Author: Politiko

Qëndrimi kundër ndryshimeve kushtetuese, si dhe retorika hapur e shfaqur anti-shqiptare e VMRO-DPMNE-së, ndikon në rritjen e euro-skepticizmit në Maqedoninë e Veriut, thotë në një prononcim për portalin Politiko.makdomen.net, ish-deputeti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Zudi Xhelili. “Është për habi si VMRO – DPMNE ende nuk tregon shenja demokratizimi dhe bashkëpunimi me partitë tjera politike, por përkundrazi vazhdon të luaj me letra të nacionalizmit. Në politik është shumë me rëndësi të veprosh në kohën e duhur dhe vendin e duhur. Në Maqedonia e Veriut nuk është vendi as momenti që të ngjallet një diçka që eshtë e kaluar.…

Read More

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) njofton përdoruesit e aplikacionit “TVSH-ja ime” se është përshtatur në përputhje me ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për rimbursimin e një pjese të tatimit mbi vlerën e shtuar për personat fizik. Nga DAP thonë se të gjithë përdoruesit e “TVSH-ja ime” do të duhet të shkarkojnë versionin e ri të aplikacionit nga Playstore, Appstore dhe Huawei Appgallery. Pagesat me shumën maksimale të rritur prej 2.100 denarë për përdorues për llogaritë e skanuara fiskale në tremujorin e parë të këtij viti do të kryhen në muajin maj. Sipas DAP, aplikacioni “TVSH-ja ime” aktualisht përdoret nga…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka siguruar anëtarët e Kongresit se miliarda dollarët e destinuar dhe të miratuar për ndihmë ndaj Ukrainës janë të mjaftueshme dhe se do të duhej të zgjasin për pjesën më të madhe të vitit 2023. Kongresi miratioi një projekligj në dhjetor të vitit të kaluar, që përfshinte 45 miliardë dollarë ndihmë urgjente për Ukrainën. Blinken, duke dëshmuar më 23 mars para nënkomisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për ndarjet buxhetore, nuk tha saktësisht se kur administrata mund të kishte nevojë të kërkonte më shumë fonde, por tha se financimi i fundit “e mbulon pjesën më…

Read More

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski ka nënshkruar dje Ligjin e ri për Amnisti me ç’rast personave të dënuar për veprat penale për Transmetim të sëmundjeve ngjitëse dhe Mosrespektimi të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë u zëvendësohet dënimi me masë alternative – dënim me kusht. Një njoftim më të detajuar lidhur me Ligjin për Aministi ka bërë zëvendëskryeministri i parë. Artan Grubi në rrejtin social Facebook. Njoftimi i plotë: Me nënshkrimin e sotëm nga Presidenti i shtetit të Dekretit për Ligjin e ri për Amnisti të miratuar më 20 mars të vitit 2023 nga ana e Kuvendit, personave të dënuar për veprat…

Read More

Procesi i vetingut është shumë i rëndësishëm dhe sfidues, posaçërisht në sistemin e drejtësisë. Kështu u shpreh në “rruga drejt”, ambasadorja e SHBA-vë, Angela Ageler, sipas së cilës është shumë e rëndësishme që ky proces, nëse bëhet, të jetë tërësisht transparent dhe i drejtë, shkruan Alsat. “Vetingu mund të jetë shumë sfidues, ashtu siç e kemi parë në disa shtete të tjera ku nuk ka funksionuar mirë. Është posaçërisht sfidues në sistemin e drejtësisë për shkak të nevojës për të vlerësuar ata që janë tashmë në pozitë dhe në një sistem ku korrupsioni veçmë ekziston, është shumë e rëndësishme të…

Read More

24 vjet më parë, NATO nisi bombardimet për të ndalë brutalitetin e regjimit serb në Kosovë. Kjo ngjarje sot shënohet në Kosovë përmes disa ngjarjeve. Shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, derisa përkujtoi këtë ngjarje, nxori edhe shifrat e të civilëve të vrarë në Kosovë gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s. “Sot shënojmë 24 vjetorin e ndërhyrjes së NATO’s kundër Jugosllavisë që çoi në liri, paqe dhe shtetësi për Kosovën. Gjatë 78 ditëve të fushatës ajrore të NATO-s, policia dhe ushtria e Serbisë vranë mbi 6200 civilë shqiptarë të Kosovës, mes tyre 400 fëmijë”. Vela këtu bëri edhe një…

Read More

Ministri i Punëve të Jashtme të Brazilit Mauro Vieira tha se presidenti rus Vladimir Putin do të përballet me rrezikun e arrestimit, nëse ai hyn në vend. I pyetur nëse Putini mund të arrestohej nëse vinte në Brazil, një zyrtar qeveritar tha: “Kushdo që shkon në një vend që është anëtar i GJNP-së mund të ketë probleme, nuk kam asnjë dyshim për këtë”. Sipas ministrit, Brazili respekton vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Më 17 mars, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi ??urdhra arresti për presidentin rus, Vladimir Putin, dhe Komisioneren për të Drejtat e Fëmijëve, Maria Lvova-Belova. Ata dyshohen për krime lufte…

Read More

Avokati i Popullit Naser Ziberi tha sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 se me emërimin e kryeministrit të parë shqiptar thyhen tabutë që kjo pozitë i rezervohet vetëm një komuniteti etnik në vend. “Kjo do të thotë tejkalim i barrierave të tilla dhe krijimi i një ambienti ku cilësia, rezultatet e zgjedhjeve dhe vizioni për të ardhmen e vendit do të jenë vendimtare dhe jo përkatësia”, tha Ziberi.

Read More

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njofton se nga java e ardhshme do të ketë ulje të çmimit të miellit. “Sot u informova se nga java e ardhshme do të ketë ulje shtesë të çmimit të miellit, nga prodhuesit tanë! Shteti jonë ka kompani me përgjegjësi shoqërore!”, shkruan Bekteshi në profilin e tij në facebook.

Read More

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit në emër të deputetëve dhe në emrin e tij personal i uroi qytetarët, pjesëtarë të besimit islam ditën e parë të Ramazanit duke u dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar. Xhaferi thotë se agjërimi do të na ndihmojë të gjithëve të futemi thellë në vete, të gjejmë më të mirën në ne dhe ta përhapim dhe ndajmë me anëtarët tanë të afërm. “Më lejoni që në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin…

Read More