nga Sadiku shihen Bajrami dhe Zhegrova, mbishkrimi i të cilës është “Forca Kosova”. Të njëjtën fotografi e ka ripostuar edhe Bajrami në profilin e tij në Instagram. Ai është edhe menaxher futbollisti Zhegrova. Të shtunën, Kosova do të luajë me Izraelin në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Kjo ndeshje do të transmetohet në Klan Kosova dhe Art Motion.
Adrien Rabiot është një nga shtyllat e ekipit të Juventus në këtë sezon, ku në 33 ndeshje në të gjitha garat ka regjistruar 9 gola dhe 4 asistime. 27 vjeçarit i skadon kontrata në verë, megjithatë ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. “Është mundësia që të largohem, por është edhe mundësia që ta vazhdoj kontratën me Juventus. Njehem mirë në Torino. Jam duke kaluar sezon të mirë dhe kam marrëdhënie të mira me trajnerin”, tha mesfushori për mediumin italian “Tuttorsport”. Rabiot ishte transferuar në vitin 2019 tek Juventus nga Paris Saint Germain me kosto zero dhe në…